GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Erl KODRA – Evolucioni Partisë Socialiste të Shqipërisë | Prej terrorizmit në banditizëm
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Erl KODRA – Evolucioni Partisë Socialiste të Shqipërisë | Prej terrorizmit në banditizëm

By
Erl KODRA
14/06/2021
4 Min Read
Share
SHARE

30 vite më parë PPSH shpejtonte të hidhte tej kapotat e skuqura me gjakun e mijëra shqiptarëve, njësoj si vrasësit që tentojnë të lajnë skenën e krimit. Për këtë akt të neveritshëm kishin zgjedhur Dritëro Agollin, një figurë bubulike, më paqësorja që ata mund të gjenin mes atyre vrasësve grotesk të jetës, grabitësve të pronës dhe shtypësve të lirive njerëzore. Ndërkohë shqiptarët, të pamësuar me dritën e lirisë, qëndruan indiferentë duke i toleruar përbindëshat teksa po ndërronin kostumet, duke besuar se u mjafonte liria.

Partia Socialiste e Shqipërisë është një parti me rrënjë terrori, sepse trashgoi të gjithë strukturën dhe infrastrukturën, burimet njerëzore dhe antarësinë e Partisë së Punës. Përgjatë 30 viteve të fundit, Partia Socialiste ka tërhequr rregullisht eksponentët më të rrezikshëm të krimit të organizuar dhe biznesit të kriminalizuar. Jo rastësisht, të gjitha sukseset politike të Partisë Socialiste kanë lidhje me krimin dhe kriminelët, siç ishte viti 1997, 2013, 2017, 2021. Vet Kryetari i Partisë Socialiste është promotori dhe kumbari i këtyre lidhjeve, që kulmojnë me Tom Doshin, Vangjush Dakon, Rrahman Rrajan, Mark Frrokun, Saimir Tahirin, Damian Gjiknurin, Taulant Ballën dhe Erion Veliajn.

Sot Partia Socialiste nuk ka asnjë lidhje me një parti politike, por me një bandë gjigande kriminale, ku veç të tjerash, merret edhe me qeverisjen e vendit. Kryeministri Edi Rama, që në këto momente po flet në Air Albania, është kthyer në një lloj mbreti komik, që qeverisë tragjikisht një popull të traumatizuar.

Shqipëria gjendet në dekadën më të errët që prej rënies së shtetit terrorist të Enver Hoxhës. Banda e Edi Ramës ka pushtuar çdo institucion të pavarur të shtetit shqiptar, ka shembur çdo gjykatë të pavarur, ka nënshtruar Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Republikës, ka uzurpuar shoqërinë civile dhe median televizive. Përfundimisht, të drejtat, liritë civile dhe politike të shqiptarëve gjenden nën agresionin më të madh që prej vitit 1971.

Dy fjalë për Partinë Demokratike

Opozita shqiptare gjendet në ditët më të vështira ekzistenciale. Në të vërtetë, opozita nuk duhet të jetë, dhe nuk mund të jetë njësoj siç ishte. Ajo nuk mund të funksionojë më si një parti politike, e mbështetur vetëm në programe ose qasje ideologjike. Pikë së pari, ajo duhet të riformatojë krejt betejën e saj politike, në tre drejtime kryesore:

a) mbrojtja e të drejtave civile dhe politike për çdo qytetarë të Republikës,

b) rrëzimi me çdo kusht i qeverisë së Edi Ramës

c) kthimin e shtetit shqiptar në legalitet

Partia Demokratike duhet të zhdukë diferencën mes qytetarëve dhe zyrtarëve partiakë. Ata duhet të shkojnë në këmbë fshatrave dhe qyteteve të Shqipërisë, të takojnë njerëzit, jo për të dalë në televizion, por për të kuptuar vërtetë se sa e pamundur është jeta e tyre. Ata duhet të bindin njerëzit se Edi Rama duhet rrëzuar sot, menjëherë. Vetëm pas kësaj ata mund t’i thërrasin me qindra mijra në Tiranë për të çliruar vendin nga banda e Edi Ramës.

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Prof. Dr. Enver BYTYÇI – Albin Kurti përballë Herman Geringut të Milosheviçit!
Next Article Nga Red VARAKU – Disa mesazhe që duhen lexuar nga vota e demokratëve

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?