GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Erion DASHO – Unë nuk jam krenar për Shqipërinë ‘tënde’, Borat!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Erion DASHO – Unë nuk jam krenar për Shqipërinë ‘tënde’, Borat!

By
Erion DASHO
25/04/2024
3 Min Read
Share
SHARE

Borati lajmëroi për nisjen e një turi në diasporë nën sloganin “Krenar për Shqipërinë”. Sigurisht që çdo shqiptar, jo vetëm ne që kemi lindur e jemi rritur atje, por edhe fëmijët tanë që po rriten në emigracion, jemi krenarë për Shqipërinë.

Por nuk jemi krenarë për Shqipërinë “tënde”, Borat! Dhe me Shqipërinë “tënde” unë nënkuptoj Shqipërinë që qeveris ti prej 11 vitesh. Nuk jemi krenarë sepse:

》Është një Shqipëri ku vidhet, ku grabitet, ku gllabërohet çdo fond dhe çdo burim. Ato i jepen oligarkëve të tu, i jepen ortakëve të tu politikë, i jepen militantëve të tu.

》Është një Shqipëri ku paguhen qindra milionë euro për incineratorë që nuk ekzistojnë.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

》Është një Shqipëri ku ti fal Sazanin, Palasën, Himarën, Valbonën, Portin e Durrësit, e çdo pasuri tjetër të vendit.

》Është një Shqipëri ku ti bashkëqeveris me narkotrafikun, ku tre ministra të tu të brendshëm janë përfolur për bashkëpunim me trafikantët (njëri i dënuar) dhe ku vëllai yt dyshohet se ka përdorur të njëjtën makinë që transportonte trafikantë.

》Është një Shqipëri ku është rivendosur diktatura; ku një lider i opozitës është në arrest e tjetri po përflitet për t’u arrestuar.

》Është një Shqipëri ku ligjin e bëjnë patronazhistët dhe aktivistët e tu, këta spiunë të pështirë të shekullit të 21-të.

》Është një Shqipëri nga e cila shqiptarët po ikin pa kthim, të cilën ti e ke shkretuar duke ja kthyer qytetet dhe fshatrat në fantazma.

Ti mund të vish nesër në Athinë, Milano, Londër dhe Mynih për të takuar patronazhistët e tu të diasporës, por ti shqiptarët si unë e qindra mijëra kolegë e miq të tjerë nuk i takon dot.

Nuk na takon dot se ti na dëbove nga Shqipëria! Nga ajo Shqipëri për të cilën kemi qënë, jemi dhe do të jemi gjithmonë krenarë! Po ama jo për Shqipërinë “tënde”, Borat!

Nëse do të bësh një të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, Borat, nise nga sot deri në prill të vitit 2025!

Bëj zgjedhje të ndershme! Mos bli vota! Mos angazho spiunë!

Garantoju votën shqiptarëve në diasporë! Mos bëj lojëra me ne!

Braktis aleancën me oligarkinë dhe narkotrafikun!

Çliroje SPAK-un dhe gjykatën! Mos i ndërse ato kundër opozitës!

Ndiq shembullin maqedonas! Shko në zgjedhje me qeveri teknike!

Dhe atëherë shqiptarët në Shqipëri dhe diasporë do të pranojnë çdo rezultat të zgjedhjeve dhe do të ndihen krenarë për vendin ku sundon demokracia, forca e ligjit dhe ndershmëria.

Dhe ku fituesi i zgjedhjeve të ndershme do të mirëpritet në diasporë duke i hapur dyert me bujari…

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Investigimi i RAI3, çfarë e tërboi Edi Ramën
Next Article Nga Andi BUSHATI – Telefonata e Ramës, si thirrja e një kapo bande
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?