GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Erl KODRA – Edi Rama tregon se ku janë Arat e Kosovës
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Erl KODRA – Edi Rama tregon se ku janë Arat e Kosovës

By
Erl KODRA
11/08/2021
6 Min Read
Share
SHARE

– Replikë me një gjuhë-gjarpër –

Kur Franca dhe Gjermania lanë pas të kaluarën e përgjakshme dhe u pajtuan për të nënshkruar Traktatin e Romës më 1958, historia kishte luajtur rolin e saj. Përgjatë viteve 1945-1949, Gjykata e Nurembergut kishte dënuar krimet e Gjermanisë Naziste, dhe vet gjermanët kishin shprehur pendesë të thellë për vuajtjet dhe tmerret që i kishin shkaktuar njerëzimit. Megjithatë, duhet nënvizuar fakti se krimet e Gjermanisë hitleriane nuk ishin të drejtuara posaçërisht kundër Francës, por kundër humanizmit. 

Historia e marrëdhenieve franko-gjermane kapërcen kufinjtë e Luftës së Dytë – ato përmbledhin shekuj historie lufte dhe bashkëjetese të pashoqe, që daton qysh në mesjetën e hershme me Karlin e Madh, perandoria e të cilit përfshinte pjesën më të madhe të territorit të Francës dhe Gjermanisë moderne, si dhe Holandën, Belgjikën, Luksemburgun, Zvicrën, Austrinë, Slloveninë dhe Italinë veriore.

Në të vërtetë, krejt historia e Europës është e mbushur me luftra të përgjashkme, me aleanca dhe traktate, me epoka të ndritura por edhe me humnera tmerri dhe krimesh të pashoqe. Luftrat shekullore që e ndanë Europën, e bashkuan mendjet e ndritura të Rilindjes Europiane – me shkrimtarë si Johann Wolfgang Goethe dhe Victor Hugo, me filozofë, kompozitorë, poetë dhe piktorë të jashtëzakonshëm – që sot përbëjnë zemrën e humanizmit njerëzor.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

E bëra këtë parashtrim kaq të gjatë me Europën dhe marrëdheniet franko-gjermane, për të nënvizuar edhe njëherë diferencën e madhe dhe krahasimit të pamerituar që i bëjnë pajtimit mes shqiptarëve dhe shtetit serb. Kjo vlen për ata shqiptarë që besojnë dhe propagandojnë këtë pajtim si diçka shumë të thjeshtë, domethënë arritjen e paqes pa pendim – dhe marrëdhenieve të hapura ekonomike pa kufinjë – me shtetin më agresiv në Europë e ndoshta në botë – Serbinë.

Ka diçka që nuk mund të injorohet kurrë – dhe këtë e dinë mirë të gjithë politologët seriozë – se paqja pa pendim është e pamundur, se paqja pa njohje reciproke është farsë, se paqja duhet të vijë përmes njohjes ndërkombëtare dhe ligjit ndërkombëtar – duke dënuar pamëdyshje krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit.

Edi Rama mundet – sepse ai është një gjuhë-gjarpër – të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë duke injoruar Kosovën, madje duke mohuar ekzistencën e saj si shtet i pavarur dhe si një realitet politik, ekzistencial për të gjithë shqiptarët në Ballkan. Edi Rama fshihet pas projektit serb të Ballkanit të Hapur – kinse se ky plan qenka edhe plani i aleatëve tanë strategjik. Mundet – për arsye komplekse dhe që nuk mund të intepretohen thjeshtë – që Ballkani i Hapur ka njëlloj përparsie kryesisht për shkak të diplomacisë serbe, por që kurrësesi nuk mund të realizohet pa marrëveshjen përfundimtare Kosovë – Serbi, dhe mbi të gjitha – pa pendesën e Serbisë për krimet e gjenocidit të kryera në Kosovë. Sepse rruga për tek paqja kalon vetëm përmes pendesës. 

Vetëm 22 vjet më parë Sllobodan Millosheviç i ngarkonte kufomat e djemve shqiptarë në kamiona për t’i zhdukur nëpër varre masive në gropat e Serbisë, ndërsa Aleksandër Vuçiç shërbente në qeverinë e tij si Ministër i Informacionit. Ai thotë se “Serbia nuk do të njohë kurrë Kosovën si shtet të pavarur” dhe se “Kosova është Serbi”. Bazat ushtarake serbe me armatim rus kanë rrethuar Kosovën dhe të gatshme për agresion kundër Kosovës. Në këto rrethana, marrëveshje kaq të mëdha janë thjeshtë të pamundura.

Sot gjuhë-gjarpëri Edi Rama – nga pozitat e askushit – sulmonte me gjuhë fyese ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, duke i treguar arat. Me sa duket, gjuhë-gjarpëri Rama nuk e di se Ramush Haradinaj e ka la tokën e Kosovës me gjakun e vëllezërve dhe familjarëve të tij. Merreni me mend – Edi Rama i tregon Arat e Kosovës Ramush Haradinajt! O tempora, o mores!

***

Duke u rikthyer edhe njëherë në krye – paqja dhe pajtimi mes serbëve dhe shqiptarëve është i mundur vetëm përmes pendesës së thellë dhe ndjesës së sinqertë të shtetit serb; përmes gjetjes së mbetjeve mortore të mijëra shqiptarëve të zhdukur në Serbi, dhe njohjes së gjenocidit të kryer kundër Kosovës. Vetëm pas kësaj mund të arrihet paqja e përherëshme dhe njohja reciproke.

Përndryshe, 30 vjeçarët e sotëm – adoleshentët e vitit 1999 i njohin mirë “arat e Kosovës” – sepse i kanë matur me këmbë dhe ujitur me gjak. Përndryshe – nuk mund të ketë paqe të njëanëshme, por paqe të thellë, serioze dhe të sinqertë.

Përndryshe – një gjuhë-gjarpër nuk mund të jetë as serioz, as i sinqertë.

Helmues – sigurisht.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Vetëm dështime! Pse jemi të fundit kudo?!
Next Article Nga Enver BYTYÇI – Bregoviç është simbolika e së keqes! E keqja e vërtetë janë Rama dhe Vuçiç!!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?