GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Kim MEHMETI – Elitat maqedonase kryesisht përbëhen nga bullgarë e shqiptarë ortodoks të serbizuar!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Kim MEHMETI – Elitat maqedonase kryesisht përbëhen nga bullgarë e shqiptarë ortodoks të serbizuar!

By
Kim MEHMETI
17/08/2025
3 Min Read
Share
SHARE

Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet i paqartësive. Kështu për shembull, edhe sot e kësaj dite është e paqartë përqindja e saktë e shqiptarëve të këtushëm dhe nuk dihet nëse ata janë aq saç thonë për vetveten – diku mbi 40 për qind- apo aq saç duken si potencial politikë – edhe më pak se romët?!

Siç është e paqartë për shembull edhe nëse ata që vetveten sot e quajnë maqedonas, e që ‘certifikatën e lindjes’ e ndryshojnë sezonalisht,  janë pasardhës të sllavëve të jugut, apo nipër të Aleksandërit të madh dhe të ushtarëve të tij që e pushtuan Babilonin?!

Maqedonia e Veriut është vend ku qytetarët e etnive të ndryshme e gënjejnë njëri tjetrin, si për shembull shqiptarët, të cilët në paraqitjet publike dhe nga foltorja e parlamentit thonë se e duan këtë vend dhe maqedonasit në të, por nëpër ‘odat e burrave’ dhe nëpër këngët e kënduara me qifteli me dy tela thonë se nuk mund ta duash shtetin që çdo katër vjet të kthen atje ku ke qenë para katërdhjetë viteve dhe popullin të cilit i je i mirë vetëm si i vdekur?!

Ndërkohë ata që vetveten sot e quajnë maqedonas, publikisht dhe sa për sy e faqe thonë se duan të ndërtojnë shtet të barabartë për të gjithë që jetojnë në të, por pasi e pinë birrën e tretë dhe në biseda të mbyllura ‘intelektuale’ e thonë se s’ka ç’të duhet shteti që duhet ta ndash me shqiptarët që nuk pranojnë të mbeten atë për çka kanë nevojë maqedonasit: druvarë, barinj dhe kopshtarë?!

Maqedonia është edhe shtet i çudirave ku më e çuditshme është sjellja e politikanëve shqiptarë, të cilët ose janë idiot që nuk e kuptojnë, ose qyqarë që kanë frikë ta thonë se elitat maqedonase kryesisht janë të përbëra nga bullgarë e shqiptarë ortodoksë të serbizuar. E të cilët, për ta fshehur përkatësinë e vërtet etnike, mbulohen me një urrejtje të egër ndaj bullgarëve dhe shqiptarëve.

Duke qenë Republika e Maqedonisë Veriore atdhe i paqartësive, i gënjeshtrave dhe çudirave, ajo me asgjë nuk i ngjanë një shteti normal. Dhe si e tillë ajo mbase edhe vështirë se do mund ndonjëherë të bëhet shtet i mirëfilltë ku asnjëri nuk do këto nevojë as të vetëgënjehet, as t’i gënjejë të tjerët.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article E dashur makinë, sa më kushton? Pse e quajmë artikull luksi
Next Article 15 minuta në ditë vlejnë më shumë se tre orë ecje: studimi i habitshëm

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?