GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga  Gjergj  ULPIANA – Kur diplomacia mbron interesat kombëtare dhe vlerat humane
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Analize

Nga  Gjergj  ULPIANA – Kur diplomacia mbron interesat kombëtare dhe vlerat humane

By
GazetaTjeter
08/02/2022
7 Min Read
Share
SHARE

Afirmimi i parametrave politiko-profesionale, mbrojtja e interesave kombëtare dhe e vlerave humaniste të qytetërimit perëndimor nëpërmjet qëndrimeve dinjitoze e të pathyeshme përballë partnerëve apo armiqve historikë, është arritje për diplomatët perëndimorë kur takohen me ujqër të diplomacisë dhe përfaqësues tejet të lartë të Rusisë, sikurse është edhe kryediplomati i Putinit, Sergej Lavrovi.

Ky profesionist i shkëlqyer dhe njëri ndër diplomatët më të shquar të planetit, shfrytëzon si avantazh në bisedimet dhe qëndrimet diplomatike instrumentet e forcës, të informacionit dhe të dizinformacionit, me të cilët e pajis atë si kryediplomat një shtet që shantazhin e ka mjet parësor ndërkomunikimi diplomatik, sikurse është Rusia.

Ndaj dhe pikërisht për këto arsye, mediat gjermane e përgëzuan ministreshën e Jashtme të Gjermanisë për “mos-dridhjen e qerpikëve” para Lavrovit të Rusisë. Dhe ky parashtrim ka lidhje me faktin se gjatë takimit të Ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, me homologun e saj rus Sergei Lavrov, i cili ka 17 vite në detyrë – janë vërejtur pakënaqësi dypalëshe.

***

Para dhe pas një takimi dy orësh, i cili u zhvillua para afro 2 javësh me dyer të mbyllura në zyrën e Lavrovit në Moskë, u vërejt haptazi një mungesë e dukshme edhe e buzëqeshjes së sjellshme, ndërsa kontakti me sy ishte minimal.

Pamjet e minutave të hapjes së takimit i treguan të dy kryediplomatët përballë njëri-tjetrit me fytyra të ngurtësuara.

Rieke Havertz, një analiste politike në gazetën gjermane “Die Zeit”, nga kronika e emetuar dhe nga këto pamje arriti në përfundimin se kryediplomatja Baerbock kishte lëvizur mirë në këtë “kërcim” të saj të parë në skenën e diplomacisë ndërkombëtare.

“Ky takim me Lavrovin në Moskë ishte testi i saj i parë i madh i karakterit”, shkruan ndër të tjera gazeta “Die Zeit”.

Edhe gazeta “Bild”, aspak e njohur si mbështetëse e zonjës Baerbock, e quajti vizitën e saj “një debutim të suksesshëm në shpellën e ariut”, duke e lavdëruar kryediplomaten e Berlinit për “qëndrimin si bambu” dhe “që nuk i la qerpikët të dridhen”.

Madje në editorialin e kësaj gazete lidhur me këtë takim shkruhet me krenari se “Zonja Baerbock ka fituar respektin tonë”.

Gjithashtu edhe gazeta “Der Spiegel” e quajti takimin e saj me homologun rus Sergei Lavrov, si “një hap të vështirë”.

***

Të heshtur tani për tani janë kritikët konservatorë gjermanë, të cilët më parë e kanë vënë në dyshim nëse, si nënë e dy fëmijëve të vegjël, zonja Baerbock ishte diplomatja e duhur për këtë detyrë. Dhe meqenëse kryetema e takimit midis zonjës Baerbock dhe zotëri Lavrovit ishin zhvillimet më të fundit rreth acarimit të marrëdhënieve, kërcënimit të Moskës për pushtimin e Kievit dhe mundësia e shpërthimit të një konflikti ushtarak të përgjakshëm – pyetjet që qëndronin pezull para takimit, ishin: “A mundet të parandalojë zonja Baerbock një luftë…?”. Pyetje e cila qëndronte krahas një shqetësimi tjetër të brendshëm, që përmblidhet gjithashtu në pyetjen “A është zonja Baerbock në gjendje të sigurojë që Rusia të mos i kufizojë furnizimet me gaz të Gjermanisë?”.

Pikëpamja ruse për zonjën Baerbock, si një “diplomate e papërvojë dhe kokëfortë në rolin e saj të ri, u bë e qartë muajin e kaluar pas emërimit të saj”, shkruan gazeta britanike “The Guardian”.

