GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Erl KODRA – Departamenti i Shtetit i ka borxh popullit opozitar
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Erl KODRA – Departamenti i Shtetit i ka borxh popullit opozitar

By
Erl KODRA
06/11/2021
4 Min Read
Share
SHARE

Kriza e thellë që ka mbërthyer Partinë Demokratike, në fakt është kriza e Shqipërisë. Pas 30 vitesh pluralizëm politik, demokracia shqiptare është në rrezik serioz. Vendi ka shkarë në autokraci të pastër, vetëm një hap larg diktaturave të tipit bjellorus ose amerikano-latin. Në të vërtetë, në një vend ku gjysma e popullsisë është në kufinjtë e mbijetesës, kjo nuk është fort e çuditshme. Të çuditshme ngjajnë arsyet pse u katandisëm në këtë ditë.

Nëse kërkojmë të jemi realistë, kriza në PD nuk lindi brenda saj, por erdhi nga jashtë. Shpallja non-grata e Sali Berishës nga Departamenti i Shtetit ishte një goditje asgjësuese për popullin opozitar shqiptar. Në fakt shenjat nuk kanë munguar përgjatë gjithë këtyre viteve, megjithatë, populli opozitar nuk ka dashur ta besojë. Mundet që Amerika ka të drejtë, por gjithsesi, edhe opozitarët janë shqiptarë fort të mirë dhe të dashur për Shtetet e Bashkuara. Madje krahasuar me Edi Ramën dhe bashkëpunëtorët e tij, padyshim që opozitarët janë ëngjëj.

Akti i Departamentit të Shtetit ishte një tërmet shkatrrimtar për opozitën. Vet opozita shqiptare sapo kishte dalë nga një proces zgjedhor kriminal, ku mafia e Edi Ramës dhe Tom Doshit bleu lirshëm zgjedhjet parlamentare. Policë dhe prokurorë që bënin sikur nuk shikonin masakrën zgjedhore që po kryhej nën hundën e tyre, ndërsa Ambasadorja Yuri Kim që deklaronte se Edi Rama më ka premtuar se nuk do ta ketë në qeveri Tom Doshin.

Dhe Edi Rama bashkë me Tom Doshin e mbajtën fjalën – ata janë burra nderi.

Fakti është se Partia Demokratike po shkon drejt shkatërrimit total. Në këto rrethana – për më tepër siç kanë perceptuar situatat – mbetet pak ose aspak për të bërë. Zgjidhja mund dhe duhet të vijë vetëm nga jashtë – saktësisht nga Departamenti i Shtetit. Gjithmonë nëse akti i fundit i tyre kishte qëllim të mirë.

Opozitarët shqiptarë nuk mund të bëjnë kalkulime të holla politike, as të kërcënohen tek dera e shtëpisë. Atyre u ka hyrë flaka në shtëpi – po shkatërrohet Partia Demokratike – e vetmja shpresë e tyre për të larguar nga pushteti një maskara si Edi Rama.

Në rrethanat aktuale, Departamenti i Shtetit nuk mund të bëjë spektatorin. Sidomos pas luftës civile që ka plasur në Partinë Demokratike. Ata e dinë se më 11 Dhjetor në PD do të ketë zhvillime të rëndësishme, që do të vulosin përfundimisht përçarjen e opozitës dhe jetësimin e Edi Ramës edhe për shumë vite të tjera në pushtet.

Nëse nuk ka qenë ky qëllimi i Departamantit të Shtetit, atëherë ata i detyrohen popullit opozitar të Shqipërisë që të parandalojnë katastrofën. Se si e qysh, ata e dinë më mirë, dhe sigurisht e kanë fuqinë për të parandaluar katastrofa më të mëdha.

Populli i Shqipërisë meriton një qeverisje më të mirë se sa qeverisjen e një mafiozi si Edi Rama. Shqiptarët meritojnë pak më shumë respekt. Ata kanë nevojë uluritëse për shtet ligjor dhe demokraci.

Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’
Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Erl KODRA – Edi Rama, Havzi Nela, Kristaq Rama dhe poezia “Digji mëkatet”
Next Article Nga Enver BYTYÇI – Edi Rama miku më i dobishëm i shekullit për Serbinë!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë

Luçiano BOÇI
18/06/2025
4 Min Read
Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’
Eleganca e një mjellme dhe lehtësia e një fluture: Marco Van Basten, qendërsulmuesi më i rafinuar i futbollit modern botëror
Nga Enver BYTYÇI – 12 qershor 1999! Kush e çliroi Kosovën?!
Nga Luçiano BOÇI – OVERDOZË
Inzaghi e kalon Guardiolën… në pagë. TOP 10 trajnerët që fitojnë më shumë në absolut
Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent

Më të lexuarat e sotme

Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Zeusi i harresës dhe Spaçi i lirisë

Luçiano BOÇI
Luçiano BOÇI
18/06/2025
Opinione

Nga Agim XHAFKA – ‘Veç një ditë anëtar i KQZ-së’

Agim XHAFKA
Agim XHAFKA
18/06/2025
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?