GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Erk KODRA – Lufta e Ndyrë/ Shteti + mafia + media VS Partia Demokratike
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Erk KODRA – Lufta e Ndyrë/ Shteti + mafia + media VS Partia Demokratike

By
Erl KODRA
03/06/2021
5 Min Read
Share
SHARE

Humbja e Partisë Demokratike nuk erdhi për shkaqe që kanë lidhje me procese të rregullta zgjedhore, siç është ta zëmë programi politik, ekonomik dhe social, ose për shkaqe të tjera të organizimit të brendshëm dhe kanditaturat e përzgjedhura. Humbja e Partisë Demokratike ishte rezultat një operacioni kompleks kriminal, i planifikuar dhe i zbatuar brutalisht – operacion që përfshinë të gjitha strukturat e shtetit shqiptar – si agjensitë qeveritare, ministritë, pushtetin lokal, Policinë e Shtetit, Prokurorinë, gjykatat dhe mediat kryesore kombëtare, në një bashkëpunim unik me krimin e organizuar. Aktualisht është duke u zhvilluar faza e fundit e këtij operacioni shumëplanësh, ku KAS dhe Kolegji Zgjedhor po mohojnë në mënyrë sistemike të gjitha provat dhe faktet, duke shkelur hapur çdo procedurë ligjore dhe duke dhënë vendime hapur të paligjshme. Në drejtësi ka një term unik, që përdoret vetëm në rastet që shënojnë ekstremitetet e shkeljeve të ligjit;

Vlerësim arbitrar i provave dhe fakteve ose Mohim i Drejtësisë.

Shoqëria shqiptare po kalon një ndër periudhat më të errëta në historinë e saj. Tridhjetë – pesëdhjetë vjeçarët e sotëm janë në kulmin e karrierës kriminale; ata janë ngjitur lart në hierarkinë e krimit ndërkombëtar, ndërsa vendin e kanë kthyer në një ndër bazat më të mëdha të krimit në Europë. Miliarda euro të fituara nga trafiku ndërkontinental i kokainës investohen direkt në Shqipëri, kryesisht në pasuri të paluajtshme në Tiranë dhe bregdet. Të dhëna tronditëse tregojnë se të ardhurat nga trafiku brendshëm dhe i jashtëm i drogës kanë kapur shifra disa dhjetra miliardë euro, të cilat janë investuar dhe po investohen në Shqipëri. Ajo çfarë e bën gjendjen alarmante nuk është thjeshtë se krimi i organizuar dhe mafia kanë mjete të mëdha financiare, të cilat investohen lirshëm në vendin tonë, por se, përgjatë viteve të fundit ekonomia kombëtare po përmbytet nga këto flukse të pazakonta financiare. Përfundimisht, duket se qeveria shqiptare nuk është thjeshtë e paaftë, ose se është dorëzuar para mafias, por se ajo tashmë është bërë pjesë e mafias lokale dhe ndërkombëtare. Ka një mal me prova dhe fakte që e provojnë pohimin, por gjithashtu, shumica e shoqërisë duket se i është dorëzuar dhe nënshtruar regjimit mafioz.

Në Shqipëri ka ndodhur diçka krejt interesante – ndoshta një ndër fenomenet më të veçanta në botë – mafias nuk i është dashur t’i bëjë presion zyrtarit shqiptar, sepse zyrtari i është vetofruar mafias. Po ashtu, media nuk është kërcënuar ndonjëherë nga mafia, sepse mafia ka ngritur mediat e veta, duke i shërbyer njëkohësisht edhe Edi Ramës, edhe vetes. Të gjithë kanë bërë biznes së bashku, duke ngritur sistemin më të korruptuar ekonomiko – politik, njëlloj shoqërie të errët, pa kufinjë moral ose ligjor.

Në këto rrethana u zhvilluan zgjedhjet e 25 prllit, njëlloj përballje e pakrahasueshme, e pamundur, e padrejtë; njëlloj lufte e ndyrë që nuk kurseu asgjë, kundër gjysmës tjetër që armë kishte moralin. Në të vërtetë, për mua ishte e pamundur fitorja, dhe këtë e kam shkruar më shumë se njëherë. Por gjithësesi, kjo luftë duhej luftuar, përndryshe, shoqëria jonë do kishte humbur përfundimisht thelbin dhe kuptimin e ekzistencës.

Shënim:

Përgjatë gjithë kohës kam qenë nën sulme sistematike, me forma nga më të ndryshmet – në përpjekje për të më vjedhur llogarinë në facebook, ose për të ndërhyrë në laptop dhe postën elektronike. Po ashtu, kërcënimet nuk kanë pushuar për asnjë moment, prej shumë vitesh. Në fakt unë nuk i kam bërë askujt asgjë, por as nuk kam bërë ndonjë heroizëm – thjeshtë kam patur kurajon që gjërat t’i them me emrin e tyre të vërtetë, pa dorashka dhe frikë. Unë nuk e di se çfarë të papriture më rezervon e nersermja, por e di se unë kam lënë të shkruar dëshminë time. Dhe unë e di, ashtu siç e dini edhe ju, se unë di të shkruaj mirë.

Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin
Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Erion DASHO – Heronj me kontratë
Next Article Mid’hat FRASHËRI – Rëndësia e Kongresit të Lushnjës

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin

16/02/2026
7 Min Read
Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?