GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Kim MEHMETI – Ç’të duhet buka që të helmon, buka e atij që jo vetëm të ka vrarë, por të ka lënë edhe pa varr!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Kim MEHMETI – Ç’të duhet buka që të helmon, buka e atij që jo vetëm të ka vrarë, por të ka lënë edhe pa varr!

By
Kim MEHMETI
16/03/2022
3 Min Read
Share
SHARE

Në këtë Ballkan shumëçka ka ndryshuar, por ka mbetur i përhershëm projekti shekullor për ta bashkuar “Botën Serbe” e për ta përçarë atë shqiptare.

Dhe ne shqiptarët thuajse gjithmonë nuk ia kemi dalë t’i dallojmë projektet që kanë pasur për qëllim bashkëpunimin mes popujve fqinjë, nga lojnat e Beogradit për ta dominuar shqiptarinë.

Pra edhe sot, pas shumë orvatjeve të dështuara, ne mbetëm peng i idesë serbe që shqiptaria ta ketë kryeqendër Beogradin dhe bota shqiptare të bashkohet brenda asaj serbe.

Në të vërtet, projekti të gjithë serbet në një shtet, së fundmi u realizuar në ish-federatën Jugosllave. Njësoj siç u realizua edhe projekti të gjithë rusët në një shtet, nëpërmjet ish-Bashkimit Sovjetik. Ndaj sot e kësaj dite, përderisa Putini “e ‘vajton” dhe bën luftë për ta ringjallur federatën ruse, Vuçiçi bënë çmos për ta ndërtuar “Serbosllavinë” e vet.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Dhe shikuar realisht, më vështirë e ka Putini ta ringjallë një Bashkim Sovjetik “të vogël” se sa Vuçiçi ta ndërtojë një “Serbi të madhe”. Edhe atë, për shkakun se Putinin e kundërshton e tërë bota, e Serbinë e përkrah Piktori. Me çka doli puna se humbjen e Kosovës, ai do e “kompensojë” me Shqipërinë e Piktorit si dhe u pa se shqiptaria u çlirua nga Serbia, por jo edhe nga shqiptarët e vet që mendojnë serbisht.

Dhe duke qenë ende nën robërinë e mendësisë se nuk vlejmë gjë pa Beogradin, na ndodh që Piktori të lëvdohet se Beogradi do e ushqejë Shqipërinë, por duke u shtirë se nuk e vëren se Serbia e bllokon Kosovën nga të gjitha anët, duke dashur që ajo të vdesë urie.

Po pra, në këtë Ballkan janë ndërruar sisteme shoqërore, e janë ngritur e rrënuar shtete, por Beogradi kurrë nuk hoqi dorë nga ambiciet që të ketë pakë det të Shqipërisë dhe shumë toka shqiptare.

Dhe kurrë nuk ka mundur atë ta pretendojë kaq hapur sa sot, sa tani kur Kryeministri i Shqipërisë i ka shpallur mendjelehtë të gjithë ata që e pyesin: pse bëhesh i varur nga gruri serb, nga buka që të helmon, nga buka e atij, i cili jo vetëm se të ka vrarë, por edhe të ka lënë pa varr?

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Të gjithë njerëzit e Vladimirit: kush komandon vërtetë në Rusi
Next Article Kënga e Elsës dhe Rilindja e histerizmit të keqardhjes
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?