GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Fatos KOLA – Çelësat kopilë të Perandorisë së Kuqe
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Speciale

Nga Fatos KOLA – Çelësat kopilë të Perandorisë së Kuqe

By
Fatos KOLA
28/01/2025
12 Min Read
Share
SHARE

Të nderuar miq! Që nga dita e sotme do t’u njoh me një studim vetjak të një dekade më parë, ku kam marrë në shqyrtim Krizën Rrënuese të Socrealizmit si doktrinë teoriko – ideologjike e “artit” që mori tatëpjetën deri në theqafje bashkë me pushtetin politik që e polli dhe e promovoi për t’i shndërruar artistët në shërbëtorë të diktaturës.

Të nderuar miq! Që nga dita e sotme do t’u njoh me një studim vetjak të një dekade më parë, ku kam marrë në shqyrtim Krizën Rrënuese të Socrealizmit si doktrinë teoriko – ideologjike e “artit” që mori tatëpjetën deri në theqafje bashkë me pushtetin politik që e polli dhe e promovoi për t’i shndërruar artistët në shërbëtorë të diktaturës. Studimi, i cili është pjesë e librit tim që ndodhet në proces botimi, synon të risjellë në evidencë dështimin e sharlatanëve socrealistë, të cilët ruajtën të njejtën emërtesë dhe radhitje “korifejsh” në listat e katovicarëve të pushteteve politike të tranzicionit. Shërbëtorë këta të partisë, të cilët Ramiz Alia dhe Gramoz Ruçi i rimorën nga llogoret e sistemit dështak dhe, motamo si prestigjatorë virtuozë, i nxorën nga mëngët, u dhanë titujt akademikë si profesorë, dhe ua rishfaqën shqiptarëve sërish si “eminentë të akademizmit dhe artit pamor”. “Korifej” që dje “shkëlqenin në socrealizëm” (të cilin e shndërruan në modën e vetme të krijimit), ndërsa sot “shkëlqejnë” në postmodernizëm dhe në të gjitha izmat ku partia – mëmë i shpërndau si patronazhistë – lëvrues dhe zotërues të rrymave të artit pamor të shekujve XX dhe XXI.

***

Skema e patronazhimit të arteve pamore nëpërmjet uzurpimit të shkollave dhe institucioneve të artit me patronazhistë, u ideua dhe u projektuara nga i plotfuqishmi i PS, Gramoz Ruçi, qysh në vitin 1997. Kjo skemë duhej institucionalizuar dhe legjitimuar me ligje dhe akte nënligjore e administrative, me anë të të cilave patronazhistët kryesorë të artit, pedaguakët injorantë të Arteve pamore në Akademinë e Arteve (kësisoj i quante Kristaq Rama dhe më pas i quante e i tallte publikisht edhe i biri) duheshin veshur me titujt akademikë të munguar. Për këtë qëllim, në vitin 1998 Ruçi miratoi ligjin sipas të cilit titujt “Profesor” dhe “Profesor i Asociuar” do të jepeshin jo bazuar në kontribute të mirëfillta akademike sikurse tekstet dhe leksionet autoriale si në të gjitha akademitë e botës, por duke u bazuar vetëm mbi vjetërsinë si mësimdhënës (përkatësisht 14 vjet punë për “profesorët” dhe 10 vjet punë për “profesorët e asociuar)”. Kësisoj pedaguakët patronazhistë morën tituj edhe pa libra e leksione, gjithmonë duke deklaruar se “në asnjë akademi arti në botë nuk ka libra e leksione, pasi ne jemi shkollë praktike!!!”. Sa më sipër, me një aritmetikë të thjeshtë, rezulton se skema e Ruçit shpërblente me tituj akademikë vetëm ata që në kohën e Qoftëlargut kishin kryer patronazhime ndaj shokëve dhe për këto merita ishin emëruar pedaguakë. Për këto të vërteta tragjike mjaftojnë si fakte vetëdeklarimet publike të “korifejve” të Socrealizmit Agim Zajmi e Thanas Papa, që dëshmuan se çdo javë kishin për detyrë të raportonin patronazhimet e shokëve në ambasadën shqiptare në Moskë. Madje në kulmin e sinqeritetit, Thanas Papa deklaroi publikisht se të gjithë studentët që shkonin për studime jashtë shtetit, më parë kontaktonin individualisht me shokun Kadri në Ministrinë e Brendshme dhe se në këtë kontakt Kadriu u kërkonte atyre që gjatë gjithë periudhës së studimeve të ishin “syri dhe veshi i Partisë” dhe t’i raportonin shokët në çdo fundjavë, me emër dhe me bëma, për gjithçka që e konsideronin gabim, faj, ose tradhti. . . Megjithatë duhet pranuar ndershmërisht se patronazhimin nuk e kanë shpikur Rama dhe Ruçi, ata thjesht e rilindën, e risollën në mes nesh dhe më pas e instaluan në detaje dhe e institucionalizuan.

