GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Erl KODRA-Një letër ambasadores Kim
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Erl KODRA-Një letër ambasadores Kim

By
Erl KODRA
12/10/2021
6 Min Read
Share
SHARE

E nderuara Zonja Ambasadore Yuri Kim,

Zakonisht nuk shkruaj letra, por sot do të bëj një përjashtim. Madje për Ju Zonja Ambasadore, do të bëj një përjashtim të dyfishtë, sepse me sa më kujtohet, unë Ju kam shkruar një letër të ngjashme atëherë kur na kërcënuat me barin, që ne demokratët do të hëngërkëshim në vend të ushqimit, nëse ish-kryeministri dhe ish-lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha, nuk do të largohej nga grupi i saj parlamentar.

Zonja Ambasadore,

Nëse keni dëgjuar (me siguri që duhet të keni dëgjuar) Partia Demokratike ka hyrë në një proces çarjeje të thellë dhe të pakthyeshëm. Sali Berisha thotë se ai do të ringjallë partinë përmes një bashkimi të gjerë të demokratëve, por njëkohësisht kërkon të mbledhë Kuvendin Kombëtar për të shkarkuar kryetarin Lulzim Basha, të cilin e akuzon si peng të Edi Ramës, i cili ka dorëzuar sovranitetin e partisë. Akuzat për kryetarin Basha sa vijnë e shtohen, në formë dhe përmbajtje, në cilësi dhe sasi, sa të krijohet përshtypja se fati politik i tij tashmë është çështje ditësh.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Që të kuptohemi Zonja Ambasadore, unë nuk shqetësohem aspak për fatin politik të Lulzim Bashës, as për fatin e Sali Berishës. Por shqetësohem thellë për fatin e Partisë Demokratike dhe fatin e Shqipërisë. Dhe më besoni – unë kam arsye të forta për t’u shqetësuar – sepse duket qartë se Shqipëria i ka mbetur në dorë një mafiozi psikopat si Edi Rama. Unë nuk dua ta besoj se Ju Zonja Ambasadore keni gisht në historinë para dhe pas zgjedhjeve të 25 Prillit, sepse ruajna Zot, Ju jeni një diplomate që ruani paanësi të admirueshme politike.

Gjithashtu nuk dua ta besoj se Ju i keni dhënë një dorë Edi Ramës për të shkuar pak përtej Marrëveshjes së 5 Qershorit, duke lejuar ndryshimet e njëanëshme kushtetuese – as nuk dua të besoj që e keni ditur se para 25 Prillit Tom Doshi po blinte me euro në dorë plot 35,000 vullnete shqiptarësh, njësoj si Aqif Rakipi që bleu nja 15,000 vullnete, ku bashkë me blerjet e tjera nëpër qarqe, totali shkoi diku tek 70 – 80,000 vullnete të blera, njësoj siç blihet seksi, ose siç bliheshin dikur skllevërit.

Kurrë nuk e besoj se Ju e keni ditur se çka janë patronazhistët, të cilët dinin gjithçka për të gjithë shqiptarët, përfshirë të dhënat personale, adresat, numrat e telefonit, hallet dhe borxhet, gratë, motrat, nënat, baballarët dhe vendin e punës. Për më tepër Ju me siguri nuk e keni ditur se këta përgjues dhe shantazhues modern ishin ushtria para-politike e Edi Ramës – se përndryshe – Ju me siguri do të kishit ndërhyrë në kohë.

Sa keq që nuk ke patur mundësi të informohesh në kohë se Edi Rama ia doli të shpërndajë miliona euro cash për shqiptarët, vetëm një javë para ditës së votimit, ose nuk keni patur rastin të dëgjoni një përgjim të Artan Lames se si udhëzonte drejtorët e tij se si të mashtrojnë popullatën me legalizimet e shtëpive anembanë Shqipërisë.

Oh Zonja Ambasadore më ndjeni – sepse Ju jeni krejt e pafajshme – përndryshe do të kujtoheshe se ishte disi e papërshtatshme të deklaroje para zgjedhjeve se Edi Rama ju ka siguruar se Tom Doshi nuk do të jetë pjesë e Qeverisë. Përndryshe, do ta kuptoje se kjo dekleratë do të tingëllonte krejt e papërshtatshme, dhe se të gjithë votuesit e intepretuan si një leje për Edin dhe për Tomën që të vazhdojnë blerjet të pashqetësuar, dhe se Toma do të jepte dorëheqjen menjëherë sapo përfundoi pazari i vullneteve. Por Ju me siguri nuk e dinit, prandaj nuk keni asnjë faj.

U zgjata pak me pafajsinë Tuaj, por më ndjeni Zonja Ambasadore, sepse tani vërtetë gjendemi para një situate tragjike. Sali Berisha është shpallur person non-grata nga Departamenti i Shtetit, dhe me shumë gjasa, ai ose do të marrë vet drejtimin e një pjese të partisë, ose gjysmën e deputetëve të saj. Shkurt, Partia Demokratike po ndahet me sukses të plotë, ndërsa Kryeministri Edi Rama vazhdon të qeverisë i pashqetësuar, me një opozitë që po kryen përditë vetvrasje.

Por edhe këtë gjëmë që po ndodhë me opozitën shqiptare, me siguri Ju nuk e keni kuptuar se do të ndodhte. Ju jeni krejt e pafajshme, sigurisht, përndryshe nuk do ta shtyje opozitën drejt vetvrasjes, duke i lënë gjysmën e shqiptarëve pa shpresë.

Ah Zonja Ambasadore, sa keq që nuk i keni ditur këto gjëra, sa të thjeshta ishin për t’u kuptuar! Sa keq, sepse tani që gjërat kanë dalë nga kontrolli, të gjithë skenarët janë të mundshëm. Nga më i keqi deri tek më i tmerrshmi.

E di, krejt padashur ndodhën këto ngjarje të tmerrshme. Ju nuk keni asnjë faj. Prandaj do ishte e udhës të thoni ndonjë fjalë, jo tani, por pas të 40-tave të Partisë Demokratike. Atëherë me siguri që gjithçka do te behët më e thjeshtë për të gjithë – sepse Edi Rama do të bëhet njësoj si Enver Hoxha (m’u thaftë goja m’u thaftë!)

Sa keq Zonja Ambasadore, sa keq!

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article James Bond kampion i arkëtimeve: shifrat rekord të filmit të ri
Next Article Nga Vehap KOLA – A ulen çmimet nga ulja e taksave?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?