GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Erl KODRA – Partia Demokratike përballë Shteteve të Bashkuara
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Erl KODRA – Partia Demokratike përballë Shteteve të Bashkuara

By
Erl KODRA
27/11/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Dhjetori i sivjetshëm e gjen Partinë Demokratike në kursin e një përplasje – në dukje pakthim – por që në çdo moment trajektorja e kursit mund të ndryshojë në varësi të qëndrimeve të Departamentit të Shtetit. Ata që merren me politikë, por edhe politologët, analistët dhe gazetarët e dinë mirë se DSH është fuqia diplimatike numër 1 e planetit, e aftë të përballet me Moskën dhe Pekinin, me Brukselin, Parisin, Berlinin, Londrën, Romën, Ankaranë, Teheranin, New Dehlin etj.

Para së gjithash, bota që njohim është produkt i fuqisë së Departamentit të Shtetit. Sigurisht që nuk është botë e përsosur, por është botë e qëndrueshme.

Bombardimi i Serbisë në vitin 1999 – at’kohë zyrtarisht një shtet sovran dhe i pavarur – ishte vepër eskluzive e fuqisë diplomatike të Departamentit të Shtetit, që bindi vendet aleate të NATO-s, përfshirë Francën dhe Anglinë. Edhe Pavarsia e Kosovës është vepër eskluzive e Departamentit të Shtetit.

Padyshim që Shtetet e Bashkuara kanë interesa jetike në rajon – dhe bash për këtë arsye – aleatët e SHBA-ve në Ballkan jemi ne, shqiptarët. Përndryshe ato nuk do të bënin një luftë, dhe nuk do të bombardonin Serbinë. Në realitetin aktual, kjo është një aksiomë. Kush dyshon rreth interesave jetike të SHBA-ve, ose nuk kupton nga kjo botë, ose ka bërë zgjedhje të tjera.

Aktualisht, angazhimi i DSH në rajon dhe në Shqipëri është në nivelet më të larta. Kuptohet se Shqipëria dhe shqiptarët janë pjesë e pandashme e ekuacionit të tyre politik. Për këtë arsye ata kërkojnë që politikanët shqiptarë të jenë luajal dhe bashkëpunues, së pari për interesat e tyre, por që konvergojnë me interesat tona. Kështu ka qenë, është dhe do të jetë, sa të ekzistojë shoqëria njerëzore. Pallavrat me sovranitet mund të tingëllojnë intriguese, por nuk kanë asnjë lidhje me realitetin politik.

Vet SHBA nuk janë një vend i përsosur – por kur ata nuk janë – kush dreqin tjetër mund të jetë? Rusia, Kina, apo India? Ne diku duhet të mbështetemi, duam apo nuk duam. Nëse jo tek Shtetet e Bashkuara, ku tjetër?!

Departamenti i Shtetit ka marrë një vendim për Sali Berishën. Megjithse ata kanë qenë të rezervuar në dhënien e arsyeve, duket se ky fakt është i padiskutueshëm dhe i panegociushëm. Që Sali Berisha të mund të rinegociojë vendimin e DSH, atij i duhet të imponohet. Që të imponohet, i duhet Partia Demokratike. Domethënë atij i duhet fuqi negociuese. Kjo është e qartë si drita e diellit.

Qartësisht rruga e nisur është rrugë pa krye. Aksioni i Sali Berishës vetëm do ta shkatërrojë Partinë Demokratike, do ta kthejë atë në një forcë politike të ngurtë, mbase edhe të padëshiruar ose organizatë të dhunshme. Kërcënimi është serioz, i qartë dhe i drejtëpërdrejtë. Shtetet e Bashkuara nuk ndryshojnë mendje lehtë. Sidomos kur je i konsumuar politikisht. Ata nuk do të bëjnë asnjë eksperiment tjetër me Sali Berishën.

Kjo është politika – e ashpër, jo e drejtë, jo e përsosur, por reale. Shtetet e Bashkuara e dinë fare mirë se kush dreqin është Edi Rama. Për këtë, ata duan që Parti Demokratike të ndryshojë. Sapo ndryshimi të ndodhë – Partia Demokratike vjen në pushtet.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Basir ÇOLLAKU – Të pandehur, diplomatë, reformatorë, të gjithë të lumtur në një tryezë
Next Article Nga Ylli MANJANI – Analiza zgjedhore fatale që Lulzim Basha fsheh

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?