Lexo më shumë

Nga fitorja historike, në një natë zie. Si u vra Gramoz Palushi nga tifozët grekë vetëm se ishte shqiptar
115 vjet nga lindja e Nënë Terezës – Shqiptarja që u bë nënë e njerëzimit
Qafë-Valmiri, 17 gusht 1949 – Dita kur Mirdita u gjunjëzua me gjak
Nga Dardan MITROVICA – Havzi Nela, zëri i lirisë që nuk heshti kurrë
Nga Fatos KOLA – Përdorimi i Mitit nga socrealistët

***

“Fatos Kola që na deklaron se gjoja Sistemi i Bolonjës në të cilin ne duhet të atashojmë arsimin universitar na kërkon të përgatisim leksione teorike…, thjesht gënjen. Unë që kam mbaruar akademinë e arteve në Bolonjë dëshmoj publikisht se në atë shkollë profesorët nuk jepnin leksione, pasi ajo ishte shkollë praktike…”, – pohonte plot bujë “bolonjezi” Vladimir Llakaj. Dhe teksa unë shqyhesha gazit prej këtyre deklarimeve marroqe, kryepatronazhisti dhe njëkohësisht “kryetari i Këshillit artistiko – shkencor të fakultetit të Arteve të Bukura”, Gazmend Leka, në kundërvënje ndaj meje sajoi ndoca “leksione” me bolla e zhapikë mitologjikë, me pemë me rrënjët lart dhe me kurorët poshtë, e ku si mrekulli e akademizmit mbi artin pamor mbizotëronte numerologjia – më në fund gjeti një televizion periferik dhe ligjëronte… Dhe fliste e fliste plot pathos për numrin “shtatë” dhe mrekullitë e tij, por kurrë nuk tha qoftë edhe një fjalë të vetme për Teorinë e Ngjyrës në arte, për çka pretendonte se lektronte si mësimdhënës qysh në vitin e pare të Akademisë.

***

Pikërisht për të ligjëruar “Rama – reformën në Universitetin e Arteve dhe Arsimin e Lartë”, në Ligjin respektiv për to, kryepatronazhist – sundimtari i shqiptarëve zhduku nocionet “lektor”, “leksion” dhe “lektrim”, duke ua hequr patronazhistë – “profesorëve” dhe “pedaguakëve” të arteve pamore barrën për të përgatitur dhe dhënë leksione. Ndaj sot për artet pamore kemi “shkollë pa shkollë” në të gjitha nivelet, dhe të gjithë mësimdhënësit e arteve pamore thjesht llafosin për artin me nxënësit dhe studentët. Edhe Leonardo e Mikelanxhelo në studio – atelietë e tyre u jepnin çirakëve dije të thella e të sistemuara për artet, që i formësonin ata mjeshtërisht, çka ndikoi edhe në kulmimin me kryeveprat që kryemjeshtrat realizuan dhe që njerëzimi trashëgoi. Sot qysh nga mjeshtrat e mëdhenj të Lashtësisë, Mesjetës dhe Epokës moderne janë botuar leksione e traktate për vizatimin, kompozimin, ngjyrat, format, etj. . (Nëse ndokush prej profesorë – pedaguakëve patronazhistë ka ndërmend të më kundërshtojë publikisht, si dikur pas shpine, jam gati që ta përball para kamerave dhe t’ia dëshmoj këto që pohova, krahas injorancës teoriko – profesionale për të cilën i akuzoj, pa dallim”.

