GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Erl KODRA – Fundi i Edi Ramës – sa ç’është këmisha veshur
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Erl KODRA – Fundi i Edi Ramës – sa ç’është këmisha veshur

By
Erl KODRA
27/07/2021
6 Min Read
Share
SHARE

Është shumë interesante mënyra e reagimit të Edi Ramës pas aksioneve të SPAK kundër disa zyrtarëve të akuzuar për korrupsion me fondet publike. Distancimi i Ramës nga “zyrtarët e korruptuar” që kanë vjedhur paratë e shqiptarëve është i papranueshëm. Vet Edi Rama është njëlloj Peshkaqeni i Madh, njeriu që ka menaxhuar jo vetëm Buxhetin e Shtetit, por edhe miliardat e krimit të organizuar që rrjedhin nga Kullat e Tiranës.  Në të vërtetë, që prej vitit 1998 – ditën që u emërua Ministër i Kulturës në qeverinë e Fatos Nanos – Edi Rama nuk ka bërë punë tjetër përveçse ka menaxhuar fonde publike dhe fonde të krimit të organizuar. Njeriu që e ktheu Tiranën në një gërmadhë betoni – Mister 20 përqindëshi i famshëm – ka mbledhur pjesën e tij kokërr më kokërr, për çdo leje ndërtimi që ka nënshkruar deri në vitin 2011. Mafia e Ndërtimit ka pushtuar Tiranën me dhe nën drejtimin e Kryebashkiakut Edi Rama. Sot këtë sektor e drejton Erion Veliaj.

“Faktet nuk pushojnë së ekzistuari, sepse ato injorohen” – thotë Aldous Huxley. Dhe faktet mbeten, pavarësisht nëse ato bëhen ose nuk bëhen publike. Kullat e Tiranës kanë gjurmë, pronarë, ndërtues, dokumenta, projekte, situacione punimesh, llogari bankare, hyrje-dalje, kamera sigurie, inxhinierë dhe projektuesë. Një begati të tillë provash krimi të drejtëpërdrejta zor se gjenden për ndonjë çeshtje tjetër. Dhe ta mendosh se Kullat e Tiranës janë vetëm një fraksion i krimeve ekonomiko-financiare të Edi Ramës, krahasuar me krimet ekonomiko-politiko-financiare të kryera përgjatë 8 viteve si Kryeministër i Shqipërisë.

Në vitin 2015, Raporti Konfidencial i OSBE-së që rrodhi në media (lapsi.al) shkruante se “Edi Rama ka një pasuri prej 200 milion eurosh, që janë investuar në offshore nga i vëllai Olsi Rama”. Me siguri ky Raport flet vetëm për një zë të investimeve të Ramës – ato të fshehura në offshore – por jo edhe për miliardat e tjera, të menaxhuara nga të tjerë aktorë të financave ndërkombëtare. Përndryshe, është e pashpjegueshme miqësia e fortë e miliarderit spekullant George Soros me një individ si Edi Rama.

Miqësitë personale dhe zgjedhja e bashkëpunëtorëve janë në themel të marrëdhenieve njerëzore. Gjithkush që akuzohet për një krim, së pari hetohet nëse e ka kryer vetëm apo në bashkëpunim me të tjerë. Dhe të dyshuarit e parë janë bashkëpunëtorët dhe lidhjet personale. A mund të jetë i pastër Edi Rama, ndërkohë që është mik me Vangjush Dakon, Elvis Roshin, Aqif Rakipin, Tom Doshin, Mark Frrokun, Rrahman Rrajën, Saimir Tahirin – të gjithë eksponentë mafiozë dhe peshkaqenë? Çfarë e mbanë të lidhur Kryeministrin me vrasës si Mark Frroku dhe mafiozë si Tom Doshi? Si është e mundur që Tom Doshi “lejohet” të blejë plot 35,000 vota në Zgjedhjet e 25 Prillit pa i hyrë gjemb në këmbë?

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Nisur nga kryqëzimi i shumë ngjarjeve ekonomiko-financiare të ndodhura përgjatë 8 viteve të pushtetit absolut të Edi Ramës, rezulton se shuma e parave të Buxhetit të Shtetit, të menaxhuara direkt nga Edi Rama, i kalon 8 miliard euro. Pra, mesatarisht, çdo vit financiar është i barabartë me 1 miliard – të bëra rrush e kumbulla – me efektivitet të papërfillshëm ekonomik (rreth 20-30 %). Është fjala për PPP-të, investimet për Rilindjen Urbane, menaxhimin e mbetjeve, tenderimet publike në të gjitha ministritë, rrugët dhe bypass-et. Si në asnjë vend të botës, në asnjë kohë – as në shtetet terroriste – nuk është vjedhur kaq barbarisht si në dekadën e pushtetit të Edi Ramës.

Për Edi Ramën 1 milion euro është shumë e papërfillshme, 10 milion janë çikërrima, ndërsa 110 milion mund të jetë një kokëçarje e vogël, asgjë më shumë. Ai nuk ka një sens mase kur vjedh, sepse pushtetin e konsideron si një atribut të fituar me djersën e ballit përgjatë hajdutërisë. Në këtë kuptim ka të drejtë – askush nuk ka vjedhur më shumë këtë shtet që prej Shpalljes së Pavarësisë.

Në çastin që po shkruajë këto rradhë, dy lajme po transmetohen live në mediat e Tiranës – SPAK ka zbarkuar në Kadastrën e Tiranës dhe po ekzekuton disa fletëarreste – ndërsa OSBE publikon Raportin final për Zgjedhjet e 25 Prillit. Lajmi i parë është mjerim total – sepse të gjithë e dimë se të paktën 50 % e administratës është e korruptuar dhe ka kryer sistematikisht krime kundër pronës dhe pasurisë së qytetarëve. Por SPAK ka harruar të hetojë Artan Lamen – Drejtorin e Përgjithshëm të Kadastrës – që u përgjua teksa udhëzonte drejtorët e tij se si të ushtronin presion të paligjshëm mbi votuesit shqiptarë, saktësisht për Zgjedhjet e 25 Prillit – për të cilat flet lajmi i dytë – Raporti i OSBE-së.

Edi Rama mund të mbretërojë edhe pak kohë – por me siguri që fundi i tij do jetë i tmerrshëm. Meqë ra fjala për fundin – çdo fillim e ka një fund – dhe të gjitha shenjat tregojnë se fundi për Edi Ramën është afër. Aq afër sa ç’është këmisha veshur.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Red VARAKU – Një raport transparent për grabitjen e zgjedhjeve të 25 prillit
Next Article Nga Enver BYTYÇI – Partia Demokratike është parti e luftës kundër diktaturave dhe jo e zvarritjes në këmbët e diktatorëve neoliberalë të Sorosit!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh

07/10/2025
3 Min Read
Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?