GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Erion DASHO – Të paaftët e Boratit
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Erion DASHO – Të paaftët e Boratit

By
Erion DASHO
28/06/2022
4 Min Read
Share
SHARE

Dje Ministri i Mbrojtjes së Boratit beri dy deklarata skandaloze. Së pari, kur u akuzua se përse asnjë helikopter nuk është në gatishmëri për të fikur zjarret në pyje, ai deklaroi me papërgjegjshmëri se qeveria e vet e hajdutëve dhe të paaftëve nuk është në gjendje të lidhë kontrata mirëmbajtjeje për helikopterët dhe se pjesa më e madhe e tyre janë për momentin jo funksionalë!

Madje edhe helikopterët e shtrenjtë Cougar, sipas ministrit, nuk janë mirëmbajtur dhe janë të paaftë të fluturojnë. Për të justifikuar dështimin e vet, ministri i Boratit u kërkoi deputetëve të mos mbivlerësonin rolin e helikopterëve në fikjen e zjarreve!!!

Së dyti, kur u pyet se përse qeveria e vet e falimentuar nuk blen një avion të specializuar për fikjen e zjarreve në pyje, ai u përgjigj se një avion i tillë kushton 50 milionë euro dhe se nuk mund të blihet për të shuar zjarret që janë problem “vetëm një muaj në vit”.

Kjo deklaratë ka brenda një gënjeshtër të lehtë për t’u zbuluar dhe një tjetër që kërkon pak më shumë hulumtim.

Gënjeshtra e vogël ka të bëjë me “muajin e vetëm problematik”. Me çrregullimet e motit dhe të klimës, problemi i zjarreve nis në prill dhe përfundon në tetor. Madje ka patur zjarre në pyje edhe gjatë muajve të dimrit. Puna për një avion të tillë do të ishte gjithë-vjetore.

Gënjeshtra e madhe ka të bëjë me paaftësinë e ministrit dhe të elifimatrakëve të tjerë në qeverinë e Boratit për të kuptuar dhe përllogaritur vlerën e pyllit.

Duke ju referuar vetëm disa prej roleve të pyllit, si p.sh.roli në moderimin e motit, parandalimin e erozionit, ruajtjen e jetës së egër dhe reduktimin e ndotjes, vlera e një peme të vetme përgjatë 50 vitesh është llogaritur në mbi 50 mijë euro.

Sigurisht, që kjo vlerë është llogaritur në ato vende ku pyjet i vlerësojnë dhe i mbrojnë, por edhe Shqipëria ka avokatë dhe specialistë mjedisorë që janë të aftë t’i bëjnë këto përllogaritje në kushtet e Shqipërisë. Jam i bindur se edhe në Shqipëri, vlera e kontributit të një peme është disa mijë, për të mos thënë, disa dhjetëra mijë euro.

Në këto kushte, një ekspert do t’i thoshte ministrit të Boratit se çmimi i një avioni për fikjen e zjarreve në pyje justifikohet edhe sikur të shuajë pak hektarë pyll dhe jo më ato mijëra hektarë që digjen çdo vit në Shqipëri.

Sigurisht që asnjë shqiptar nuk pret aftësi nga ministrat e Boratit. Ata nuk janë në postet e tyre për të drejtuar sektorët strategjikë të jetës së vendit, por për të bërë dallavere, tendera dhe PPP.

Ministrat as vetë nuk e kanë të qartë se çfarë kompetencash kanë dhe me se duhet të merren.

Mbaj mend se gjatë pandemisë së COVID-it, Ministrja e Financave dilte dhe argumentonte se përse nuk kishte nevojë që qeveria të blinte teste, kurse në një diskutim televiziv pata përballë në debat Ministrin e Mjedisit që fliste me më shumë “kompetencë” se specialistët mbi sukseset e qeverisë së vet që sapo ishte propaganduar 50 herë më e aftë se Italia!!!

Shqiptarët e sotëm e kanë të kotë kur përpiqen të gjejnë zotësi në këtë qeveri barbarësh. Më kollaj e kishin baballarët tanë të gjenin zotësi në byronë e dikurshme politike.

Ajo që duhet që bëjë çdo shqiptar me mend është përpjekja me çdo mjet demokratik për të shkurtuar ditët e kësaj qeverie demagoge, mashtruese, të paaftë dhe hajdute.

Të tjerat janë pa vlerë…

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Gola, mjerim dhe vetmi. Yazalde: Historia e të vetmit argjentinas, përveç Mesit, që ka fituar Këpucën e Artë
Next Article Nga Andi BUSHATI – Arrestimet e policëve të vegjël që duan të fshehin një krim më të madh

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?