***

Para disa vitesh Edi Rama u tërbua dhe bubulloi para kamerave me ton të lartë kërcënues kur mësoi se pas shpinës së tij këta pedaguakë me pupla akademizmi e tepruan teksa Akademinë e Arteve e shndërruan në Universitet të Arteve. Në tërbim e sipër ai deklaroi: “Ç’është kjo punë kështu, kush e ka miratuar këtë marrëzi që Akademinë e Arteve ta bëj Universitet pa dijeninë time që e njoh këtë punë më mirë se të gjithë??!! Natyrisht që Rama e kuptoi fluturimthi se me këtë ndryshim statusi, Universiteti i Arteve, shndërrohej në një institucion që ligjërisht fitonte me grabitje atribute zyrtare të pamerituara e të pamiratuara, me synimin që përveç diplomave dhe lëndëve e notave fiktive të sajonte e shpërndante tituj akademikë dhe grada shkencore edhe për familjarë – patronazhistët e rinj që punësuan me skema nepotike, apo t’ua shisnin sa frëngu pulën atyre që kanë para dhe ambicje akademike. Sot mendoj se Rama që s’ka tituj e grada reagoi ashpër ndaj servilë – kolegëve (që dikur i tallte paq e që tash iu shpërfaqën si “profesorat i arteve”), padyshim kujtoi kohën kur vetëm Kristaqi mbante titullin akademik “Docent”. Ndaj dhe pandeha se sundimtari ynë do të bënte gjëmën për këtë pafytyrësi të padëgjuar, teksa viktimat e preferuara të humorit të tij poshtërues e kishin sfiduar me tituj akademikë që duhej jo vetëm t’i pranonte e legjitimonte, por edhe t’i paguante si kryepagator i administratës publike dhe si menaxhues i taksave tona. Mirëpo më vonë ai jo vetëm që nuk veproi për ta ndaluar me mjete ligjore dhe me kompetencat kryeministrore këtë mënxyrë antiakademike, por heshti si peshku dhe e ligjëroi “faktin e kryer”. Mesa duket Ruçi e këshilloi të mos merrej me punët okulte të patronazhistë – akademistëve, sepse kjo skemë e tij dhe e padronëve ishte perfekte dhe thjesht duhej zbatuar saktësisht, pasi garantonte kapjen e të gjitha institucioneve dhe universiteteve, si formë – metoda më e detajuar e uzurpimit të përjetshëm të pushteteve me hafije – patronazhistët e punësuar dhe të stër – shpërblyer me taksat tona. Prandaj, pasi mori mandatin e tretë dhe projektoi edhe të tjerët pasues deri në pafundësi, Rama e mirëkuptoi dhe e shenjtëroi skemën e Ruçit, tashmë pa Ruç – ideatorin sigurims, teksa me mburrje u deklaroi shqiptarëve: “Patronazhistët që përgojoni bëni mirë që i keni frikë dhe duhet t’i keni frikë, sepse ata dijnë gjithçka bëni dhe ju njohin me rrënjë e me degë, me dhëmbë e me dhëmballë”. Ndërsa sa i përket pranimit të hierarkisë reale në pushtetet okulte, Rama ka deklaruar pa droje: “Sa kushton dhe peshon Gramoz Ruçi vlen e gjithë Partia Socialiste”. Menjëherë paskëtaj kamerat fiksuan buzëqeshjen triumfale të Ruçit dhe belbëzimin prej tij të fjalëve: “Sa mirë e njeh qeni të Zonë. Vazhdo kështu, se do të rriç shumë gjatë në pushtet, sepse e meriton…”.

***

Dje inventarizuesit e patalentuar të artit pamor socrealist i mbushnin kërrenjat me pushkë e me kazma, me shata e me lopata, me bidona e me legena, me “heronj” e me ushtarë, me lopë e me magjarë, me mushkarë e me kafsharë… Ndërsa sot në epokën e “konstruktivizmit postmodernist” i mbushin kanavacat dhe mjediset publike me tuba qenefesh, me konstruksione alla – skela “Syla” dhe kërpurdha të bojatisura allçie… Pikërisht kjo kërpurdhë e ngjyrosur është përzgjedhur dhe vendosur bash në oborrin e institucionit më të lartë ekzekutiv të Shtetit Shqiptar. Është vendosur në vendin e nderit që meritueshëm i takonte shtatores së themeluesit, kryeshtetarit dhe kryeministrit të parë të shqiptarëve, Ismail Bej Qemal Vlorës. Pra në këtë vend të bekuar Rama nuk ka vënë Shtatoren e Babait të Kombit, por ka vënë kërpurdhën shumngjyrëshe, me të cilën përballen të gjithë shtetarët e huaj kur vijnë të vizitojnë Shqipërinë. Dhe thonë pastaj që “Rama nuk po bën shtet”.

(Vijon…)

Nga Dr. Hasan BELLO – Helenizimi i dhimbshëm i shqiptarëve
Nga Fatos KOLA – E Drejta e autorit është e padhunueshme në shqërinë kapitaliste
Mbreti Zog dhe nevoja për një lider kombëtar
Nga Gjergj ULPIANA – Sokrati, ndërgjegjia e vrarë e njerëzimit
Abas Ermenji, një jetë në shërbim të kombit
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Basir ÇOLLAKU – Familjet ‘Rama-Veliaj’ në SPAK, kush kanos kë !!
Next Article Nga Andi BUSHATI – Ahmetaj këtë radhë foli për jetesën prej sheiku në të cilën është zhytur Rama
1 Koment
  • Pingback: Nga Fatos KOLA - Përdorimi i Mitit nga socrealistët | GazetaTjeter

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin

03/10/2025
3 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?