GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Erl KODRA – Një ide dhe replikë me një mik gazetar
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Erl KODRA – Një ide dhe replikë me një mik gazetar

By
Erl KODRA
20/11/2021
6 Min Read
Share
SHARE

Në një bisedë me një mikun tim gazetar, më ngacmoi një ide – replikë, rreth nevojës për një të djathtë ideologjike. Teza të tilla dëgjohen rëndomë edhe në mediat televizive dhe të shkruara, por, unë mendoj se së pari ne duhet të ngrejmë shtetin si koncept, pastaj, vet shteti i së drejtës do të lindë të djathtën dhe të majtën. Pa ndërtuar shtetin, është e pamundur të ndërtojmë koncepte të djathta dhe të majta. Të mbjellësh Ideologji në këtë tokë të shkretë, është njësoj si të mbjellësh agrume në Pol të Veriut, ose oriz në shkretëtirë.

Rënia e komunizmit në vitin 1990 nuk do të thotë se në vend u krijua e majta dhe e djathta ashtu siç i njohim në teoritë politike. Madje ato nuk u krijuan asnjëherë, megjithse kanë kaluar 30 vjet që prej ndryshimit kushtetues të vendit. Në të vërtetë, ajo çfarë ka ndodhur para dhe pas vitit 1990, mund të përmblidhet kështu:

Partia e Punës së Shqipërisë (PPSH) ishte një organizatë terroriste, me një udhëheqes absolut si Enver Hoxha, që grumbulloi pushtet përmes terrorit dhe gjenocidit politik (në linja gjaku), dhe që qeverisi vendin përmes dhunës, burgosjeve, internimeve dhe vrasjeve masive. Asgjë nuk sygjeron se PPSH kishte ndonjë fije ideologjike të majtë ose socialiste, madje as komuniste – por përkundrazi – PPSH plotëson të gjitha kriteret e një organizate të dhunshme terroriste, që në thelb ushtronte pushtetin përmes keqbërjes dhe krimeve kundër njerëzimit.

E djathta shqiptare nuk ekzistonte në vitin 1990, dhe për fat të keq, ajo nuk ekziston as sot. Konceptet dhe karakteristikat e të djathtës para së gjithash janë ekzistenciale dhe të shtrira në kohë. Kjo do të thotë se e djathta nuk mund të ekzistojë aty ku nuk është, ose aty ku e kanë vrarë, ose aty ku e kanë varrosur për së gjalli. Kjo është njësoj si të kërkosh pyllin në një tokë të shpyllëzuar, të shkretë. E djathta para së gjithash është formë jetese, është traditë kulturore, është klasë shoqërore. Terroristët e shuan me rrënjë të djathtën shqiptare në linja gjaku, por edhe në baza ekonomike, duke e zhbërë si koncept fizik. Të vdekurit nuk mund të jenë një klasë politike.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Po, në Shqipëri ka anti-komunizëm dhe anti-komunistë me shumicë, por që nuk janë të djathtë. U tha edhe më sipër, se koncepti i të djathtës është kompleks – që ka lidhje me traditën kulturore, formën e jetesës, edukimin universitar, zhvillimin ekonomik dhe industrial, tregëtinë dhe financat e një vendi. Të djathtë janë industrialistët europianë, familjet e mëdha dhe pronarët e tokave. Ne jemi vite dritë larg këtyre koncepteve dhe standarteve – për faktin e thjeshtë se Enver Hoxha dhe PPSH e ndërprenë përmes terrorit vazhdimësinë e të djathtës shqiptare. Në fakt ky është krimi më i rëndë që i ka bërë vendit ai përbindësh – zhdukja nga faqja e dheut e një klase shoqërore.

Partia Socialiste – trashgimtarja e PPSH – e vazhdoi traditën e keqbërjes sa herë erdhi në pushtet. Në vitin 1997 përmes një operacioni kompleks dhe shumëplanësh realizoi një grusht shteti, që faktori ndërkombëtar u detyrua ta formalizonte për shkaqe të njohura.  Vitet 1997-2005 ishin vitet kur përmes krimit të organizuar u hodhën bazat e elitës politiko-ekonomike të PS-së. Sot ajo parti “qeverisë” vendin përmes keqbërjes së bashku me krimin e organizuar, tashmë të veshur me kostum politik. Rrjedhimisht, Partia Socialiste nuk ka asgjë që e lidhë me të majtën ideologjike europiane – kuptohet përveç emrit si PS. Përmbledhtas, kjo parti lirisht mund të quhet një bandë mafioze keqbërësish, që zotëron shtetin shqiptar.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka qenë një parti e majtë me disa element të djathtë, që ka luajtur njëlloj roli të kohezionit social, që është përpjekur të ndërtojë një shtet të së drejtës, megjithatë, pa arritur të shkëpusë vendin nga tranzicioni i gjatë, në të dy planet – politik dhe ekonomik. Kjo vjen për shkaqe që lidhen drejtë për së drejti me atë çfarë kemi qenë para viteve 90- të, dhe ajo çfarë u bëmë pas 90-tës.

Shqipëria është një vend shumë i vogël dhe me emigracion të gjerë të popullsisë, me një nivel të lartë kriminaliteti  – mendohet se rreth 30-35 % e popullsisë së re është e kriminalizuar – me një ekonomi thellësisht kriminale, të ushqyer nga para që vijnë nga trafiku i drogës, pastrimi i parave të mafias italiane dhe korrupsioni masiv. Vetëm kjo shtresë zotëron pothuaj 50 % të prodhimit bruto, ose gjysmën e ekonomisë kombëtare.

Po ashtu, rreth 25 % e popullsisë është në zgrip të ekzistencës, ku një pjesë e mirë  ushqen krimin e organizuar me lëndë të parë – me trafikantë droge dhe njerëzish, deri edhe vrasës me pagesë.

Në këto kushte ekonomike, sociale dhe kulturore, të flasësh për të majtë dhe të djathtë në Shqipëri ngjanë shumë cinike. Madje, mua më duken guximtar të mëdhenjë edhe ata që flasin për ide të tilla nëpër televizione.

Ah, se harrova mediat – mediat që zotërohen në shumicë absolute  prej keqbërësit Edi Rama. Në fakt ai i zotëron të gjitha – përfshirë edhe gjykatat e vendit.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Erion DASHO – Kryeministri dhe shëndetësia e Tires
Next Article Nga Sebastian ZONJA – Çamëria nuk është çështje, është atdheu im
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?