GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Ilir HOXHA – Kriza afganëve: Dallimi mes Pashallëkut të Ramës dhe Republikës së Kosovës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Ilir HOXHA – Kriza afganëve: Dallimi mes Pashallëkut të Ramës dhe Republikës së Kosovës

By
Ilir HOXHA
22/08/2021
3 Min Read
Share
SHARE

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken falenderoi Edi Ramën për gadishmërine e treguar në strehimin e afganëve në Shqipëri. Në biseden e zbardhur nga DASH dhe Ambasada e SHBA në Tiranë, u tregua kujdes i veçantë që të falenderohej Rama për “OFERTËN” që u kishte bërë SHBA-ve për strehimin e afganëve në nevojë.

Deri këtu gjithçka duket në rregull.

Pak dite më parë, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani deklaroi publikisht se më 16 korrik kishte pritur ambasadorin amerikan në Prishtinë Philip Kosnett i cili në emër të Presidentit Biden i kishte kërkuar autoriteteve shtetërore të Kosovës që të strehonin përkohësisht afganët që kishin bashkëpunuar me trupat amerikane.

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti në mënyrë të thjeshtë e të qarte konfirmuan KËRKESËN e bërë nga pala amerikane dhe saktësuan se bisedimet u mbajtën sekrete për shkaqe sigurie.

Logjika ta thotë që një procedure e tillë është ndjekur edhe në rastin e Shqipërisë apo Maqedonisë së Veriut. Pra  Ambasadorja amerikane, në emër të qeverisë së saj duhet t’i ketë kërkuar Kryeministrit Rama strehimin e afganëve.

(Presidenti Meta, për shkaqe të njohura, nuk besoj të ketë patur dijeni për këto bisedime).

Por megallomania e Edi Ramës nuk njeh kufij.

Ai duhej të shfaqej para botës si lideri që u paraprin zhvillimeve të mëdha, katastrofave biblike dhe që merr përsipër atë që shtetet e pasura nuk e bëjnë dot.

Pasi deklaroi se ishte i pari nga udhëheqësit e NATO-s që e kishte ngritur çështjen e strehimit të afganëve në samitin e fundit të Aleancës, Kryeministri në intervistat e përditshme për mediat euro-amerikane filloi të luajë kartën se ishte ai që u ishte vetofruar amerikanëve për marrjen në Shqipëri të afganëve.

Në fillim tha disa qindra, pastaj tha 1000, pastaj edhe këta ju duken pak dhe tha 2000 e ditën e djeshme shkoi në 30 mijë. Kuptohet që opinioni i zëshem dhe i heshur i shqiptarëve është i qartë: Rama bëri pa e vënë në diskutim atë që SHBA i kërkoi. Fundja kështu do vepronte çdo qeveri shqiptare. Pra nuk ka vend për heroizëm dhe protagonizëm idiot. Për këtë motiv duket se makineria lobuese që punon për Edi Ramën ka hyrë sërish në lojë. E gjitha që benjamini i tyre në Tirane të shfaqej si hero para shqiptarëve dhe botës.

Në fund të fundit e vërteta është që SHBA i tha Shqipërisë “streho afganët” dhe DASH falenderoi Ramën për OFERTËN “e papritur”.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Edi PALOKA – Hipokrit, arrogant dhe injorant!
Next Article Nga Enton PALUSHI – Një lutje: Mos bini në kurthin e racizmit që ka ngritur Edi Rama

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?