GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Erl KODRA – Kur të hapet tregu
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Erl KODRA – Kur të hapet tregu

By
Erl KODRA
24/07/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara janë fuqia më e madhe, por që sot nuk janë të vetme në planet. Fuqi të tjera po ngrihen, ndërsa bota po përballet me sfida krejt të ndryshme nga ato të Shekullit XX. Mes të gjitha dramave, më e madhja duket Kina, superfuqia ekonomike që po përgatitet të dominojë 80 vitet e mbetura të Shekullit të XXI.

Qytetrimet lëvizin dhe zhvillohen; po ashtu edhe fuqia e tyre ekonomiko-politike ndryshon sipas forcës së gravitetit. Prandaj riorganizimi dhe balanca kthehen në fakte që ndodhin, pavarësisht dëshirave. Shtetet e Bashkuara e kanë kuptuar se rikonfigurimi është i pashmangshëm, dhe se gjërat nuk do të jenë më si më parë.

Në rrethana të tilla – kur gjërat shkojnë ngushtë – shtetet me mbi 50 milion banorë performojnë më mirë se sa ato më të voglat, e kështu me rradhë, deri tek ato të voglat fare – që gjithmonë gjenden nën sqetullat e fqinjëve të fuqishëm. Në një plan më të gjerë, fuqitë e mëdha shkëmbejnë favore, ndërkohë që pikat e pazgjidhura të konflikteve marrin formën e dhuratave që shoqërojnë transaksionet e mëdha. Rikonfigurimi mund të jetë i dhimbshëm për kombet – zakonisht për kombet që variojnë nga 3 deri në 10 milion banorë. Ne shqiptarët bëjmë pjesë saktësisht në këtë fashë – 3 deri në 7 milion banorë.

Ballkani është një ndër pikat e rëndësishme të konfliktit global –  me çmim të lartë – por që mund të marrë formën e dhuratës kur të hapet ankandi. Deri tani, ne shqiptarët mbahemi mirë, por kjo nuk do të thotë se nuk jemi të rrezikuar. Ka disa vite që ka ndërruar moti – dhe një erë e keqe po frynë në këto anë. Diplomacia serbe – e mbështetur fuqishëm nga aktorë të dorës së parë – ka shtruar shtigje tek Departamenti i Shtetit, shtigje të cilat akoma mbeten të hapura, dhe që rrezikojnë seriozisht interesat tona kombëtare. Por këtu duhet bërë një parantezë.

Shtetet e Bashkuara janë fuqi e madhe, që duhet të merren me të gjithë. Për njëmijë arsye ato kanë shumë shtigje komunikimi, që i hapin dhe i mbyllin sipas interesave. Dhe kanë të drejtë, fundja ato mbajnë përgjegjësi për këtë planet – përfshirë luftën dhe paqen.  Prandaj mos u çuditni për faktin pse ekziston një plan (serb) për ndarjen e Kosovës, plan i cili ka gjashtë vite që ndodhet në Departamentin e Shtetit. Asgjë personale me shqiptarët – por thjeshtë se diplomacia serbe u tregua e zonja për të deportuar tek autokratët e DASH, Philip T Reeker dhe Matthew Palmer.

Edi Rama gjendet në mes të një loje në zhvillim, që mund t’i duket interesante nga pozitat ku gjendet. Merreni me mend – ai takohet me kryeministra dhe kancelarë, me presidentë dhe ministra të jashtëm, madje duke u zbavitur shumë, por pa e vrarë mendjen për interesat e shqiptarëve. Në fakt ai ka të tjera halle dhe interesa – menaxhimin e koalicionit qeverisës me mafian.  Prandaj kot të merremi me atë çfarë ai bën me Aleksandër Vuçiç, por të mendojmë seriozisht se si t’ia heqim mundësinë që ai të përfaqësojë më tej interesat shqiptare.

Sa më shpejt, aq më mirë.

Për këtë duhet menduar seriozisht. Nga Shqipëria dhe Kosova.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Ylli MANJANI – Deforma nuk quhet dot reformë
Next Article Femrat më të pasura të planetit

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?