GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Kim MEHMETI – Duaje Shqipërinë edhe kur atë e drejtojnë hajdutët e ‘Rilindjes’
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Kim MEHMETI – Duaje Shqipërinë edhe kur atë e drejtojnë hajdutët e ‘Rilindjes’

By
Kim MEHMETI
19/07/2024
3 Min Read
Share
SHARE

Duaje Shqipërinë edhe atëherë kur treqind kilometrat nga Shkupi deri në Milot i kalon për tre orë, e njëzet kilometrat nga Miloti deri në Lezhë për dy orë, sepse atë e drejtojnë njerëz që nuk e kanë kuptuar se rrugët janë ‘damarët’ e tokës. Dhe se kur ato mbyllen, siç ndodhë shpesh në Shqipëri, atëherë shteti përjeton ‘infarkt’.

Vazhdo ta duash Shqipërinë edhe kur e dinë se gjysma e qeveritarëve të saj janë në burg. Dhe mos ia dëshiro zvogëlimin e numrit të pushuesve as kur e dinë se në bregdetin e saj jugorë ndërtojnë hotele e shtëpi luksoze edhe narko-mafiozët dhe hajdutët e Bashkisë së Tiranës, edhe atë jo pse duan ta zhvillojnë turizmin, por që t’i pastrojnë parat e pista dhe t’i fshehin ato që ia kanë vjedhur popullit.

Shqipërinë duhet dashur edhe më shumë sot kur ajo ka elita mjerane të pandjeshme ndaj fatit kolektiv të shqiptarëve. Pra sot  kur ‘mendimtarët” e saj të ‘pavarur’ i kalojnë pushimet në jug, ku japin nga njëqind euro për një shezllon, ngaqë Piktori ua paguan shtrenjtë heshtjen e të vërtetave si dhe, rolin e ‘vajtojcave’ të shtirura të përnatshme nëpër ekranet televizive. 

Duaje pa kushte Shqipërinë edhe kur nuk mund të pushosh në bregdetin e saj jugorë, por në Velipojë, aty ku nuk të shoqërojnë djemtë me makina të shtrenjta që ua kanë blerë baballarët hajdutë, e as bukuroshet që në trup kanë më shumë silikon e botoksë se sa muskuj.

Pra Shqipëria duhet dashur gjithmonë, edhe kur pushon mes gjyshërve ‘skamnorë’ që asaj ia kanë dhuruar rininë, e që tani kujdesen për nipërit e mbesat e tyre si dhe, mes djemve e vajzave që i mbajnë për dore prindërit e tyre pleq, e të cilët nuk i freskon gjithaq uji i detit, sa kujdesi dhe dashuria e pasardhësve të tyre.

Duaje dhe ndihmoje edhe më shumë Shqipërinë e sotme, këtë që e drejtojnë hajdutët e ‘Rilindjes”, e të cilët ndaj saj sillen si piratët ndaj anijes që u ka rënë në duar: pasi ta plaçkitin, të duan edhe ta fundosin. Që kurrë as ata vetë të mos e marrin vesh se cili prej tyre çka dhe sa ka vjedhur prej saj.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Rama duhet të na tregojë ndonjë provë të ‘komplotit kundër turizmit’
Next Article Nga Dardan MITROVICA – Biden tërhiqet dhe mbështet Kamala Harris: Partia Demokratike zhytet në pasiguri

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?