GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Erl KODRA – Mandati i tretë, shizma e pashmangshme socialiste
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Erl KODRA – Mandati i tretë, shizma e pashmangshme socialiste

By
Erl KODRA
02/07/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Për 8 vite në pushtet, Edi Rama ja ka dalë të menaxhojë interesat e flukseve dhe faktorëve të brendshëm në partinë e tij, pjesën më të madhe duke i mbajtur të kënaqur, dhe disa sosh me sundim e forcë. Ruajtja e kohezionit dhe mbajtja nën fre e ambicieve të klaneve të ndryshme, është padyshim një nga meritat që i duhet njohur bosit të rilindjes.

Me gjithë frakturat, pakënaqësitë dhe mërzitë e ndryshme, ai e dërgoi PS-në të bashkuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Eshtë e qartë se pasja e shumë pushteteve dhe ndikimi tek të tjerët, si drejtësia, e ka ndihmuar kryeministrin në mbajtjen e kontrollit të plotë mbi organizatën e tij.

Me nisjen e mandatit të tretë, kjo nuk do të jetë më e mundur.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Gara e brendshme për influencë dhe ushtrim force do të jetë e vështirë të qeveriset.

Zilia, xhelozia, arrivizmi, etja për më shumë, babëzia për të kapur sektorët kyç, grykësia për tendera e koncensione do t’i vendosin grupimet në një ethe të vazhdueshme e lëvizje frenetike, çka me shumë gjasa do të ngjizë shizmën e parë të madhe.

Janë disa aktorë që e kanë thyer vetë herësin dhe kanë arritur të mbijetojnë pa dëshirën e Ramës. Dhe ata do të sillen ndoshta si të “pavarur” duke bërë gjithë kohës kalkulime për lidershipin e ardhshëm të PS-së. Të tjerë, kanë marrë vota edhe më shumë se skenderbeu, dhe do të kërkojnë që ky sukses i paprecedentë, të përkthehet në privilegj.

Flukse të ndryshme janë ngjitur në krye, si besnikë të njerëzve të rëndësishëm në parti.

Dhe le të jemi të qartë, ky soj nuk është aty prej parullës; Shqipëria që duam, por si ndjekës me verbëri të interesit; Pushteti që duam.

Lexo edhe :  Rama jep lajmin: Përfundon ura e fundit në Bypass-in e Vlorës

Natyrshëm, sipas një dialektike normale politike, omnipotenca e skenderbeut të rilindjes do të vijë duke u zbehur dita ditës, pasiqë erozioni prej qendrimit një jetë në karrige është i pashmangshëm.

E vetmja mënyrë që mund të ketë Rama për të mos lejuar luftën e brendshme që pritet të sjellë jo pak kosto, është aplikimi i një erdoganizmi të hekurt, ku arrivistët të kërcënohen me një fat të zymtë, që është jo vetëm largimi, por ndoshta edhe përfundimi në dyert e drejtësisë.

Por ai është larg të qenit i tillë, për shkak se do të vijë dita që edhe mbështetja ndërkombëtare të mos burojë pa reshtur, e dështimet e ndryshme në luftë kundër krimit, korrupsionit, apo ngecja në udhën e integrimit, t’i faturohen si përgjegjësi, e kjo do ta dobësojë jo pak odiseun e socialistëve.

Rama nuk ka dot atë pozicion të rëndësishëm rajonal apo global që t’i amnistohet çdo arbitraritet apo brutalitet ndaj kundërshtarëve e kritikëve.

Krisjet e brendshme tek rilindja do të jenë një shans i mirë për Partinë Demokratike që të fitojë terren dhe të ngulisë tek mbështetësit dhe publiku bindjen se pushteti i atyre është i përkohshëm dhe se fundi e dorëzimi është i pashmangshëm.

Nuk dihet sa e afërt do të jetë, por dita kur PS të përfundojë në opozitë ka për të qënë një mot shumë i vështitrë për të, pasi betejat e brendshme do të kthehen me siguri në luftë të çdo forme e përplasje guerrile ngado, dhe partia më e vjetër në vend do të shohë t’i tronditen keqazi themelet për herë të parë.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Ditari i Evropianit të Cristiano Ronaldos
Next Article Red VARAKU – Pse Rama po sulmon Bashkimin Europian?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?