Ende në zemrat tona… por jo nëpër ekrane!
Disa aktorë, që ishin yje të padiskutueshëm të kinemasë dhe televizionit midis fundit të viteve ’90 dhe fillim të viteve 2000, kanë parë një rënie në karrierën e tyre, duke u tërhequr gradualisht nga skena publike. Edhe pse nuk i kanë përsëritur më sukseset e kaluara, publiku vazhdon të ketë simpati dhe dashuri të thellë për këta artistë.

Devon Sawa
Devon Sawa ka luajtur në “The Brave” (1999) dhe në dy episodet e para të “Final Destination” (2000 dhe 2003). Më herët akoma, më 1995, me 30 sekondat e tij në ekran si fantazma e vërtetë Casper i patën dhënë një shikueshmëri të konsiderueshme, por në funf, aktori përfundimisht u zhduk nga skena. Në të vërtetë ka vazhduar të punojë, është shumë aktiv në rrjetet sociale dhe është një baba i shkëlqyer, por nuk është ai ylli që dukej se do të bëhej.

Adrian Grenier
Vincent Chase i tij ishte protagonisti i serialit të mirënjohur “Entourage” (2004-2011), një rol perfekt për të rënë në sy dhe për të bërë hapin përfundimtar drejt Olimpit të Hollivudit, por karriera e tij nuk u ngrit kurrë në fluturim.

Josh Holloway
Nëse do të duhej të vinim bast mbi një nga yjet e “Lost”, 90% e votave do të kishin shkuar për alter egon e Sawyer. Sidoqoftë, edhe pse nuk ka rreshtur së punuari, rëndësia e tij ka qenë minimale që nga fundi i serialit.

Tom Welling
Edhe pse ishte një zgjedhje e tij, është një mëkat që Tom Welling nuk u bë ylli global që prisnim të gjithë pas “Smallville”. Ishte i pashëm, simpatik dhe karizmatik, por preferoi jetën e qetë në fermën e tij, duke luajtur herë pas here role të vogla. Në jetë me siguri ka fituar.

Hayden Christensen
Kush do ta kishte menduar se interpretimi i Anakin Skywalker do t’i shkatërronte karrierën? Me kalimin e viteve, fansat i kanë shfaqur një dashuri që e ka përlotur në disa raste, por asgjë në krahasim me sa duhet të ketë qarë pas kritikave që mori për rolin e tij në sagën e “Star Wars”. Tani e adhurojnë.

Jesse Metcalfe
Të ishte i dashuri i ri i Eva Longorias në “Desperate Housewives” e lançoi drejt famës, por aktori nuk ta mbante. Sidoqoftë, zhdukja e tij nga skena, ishte relative, duke qenë se në dhjetë vitet e fundit ka bërë goxha para me filma për TV.

Chad Michael Murray
Chad Michael Murray u bë i famshëm duke interpretuar Lucas Scott në “One Tree Hill” (2003-2012). Pas kësaj… beh, vazhdoi të punojë duke bërë kryesisht filma televizivë, por a mund të thotë dikush se cilët?

Jonathan Bennett
U shfaq për pak minuta në “Mean Girls” dhe menjëherë u bë një idhull i adoleshentëve me të përjetshmin e tij Aaron Samuels, por karriera e tij nuk hovi kurrë dhe ra në harresë.

Matthew Lillard
Aktori ka patur një protagonizëm të papritur në kapitullin e parë të sagës “Scream” dhe ka më shumë se 160 tituj në meritë, por përveç filmave të “Scooby-Doo” në të cilët luajti mitikun Shaggy, a mund të kujtoni edhe tre projekte të tjera në të cilat është shfaqur?

Michael Vartan
Ishte plotësuesi i përsosur i Jennifer Garner në serialin “Alias” (2001-2006) dhe i kishte të gjitha letrat në rregull për t’u bërë një yll, të paktën aq sa ajo. Por nuk ndodhi dhe aura e tij përfundoi në harresën e Hollivudit.

Seann William Scott
Rreziku për të qenë i lidhur me një personazh si Steve Stifler, më i paedukati i sagës së “American Pie”, është se Hollywoodi nuk do të merr seriozisht. Dhe është pikërisht kjo që ndodhi me Seann William Scott. Dhe është një mëkat sepse është aktor i madh, por duket e vështirë që mund të lërë pas krahëve personazhin që e bëri të famshëm.

Taylor Lautner
Çfarë të thuash për Taylor Lautner?
Kaloi nga ai ujku më i dëshiruar në botë me filmin “Twilight” në një nga ata aktorë, të cilëve nuk iu kujton dot as emrin.

Jason Biggs
Ekzaktësisht si Steve Stifler, edhe personazhi i tij në “American Pie” peshoi shumë në karrierën e tij. Gjëja më e keqe, në rastin e tij, është se shumë njerëz nuk ia dinë as emrin e tij të vërtetë (Jason Biggs), e as atë që kishte në sagën adoleshenciale (Jim Levenstein). Sigurisht, të gjithë e njohin si djalin që i “pëshpëriste” tortave me mollë.

RJ Mitte
RJ Mitte, ashtu si Walter White Jr. në “Breaking Bad”, është pushtuar nga një paralizë cerebrale e lehtë dhe suksesi i tij në Hollywood do t’ia kishte shfaqur botës si një shembull të kapërcimit të vështirësive, duke e shndërruar në një ikonë. Por fatkeqësisht, aktori nuk ka pasur fat në përzgjedhjen e projekteve të tij.

Simon Baker
Patrick Jane i tij, protagonist i “The Mentalist” (2008-2015) ka hyrë në historinë e televizionit. Simon Baker ka thyer rekorde vlerësimesh dhe zemrash në të njëjtën masë, por asnjë nga personazhet e tjerë që ai ka luajtur nuk ka pasur ndikimin e mentalistit të tij.

Kellan Lutz
I kishte të gjitha letrat në rregull për t’u bërë një yll i vërtetë, veçanërisht pasi interpretoi Emmett Cullen, vampirin më muskuloz të sagës “Twilight”, por Hollywoodi ndonjëherë përpiqet të bëjë yll atë që nuk i ka elementët e duhur për të qenë. Çfarë i mungonte Kellan Lutz? Kush e di, por nuk ia doli dot.

Cam Gigandet
Të thuash që Cam Gigandet është zhdukur nga skena është ndoshta një ekzagjerim,
por aktori dukej se kishte gjithçka që i mungonte Kellan Lutz për t’ia dalë mbanë. Mirëpo, nuk ishte ky rasti.

Wentworth Miller
Kur filloi “Prison Break” (2005-2017), fama e Wentworth Miller ishte e tillë që ai mund të kishte fituar zgjedhjet në çdo vend të botës. Michael Scofield i tij ishte një personazh i mrekullueshëm që ia ngriti stekën aq lart sa ishte e pamundur për të që ta prekte sërish. Po, ka qenë Captain Cold në “The Flash”, por praktikisht është zhdukur, pak a shumë.

Jaye Davidson
Ka qenë protagonisti ikonë i ‘The Crying Game’, pastaj impresionoi me Ra në Stargate… dhe pastaj e mbylli me Hollywoodin. Sapo mbaroi xhirimet e ‘Stargate’ (1994), u zhvesh në sheshxhirim dhe i tha lamtumirë Hollywoodit përgjithmonë.