GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Kastriot DERVISHI – Atentati i 3 shkurtit 1944 para hotel ‘Dajtit’
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Dossier

Nga Kastriot DERVISHI – Atentati i 3 shkurtit 1944 para hotel ‘Dajtit’

By
Kastriot DERVISHI
31/10/2023
3 Min Read
Share
SHARE

Kadri Cakrani e tregon në mënyrën e mëposhtme atentatin komunist të datës 3 shkurt 1944 para hotel “Dajtit”. Të njëjtën ditë u vra edhe nipi i Xhafer Devës. Në të dy atentatet, komunistët nuk i shquan objektivat e tyre, Xhafer deva dhe Kadri Cakrani, por qëlluan ndaj njerëzve të tjerë.

Nipi i Xhaferit arriti t’i mbijetojë plagëve, por komunistëve e dënuan një vit më pas me gjyq dhe e ekzekutuan. Ja pjesa e atentatit para hotelit, ku objekt ishte Kadriu:

“E kisha pirë kafenë për gjysmë kur dëgjova disa të shtëna e krisma dhe një breshëri plumbash, jo shumë larg. Nxora Walterin dhe shkallëve dola jashtë. Te dera e jashtme e oborrit po vazhdonin të qëllonin dhe unë ashtu përkulur pashë se kishin sulmuar makinën time. Me siguri kishin kujtuar se isha unë kur po dilte. Pashë në krahun e djathtë të makinës tim nip, Isa Xhindolen, i cili ndërroi pozicion dhe po qëllonte me pistoletë. Dy xhandarë që patrullonin aty afër, po ashtu.

Nxitova, si do që qëllonin dhe u afrova tek makina, po nga dera e hapur shoferi im, i goditur nga afër, ishte vrarë mbi timon. Isa Xhindole duroi deri sa shkova dhe ra në tokë i gjakosur dhe pa ndjenja. Kishin kujtuar se më kishin goditur mua, pasi makinën e njihnin dhe kishin qëlluar shoferin nga drejtime të ndryshme një herësh. Por shkëmbimi i zjarrit kish bërë që ordinanca të kish vrarë në vend njërin, një djalë të ri që ishte jo shumë larg.

Lexo më shumë

“Nata e Shën Bartolomeut” në Tiranë
Hitleri duhet të vdesë
Nga Kastriot DERVISHI – Si u vendos fashizmi në Shqipëri
Konferenca e Bujanit: 80 vjet më parë, kur kërkohej bashkimi i Kosovës me Shqipërinë
Tuneli i arratisjes pranë Bllokut 1954/Si u vranë me tortura 4 të dënuarit me vdekje

Tjetrin që mbështeste me zjarr shokun e tij, ai që goditi nga afër, ish qëlluar nga shoferi. Të gjithë kishin ikur me vrap dhe dy xhandarë që patrullonin aty afër, filluan të shtinin dhe atentatorët nuk ikën dot si e kishin bërë planin. Mbase nuk ishin nga Tirana dhe mund t’i mbështesnin gueriljet nëpër rrugët e qytetit. Sulmi ishte i shkurtër dhe që nga makina me të vrarin qëllova dhe unë një karikator pistolete në atë drejtim. Këto më shumë për zjarr, se po ngrija në atë moment nipin tim të plagosur.

Shpërtheu befas dhe një bombë që më bëri të ulesha, pasi mund të dukej ndonjë atentator pas tymit. Ata do të më njihnin me një herë nga që isha i gjatë, prandaj kur pushuan të shtënat dhe u shpërnda tymi, pashë që xhandarët shkuan të parët. Ishin 4 vetë, po unë nxitova për në spital me nipin e plagosur”.

Kastriot DERVISHI – Aranit Çela, nga balil i fashizmit në kryexhelat komunist
Jul Bonati, si u masakrua nga regjimi komunist në spitalin psikiatrik kleriku dhe studiuesi i njohur
Rezistenca antikomuniste/ Si u torturua Riza Dani dhe grupi i tij: “Në çorape gjenim thonj të shkulur”
Nga Luan MYFTIU – Puna e detyruar në Spaç
Nga Kastriot Dervishi – Gjyqi ndaj Ibrahim Çelos në Selanik, për vrasjen e Hasan Prishtinës
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Kanada, ‘Stop’ aplikacionit kinez WeChat nga pajisjet qeveritare
Next Article Instagram dhe Facebook, brenda muajit me pagesë
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin

03/10/2025
3 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?