GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Kim Mehmeti – I dituri i moralshëm gjithmonë e mat vetveten, mendjelehti i paturpshëm peshon vetëm të tjerët!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Kim Mehmeti – I dituri i moralshëm gjithmonë e mat vetveten, mendjelehti i paturpshëm peshon vetëm të tjerët!

By
Kim MEHMETI
13/04/2023
2 Min Read
Share
SHARE

Njeriu i paarsimuar sheh qartë vetëm vetveten dhe gjërat rreth tij, gjysmë i arsimuari nuk e sheh vetëm atë që shikon por edhe hijet që i duket se ecin pranë tij, ndërsa i dituri dhe i arsimuari i mirëfilltë nuk e lodh shikimin me gjërat që ka pranë vetes, por donë t’i shikojë largësitë, jeton me bindjen se gjithmonë do mbetet vetëm një nxënës që duhet të mësojë.

Por, mes këtyre tri kategorive, ekziston edhe një grup tjetër i të ‘mençurve’, një lloj i ri i të gjithëdijshmëve që e pollën dekadat e demokracisë, e numri i të cilëve u rritë në përmasa të turpshme: ata që themeluan media që u bënë varreza ku do prehej e vërteta dhe ku do punoni mendimtarët e ‘pavarur’ dhe gazetarët e ‘lirë’ e të ‘guximshëm’, ata që si krimba do e brenin trupin e saj.

Pra lulëzoi gazetaria e ‘klikimeve’ që ‘guxon’ dhe ‘mundet’, që lirinë për të ofenduar e për t’i sharë të tjerët e çmon si diçka të shenjtë, që harron se s’të vlen gjë popullariteti e klikimet nëse nuk e ke kuptuar se sa më pakë moral, turp e ndërgjegje te njeriu, aq më pakë njeri ka në të. 

Po pra, ndryshe-ndryshe e shohin dhe e përjetojnë botën të paarsimuarit, gjysmë të arsimuarit, të paturpshmit dhe të diturit e të mençurit e mirëfilltë. Dhe për dallim nga i dituri i moralshëm që gjithmonë e mat vetveten, mendjelehti i paturpshëm i peshon vetëm të tjerët!

Por nga gjithë këta më të dëmshëm për shoqëritë tona janë të guximshmit të kohës së rrjeteve sociale, të cilët ndërtuan ‘famë’ e rritën ‘klikueshmëri’ duke keqpërdorur të sotmen kur edhe lopën që është lopë – e jo më ndonjë ‘opinionist’ – nëse çdo mbrëmje e nxjerrë në televizor, mund ta ngresh në rrafshine e vlerës kombëtare që është e aftë të vlerësojë hoxhë e prift, shkencëtar e politikan, artist e rrugaç!

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Sebastian ZONJA – Ndryshimi i narrativës në Ballkan – shovinistët që po i blejmë për pro-evropianë
Next Article Nga Kim MEHMETI – ‘Laureat i vitit’ dhe ‘Turpi i shekullit’!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?