GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Ermal MULOSMANI – Disfata e Fierit dhe viktimat e paralajmëruara. Kush e ka radhën?
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Ermal MULOSMANI – Disfata e Fierit dhe viktimat e paralajmëruara. Kush e ka radhën?

By
Ermal MULOSMANI
26/08/2021
6 Min Read
Share
SHARE

Fitorja e mandatit të tretë të Partisë Socialiste, përtej euforisë,  fsheh brenda vetes mjaft probleme në elektoratin e saj. Fitorja u arrit kryesisht si rezultat i ndryshimeve kushtetuese që eleminonin koalicionet parazgjedhore dhe strategjisë katastrofike të dy forcave kundërshtare për të mos koordinuar veprimet. Bash për këtë arsye u humb një mandate deputeti në Gjirokastër, një në Berat, një në Durrës dhe me shumë mundësi  një në Vlorë. Pra, pavarësisht, gjithë akuzave për manipulime, Partia e Edi Ramës do të kishte 70 mandate deputeti ndërsa kundërshtarët e tij do të kishin 67. Deklarata parazgjedhore se nuk do qeveriste kurrsesi me mandatet e Partisë së Tom Doshit do e çonte votimin e Qeverisë në Parlament në vështirësi.

Fatmirësisht LSI-a dhe PD u ndeshën dhëmb për dhëmb në Berat, Gjirokastër, Durrës dhe Vlorë e ua dhuruan 4 mandatet e çmuara Partisë Socialiste. Edi Rama u është mirënjohës përjetë për këtë gjë. Me këtë strategji, viktima e madhe ishte LSI e cila me 107 mijë vota nuk arriti të marrë më shumë sesa 4 deputetë duke shënuar rekordin më të lartë historik të votave për një deputet (afër 27 mijë) kur Partitë kryesore (PD dhe PS) e kanë diku te 10-11 mijë.

Fitorja e Ramës ishte në fije të perit. Rezultatet më dëshpëruese ishin në qarkun e Fierit dhe Vlorës. Objektivi për 10 deputetë në Fier ishte krejt larg. Edhe nëse LSI nuk e merrte mandatin e saj, përsëri Partia Socialiste nuk e merrte dot të dhjetin, ai shkonte për Partinë Demokratike. Partia Socialiste mori rreth 91 mijë vota ndër 173 mijë të vlefshme, pak më shumë se gjysmën. E në rastin kur numri i mandateve është çift (Fierit i janë lënë 16 mandate), probabiliteti më i lartë ka qenë të përfundonin 8 me 8 dhe asfare afër 10 me 6! Imagjinoni për një çast sikur Fieri, bastion historik i PS-së të nxirrte numër të njëjtë deputetësh PS-Opozitë!

Rënia e PS-së në qarkun e Fierit është jashtëzakonisht e ndjeshme, rreth 13 mijë vota! Në krahasim me zgjedhjet e 2017-ës ka rënie pothuaj në çdo qendër votimi, në çdo qytet apo zonë zgjedhore. Nga ana tjetër PD ka rikuperuar si pakkund në Shqipëri duke i shtuar rezultatit të 2017-ës gati 18 mijë vota! Teoria që PD-ja ka rritje me votat e LSI-së nuk pi ujë në Fier. Po të ishte ashtu pse ranë votat e PS-së me gati 13 mijë?

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

I pari që e pësoi nga rezultati i Fierit ishte Gramoz Ruçi. Figura më jetëgjatë në historinë e PS-së, ish eksponenti i dy sistemeve politike, i ashtuquajturi “eminenca gri”, përbashkuesi i Partisë apo epitete të tjera vlerësuese, u përcoll në pleqëri me nderime formale në një aktivitet socialist pa kaluar tre javë nga rezultati i 25 Prillit. Nderime që gjithsesi nuk e fshihnin pakënaqësinë e Ramës për rezultatin katastrofik të Fierit…

Pak kohë më vonë, Petro Koçi, i renditur i dyti në listën e kandidatëve të Qarkut, filloi një luftë frontale ndaj Kryetarit të Bashkisë së Fierit. Koçi, dikur eksponent i Partisë (në kohën e Qeverisë Nano ishte Ministër i Brendshëm) është rikthyer në gjirin e Partisë. Dikur besoi se Rama ka tradhëtuar idealet e Partisë së 91-shit dhe ato duheshin përfaqësuar nga dikush. Petro nuk hezitoi. Por, me kalimin e kohës kuptoi që i gabuari është ai, jo Kryeministri. Prandaj u kthye urtë e butë në stanin rilindas si një rilindas i shtruar tashmë. U shpërblye duke u renditur i dyti pas Erion Braçes por kjo nuk e ndihmoi shumë. Ai nuk  mori më shumë se 3 mijë e ca vota personale nga 91 mijë socialist…

Për të përligjur dështimin personal ai lëshoi akuza skandaloze, penale për Kryetarin e Bashkisë së Fierit, Armando Subashi, që po jepte tendera për mafiozë e trafikantë narkotikësh. Fushata e dirigjuar mediatike nuk linte shumë dyshim se Subashi ishte i sakrifikuari i radhës  i Kupolës mavi. Sulme të tilla të ashpra nuk mund të bëhen pa lejen e Shefit të Madh.

Viktima e tretë e disfatës së Fierit është zëvendëskryeministri Erion Braçe. Rezultati spektakolar personal (mbi 15 mijë vota) nuk e fsheh dot dështimin e Partisë në zonën e tij elektorale mbi (3300 vota më pak ose një zbritje nga 64% në 2017-ën në 51% sivjet). Funksionari i lartë socialist që njihet për zënkat me popullin e FB apo me tifozët e futbollit në rrjetet sociale, njoftoi dje largimin nga Qeveria e mandatit të tretë.

Deri tani këta janë tre të sakrifikuarit e Qarkut të Fierit. Rama nuk njeh tolerancë as në fitore. Ai e di që nëse nuk merr masa sot, nëse nuk i mban të tendosura bateritë nesër e pret humbja.

Fitorja e këtij viti nuk ishte aq plebishitare sa duket. Shifrat e deputetëve e maskojnë të vërtetën por ekspertët e shifrave e dinë mirë atë. Prandaj Rama ka filluar fushatën për 2025-ën.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Enton PALUSHI – Një lutje: Mos bini në kurthin e racizmit që ka ngritur Edi Rama
Next Article Nga Enver BYTYÇI – Albin Kurti, gjakftohtë dhe i durueshëm?!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh

07/10/2025
3 Min Read
Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?