GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Kim MEHMETI – Falënderimet e mia shkojnë për Lavrovin!?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Kim MEHMETI – Falënderimet e mia shkojnë për Lavrovin!?

By
Kim MEHMETI
06/06/2022
3 Min Read
Share
SHARE

Ka vite që jemi duke e përsëritur të vërtetën që e dinin të gjithë – se ‘Ballkani i Hapur’ është projekt ruso’serb –  përpos shqiptarëve  të dehur nga ‘shlivovica’ serbe, siç janë për shembull leninistët që e drejtojnë BDI-në dhe ‘Rilindësit’ të cilët më të sigurt ndjehen në prehrin serb. se sa në kraharorin e shqiptarisë. 

Por sot, pasi iu pengua ardhja në Beograd, ku mbase nga afër do jepte udhëzime për të nesërmen e projektit të përbashkët ruso-serb, pra sot, në çaste mllefi dhe sinqeriteti të plotë, ministri i jashtëm rusë publikisht pranoi se ‘Ballkani i  Hapur’  është ‘fëmijë’ i cili ka prindër Moskën dhe Beogradin, e rritën e të cilit e pengojnë BE-ja dhje NATO-ja.

Dhe unë përzemërsisht e falënderoj ministrin rus të punëve të jashtme për shpalosjen e kësaj të vërtete që jam duke e përsëritur me vite, sepse e di se shumicën e ‘intelektualëve’ dhe ‘mendimtarëve’ të popullit tim i dallon një virtyt i veçantë, e që e shpërfaq mendësinë e servilit që e beson vetëm atë që e thotë i huaji, qoftë ai edhe shëtitës i zagarëve të ‘mbretit’ si dhe, të mos dyshojë fare në atë që e thonë shqiptarët e pushtetshëm dhe të pasur! 

Kuptohet, edhe pas kësaj, Kryeministri i Shqipërisë do na këshillojë të shikojmë të mirat që do na i sjellë Serbia e së ardhmes, e jo të mbetemi peng i së shkuarës, kur në emër të ‘Botës Serbe’, vriteshin fëmijët shqiptarë. Pra do mundohet të na bind se shqiptarë mendjehapur e të civilizuar janë vetëm të ngjashmit si ai: ata që ndjehen mirë të ulur në prehrin e Beogradit!

Por sidoqoftë, prej moti është e qartë se ‘Rilindësit’ dhe drejtuesit BDI-së nuk i bren ndërgjegjja për asgjë, sepse dihet: brerja e ndërgjegjes së burrështetasve të papërgjegjshëm nuk buron nga turpi se kanë bërë diçka mëkatare dhe të dëmshme për popullin e vet, por nga frika se do i humbin privilegjet që ua ofron pozita e pushtetarit. Si dhe nga frika se do mund ta humbin dashurinë dhe besimin e vëlluat të madh, të atij që ua përcakton fatin politik – mbështetjen dhe adhurimin e Beogradit. 

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Enver BYTYÇI – Trekëndëshi që zbulon tradhtinë ndaj Kosovës
Next Article Ballkani i hapur, shqiptarët të shqyer. Si i ndau Vuçiç, Tiranën dhe Prishtinën

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?