GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Ermir GJINISHI – Vrasja e intelektualëve
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Analize

Nga Ermir GJINISHI – Vrasja e intelektualëve

By
GazetaTjeter
01/01/2021
3 Min Read
Share
SHARE

Eksodi shqiptar ngjason me shpërnguljen dhe dëbimin e popullatave në vende lufte. Për tre dekada 40% e shqiptarëve kanë ikur jashtë. Numri i azilkërkuesve shqiptarë ka kapur majat në 8 vitet e qeverisë së sektit të rilindjes. Janë mbi 3000 mjekë të larguar, ndërsa infermierë në tre vitet e fundit janë plot 3500. Sot janë rreth 1.112000 shqiptarë që kanë braktisur vatrat e tyre. Mes tyre, një pjesë mjaft e konsiderueshme, specialistë dhe profesionistë të fushave të ndryshme. Braktisja e vendit nga intelektualët është më tepër dëbim sesa zgjedhje.

Pamundësia për të ofruar potencialet intelektuale në atdheun e tyre për shkak të standartit rilindas të militantizmit partiak, nepotizmit dhe mungesës së meritokracisë, është projekti më domëthënës i politikave të mbrapshta dhe dashakeqe të kësaj qeverije. “Dëbimi i trurit” është plani perfekt i sektit të dështakëve.

Pandemia hoqi koren e plagës së qelbëzuar. Mungesa në staf, korrupsioni i PPP-ve, tenderat sekret,  keqmenazhimi fatal i një kaste qeveritarësh të pa aftë, pasi e gremisi shëndetësinë në kolaps u mohoi  shërbimin e detyrueshëm mijëra familje të cilat u gjendën të braktisura nga shteti i tyre. Fallsifikimi shifrave të të infektuarve dhe atyre me pasoja fatale përbën krim shtetëror që duhet të hetohet. 

Por më shumë se kaq, shpërfillja dhe ironia e rilindjes ndaj gjendjes së rëndë në vend, tregon sa antihumane dhe arrogante është kjo qeveri. Ngjarja në Elbasan tronditi të gjithë opinionin publik. Kur profesori i shkencave të natyrës, i sëmurë me Covid, në dhimbje dhe dëshpërim, u hodh nga kati 7 e pallatit, qytetarët përjetuan dhimbjen e dytë  nga epitetet denigruese  që i vunë sejmenët e regjimit. Ndihem i lënduar si qytetar dhe si koleg, kur shoh se njerëzit që kanë rritur breza të tërë shpërfillen e poshtërohen deri në dhimbje nga bashibozukët e pacipë të partisë-shtet.

Në një qytet ku dominojnë bandat e corapkuqit milioner të Librazhdit intelektualët s’kanë rrugë tjetër, ose të ikin ose të hidhen nga pallatet. Kjo është vrasja reale e intelektualëve. Apeli i Ambasadores Yuri Kim “Populli nuk mund të votojë kriminelë” dhe atij Britanik Norman “Vullneti i popullit nuk po respektohet” është fytyra e vërtetë e regjimit sundues. Sjellja e sektit qeverisës po rrezikon demokracinë tonë të brishtë.

Alarmi e institucioneve ndërkombëtare është i qartë. Terrori shtetëror i mpleksur me botën e errët të krimit po merr formën e terrorizmit shtetëror. Kjo qeveri oligarkësh ka rënë. Gomonet e krimit nuk mund ta shpëtojnë. Uragani i verdiktit të sovranit më 25 prill do ti japi pretencën qeverisë së kapur nga krimi. Rikthimi i shtetit të së drejtës, pavarësia e institucioneve, rruga pa kthim e integrimit euro-atllantik, është e vetmja alternativë që shqiptarët zgjodhën që kur rrëzuan tiraninë në 90-tën. Shqipëria është shtëpia jonë.

Nga Diplomatic Correspondent – A po rrëshqet Shqipëria në një sistem njëpartiak?
Nga  Gjergj  ULPIANA – Kur diplomacia mbron interesat kombëtare dhe vlerat humane
Nga Sulejman GJANA – Tani e ka radhën konservatorizmi
Asgjë e re nga fronti i Serbisë
Serbia si zgjatim i Rusisë në zemër të Europës
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Demokracitë kundër autokracive: më 2022 nis rrugë sfida finale SHBA-Kinë
Next Article Red VARAKU – Kurthi propagandistik i Ramës me mundësinë e bllokimit të rrotacionit

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?