GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Erl KODRA – Sikur të isha një kuvendar në Kuvendin Partisë Demokratike
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Erl KODRA – Sikur të isha një kuvendar në Kuvendin Partisë Demokratike

By
Erl KODRA
18/07/2021
5 Min Read
Share
SHARE

Të gjithë demokratët që e morën fjalën në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike (pothuaj të gjithë) nënvizuan me forcë faktet se si Edi Rama bleu dhe manipuloi zgjedhjet e 25 prillit. Në këtë tekst nuk do të shpjegojë me tej Edi Ramën, pasi kjo nuk më duket e nevojshme, por do të them tjetër gjë, diçka që asnjë forcë politike ose politikan shqiptar nuk e thotë.

Shqiptarët janë të varfër, një ndër popujt më të varfër në botë. Kjo është një ndër arsyet kryesore pse qytetari shqiptar nuk përfillet dhe nuk dëgjohet nga askush. Sipas të gjitha statistikave të institucioneve kombëtare dhe ndërkombëtare, mbi 500,000 shtetas jetojnë në varfëri ekstreme, në një kohë që të paktën 30 % e Buxhetit të Shtetit vidhet përmes korrupsionit frenetik, para të cilat përfundojnë në xhepat e vetëm disa qindra individëve.

Sipas Kushtetutës,  të gjithë shqiptarët janë të barabartë, dhe kanë të drejta të barabarta. Por praktikisht, vetëm 500 hajdutë (ndoshta më shumë) vjedhin në kuptimin e parë të fjalës rreth 30 % të Buxhetit të Shtetit, ndërsa 500,000 qenie njerëzore vuajnë në kuptimin e parë të fjalës nga uria kronike. Kjo është e turpshme, e neveritshme dhe e papranueshme për moralin njerëzor.

Partia Demokratike nuk mund të mos i konsiderojë si një burim i madh mbështetje politike dhe elektorale 500,000 shqiptarët e uritur. 500,000 janë një e pesta e popullsisë së vendit, me një forcë të madhe gracitacionale për të ardhmen, për mirë apo për keq qoftë. Është e papranueshme që këta njerëz të lihen në mëshirë të fatit, të tjetërsohen në atë shkallë nga mjerimi, sa të shesin votën për 50 euro ose një çantë me ushqime.

Përgjatë fushatës elektorale Partia Demokratike nënshkroi marrëveshje me shumë grupe interesi, por jo me shtresën më të madhe elektorale të vendit – të uriturit e Shqipërisë. Kjo është e papranueshme, e dënueshme, e pafalshme. Një forcë politike e djathtë – për më tepër një forcë politike që mendon për të ardhmen e vendit, nuk mund të mos shohë çmimet e ushqimeve, energjisë elektrike dhe ilaçeve, të përllogarisë se sa para i duhen një njeriu për të jetuar, dhe në fund, të thotë:

Rreth 500,000 shqiptarë të varfër (në fakt të uritur) do të marrin nga 70 Euro në muaj. Me 420 milion Euro në vit Shqipëria e zhdukë urinë, përmirëson në mënyrë thelbësore shëndetin e popullatës dhe strukturën ushqimore, ringjallë konsumin e brendshëm dhe siguron kohezionin social të popullsisë.

Kjo mbështetje për shtresën më të varfër të popullsisë ka 1000 të mira, dhe asnjë të keqe. Kjo do të ishte lëvizja më e madhe politike për një parti popullore, ku në themel është dinjiteti njerëzor. Kjo do t’i hiqte Edi Ramës nga dora armën e neveritshme të kërcënimit me bukën e gojës në këmbim të votës. Kjo do të zhvlerësonte blerjet e Tom Doshit, që i shkërdheu të ardhmen e një kombi me 100 euro të qelbura.

Prej mëngjesit në darkë Edi Rama t’i jep 100 arsye për ta rrëzuar nga pushteti i vjedhur. Askush në Shqipëri, madje edhe vet ata që deri dje e kanë votuar dhe mbështetur nuk ka mbetur pa e kuptuar se çfarë përfaqëson ky maskara. Tani topi vërtetë është në fushën e Partisë Demokratike. Shtatori erdhi, dhe ja, përballë do të kemi Edi Ramën me një ushtri mercenarësh, dhe nga ana tjetër një ushtri madhështore shpirtrash, të gatshëm ta hanë të gjallë këtë maskara.

Partia Demokratike vetëm duhet të dijë të menaxhojë zemërimin popullor. Nuk ka nevojë për formula, as për retorika ideologjike të djathta ose të majta. Filozofitë politike mund të funksionojnë në terrene të tjera, në struktura të tjera popullsie, por jo në një popull prej 2,5 milionësh, me 500,000 të uritur.

Zoti qoftë me shqiptarët.

Nga Basir ÇOLLAKU – Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…
Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Red VARAKU – Një qëndrim i PD që nuk toleron asnjë mëdyshje
Next Article Nga Ylli MANJANI – Kushtetutë e re për një marrëdhënie të re
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…

GazetaTjeter
27/07/2025
3 Min Read
Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë

Më të lexuarat e sotme

Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Ndiq kokainën, ndiq betonin, ndiq zgjedhjet dhe del në Surrel…

GazetaTjeter
GazetaTjeter
27/07/2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?