“Ajo është vendosur në një kurs konfrontimi me Rusinë, duke u sjellë sikur të ishte përfaqësuese e lartë e Kongresit të SHBA-ve, dhe jo një politikane e ardhur nga Bundestagu”, deklaroi transmetuesi shtetëror i Rusisë, “Rossiya 1”.

Një ekspert nga Akademia Ruse e Shkencave vlerësoi se zonja Baerbock është absolutisht e papërshtatshme për këtë rol, teksa ndër të tjera deklaroi: “Ajo nuk është diplomate. Ajo nuk e kupton politikën e Jashtme dhe ka një qëndrim negativ ndaj Rusisë”.

***

Vërtet që zonja Baerbock është e re në këtë punë: në moshën 41-vjeçare ajo i përket një brezi të ri politikanësh gjermanë dhe është gjithashtu ministresha e parë e Jashtme e Gjermanisë. Ajo madje e kishte deklaruar prej kohësh dëshirën e saj për të drejtuar një dikaster të rëndësishëm në rrugën e vështirë drejt dhe përkundër asaj që në mënyrë të pagabueshme perceptohet, në Berlin dhe gjetkë, si “armiqësia ruse”.

“Është e vështirë të mos e shohësh këtë si një kërcënim”, – u shpreh zonja Baerbock për praninë e 125 mijë ushtarëve rusë të vendosur afër kufirit të Ukrainës.

***

Një luftë fjalësh midis zonjës Baerbock dhe zotëri Lavrevit kishte filluar para takimit, teksa kryediplomatja gjermane, në një deklaratë të dhënë para vizitës së saj e përshkroi qartë dhe prerë pozicionin e Gjermanisë, çka e detyroi Lavrovin të kundërpërgjigjej me një ligjëratë pesë herë më të gjatë.

Ai pakashumë kumtoi se qeveria ruse ishte e zhgënjyer për gjendjen e marrëdhënieve ruso-gjermane, duke akuzuar Gjermaninë për: pjesëmarrje në praninë e NATO-s në Evropën Lindore; për dëbimin e diplomatëve rusë mbi baza të rreme në lidhje me rastin e aktivistit të helmuar rus të opozitës, Alexei Navalny; si dhe për kufizimin e shtypit, duke ushtruar presion mbi gazetarët rusë që punojnë në Gjermani. Me ç’rast, “Rusia rezervoi të drejtën për t’u hakmarrë kundër gazetarëve gjermanë”, – deklaroi Lavrovi.

Kryediplomatja Baerbock iu referua rastit të Navalny-t të burgosur tashmë prej një viti, si “shpërbërja e fundit e të drejtave të njeriut në Rusi”. Ajo poashtu foli për çështjen dypalëshe më me rëndësi: tubacionin e gazit “Nord Stream 2”.

Kundërshtimi i saj për këtë tubacion është tejet i gjatë në kohë dhe në rreshta – për shkak jo vetëm të kredencialeve të saj të njohura si aktiviste politike “e gjelbër”, por edhe për shkak të shqetësimit se ky gazsjellës mund ta bëjë Berlinin të varur nga Moska. Ndaj jo rastësisht zonja Baerbock deklaroi se “ky projekt ende ka mundësi të ndalet”, teksa edhe shtoi fjalinë që shëmbëlleu si dush i ftohtë për Gazprom-in dhe Kremlinin, “Nëse energjia do të përdoret si armë, kjo do të kishte pasoja të përshtatshme dhe reciproke në lidhje me këtë tubacion”.

Nga Diplomatic Correspondent – A po rrëshqet Shqipëria në një sistem njëpartiak?
Nga Sulejman GJANA – Tani e ka radhën konservatorizmi
Asgjë e re nga fronti i Serbisë
Serbia si zgjatim i Rusisë në zemër të Europës
Nga Sulejman GJANA – Lëvizja Studentore si shans i bjerrun me paracaktim
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Erl KODRA – Fundi i një epoke
Next Article Të shemb shtëpinë, të rreh dhe s’të le as të qash
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Futboll

Lamtumirë Diogo Jota: futbolli ndalet, jeta na kërkon të reflektojmë

GazetaTjeter
03/07/2025
3 Min Read
Nga Armand SHKULLAKU – Tymi i Elbasanit, si simbol i grykësisë dhe paturpsisë
Aeroporte që thyejnë rekorde: nga më i trafikuari te më i vjetri, nga më i madhi te më i larti
Iran, misteri i rrezatimeve pas sulmit
Martirë dhe luftëtarë, luanë dhe gjarpërinj: lufta e shenjtë mediatike e Izraelit dhe e Iranit
Nga Lutfi DERVISHI – Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’
Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?