GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Erion DASHO – Shqiptarët dhe e ardhmja
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Erion DASHO – Shqiptarët dhe e ardhmja

By
Erion DASHO
25/03/2024
5 Min Read
Share
SHARE

Rifitimi i së drejtës kushtetuese të opozitës për të ngritur komisione hetimi parlamentar është një fitore që nuk duhet nënvlerësuar. Përballë rilindjes që ka gllabëruar çdo pushtet, gjithçka fitohet vetëm në fushën e betejës dhe gjithçka që fitohet merr vlerë të shumëfishtë.

Por! E drejta për të ngritur dy komisionet parlamentare as edhe nuk duhet mbivlerësuar, sidomos ajo e ngritjes së komisionit që do të hetojë hajdutërinë me koncesionet e shëndetësisë.

Opozita dhe shoqëria civile kanë vite që sensibilizojnë shqiptarët për shkeljet flagrante me koncesionet 500 milionë euro të shëndetësisë.

Me koncesionin e check-up-it që shkatërroi kujdesin shëndetësor parësor në Shqipëri dhe i ktheu mjekët në shërbëtorë të koncesionarit. Paralelisht ky program ka mundësuar grabitjen e të dhënave shëndetësore të shqiptarëve, të cilat nuk dihet se kush është duke i vjelë.

Koncesioni i sterilizimit bëri që shqiptarët të paguajnë shumëfish procesin e sterilizimit me tarifa skandaloze. Ndërkohë koncesioni i laboratorëve i vuri kazmën sistemit shëndetësor dhe bëri që mijëra qytetarë të mos marrin shërbimin e analizave pasi plotësohet kuota famëkeqe e koncesionarit.

Ato që i bashkojnë koncesionet e shëndetësisë janë abuzimi skandaloz me financat publike, injorimi i mendimit shkencor dhe profesional të mjekëve, arroganca e pushtetit, fituesit e paravendosur, etj.

Por ka edhe diçka tjetër që i bashkon koncesionet. Shqiptarët tashmë e kanë mësuar dhe janë plotësisht të ndërgjegjshëm për abuzimin katastrofik që ka ndodhur me paratë e tyre. Janë me qindra, për të mos thënë mijëra prononcime, intervista, emisione investigative, statuse, etj., të cilët kanë nxjerrë të vërtetën në dritën e diellit.

SPAK-u po heton dhe ka vënë para përgjegjësisë penale (kryesisht bedelët), por pas presionit të opozitës dhe shoqërisë civile edhe ish-ministrin përgjegjës, Beqen e Boratit.

Në këto kushte, komisioni hetues parlamentar do të vendosë vulën e besueshmërisë mbi argumentet tashmë të konsumuar dhe do të sjellë ndoshta edhe argumente shtesë, por pa e ndryshuar shumë diskursin politik mbi këtë temë.

Shqiptarët kanë nevojë për diçka më tepër në vitin elektoral të saponisur dhe ky është vizioni për të ardhmen. Votuesit shqiptarë presin të dëgjojnë këtë vit atë që do të bëjë ndryshe opozita shqiptare pasi të vijë në pushtet në 2025-ën.

Nëse debati mbetet në të shkuarën, aty ku djallëzisht do të mundohet ta lërë Borati dhe boratët, opozita do të jetë në disavantazh.

Së pari, sepse siç e thashë debati politik publik tashmë është konsumuar.

Së dyti, sepse rilindja ka pas vetes të gjithë tamtamet e pushtetit, median e blerë dhe median sociale të kontrolluar nëpërmjet suflaqexhinjve.

Së fundi, sepse në tre fushata elektorale, boratët kanë gënjyer aq shumë sa nuk kanë ç’u premtojnë më shqiptarëve. Për autonominë kanë 11 vjet që flasin duke u bërë qesharakë, ndërkohë që në 11 vjet nuk kanë bërë asnjë reformë. Po kështu edhe në çdo sektor tjetër të sistemit shëndetësor.

***

Komisioni i hetimit të hajdutërive të Boratit, Beqes së vet dhe boratëve të tjerë të sistemit shëndetësor është një hap që duhet përshëndetur, por nuk duhet kurrsesi të kthehet në strumbullarin e vetëm të veprimit opozitar.

E ardhmja e sistemit shëndetësor, strategjia dhe planet e veprimit, idetë konkrete zhvillimore duhet të zënë një vend po aq të rëndësishëm.

Vetëm duke treguar kontrastin midis vizionit shtetformues të opozitës së sotme dhe veprimi talebanesk, halldup dhe hajdut të rilindjes, shqiptarët do të binden se opozita e meriton shansin për të qeverisur.

Shqiptarët presin të mësojnë vizionin për të ardhmen, një e ardhme që do të shënojë ndarjen përfundimtare me regjimin më të papërgjegjshëm dhe më kriminal që ka njohur ndonjëherë ky vend. Në shëndetësi dhe jo vetëm…

Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Nga Edi DELIU – Sulmet ndaj drejtuesve të PD: Strategjia për asgjësimin e Partisë Demokratike?
Nga Andi BUSHTI – Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh për zgjedhjet e 11 majit
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Çlirim KOKONOZI – Edhe ëndrrat gënjejnë
Next Article Golashënuesit më të mirë në historinë e Kampionatit Evropian
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?

GazetaTjeter
02/06/2025
3 Min Read
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë
Pronari i AC Milan, Gerry Cardinale, blen historiken britanike Daily Telegraph: shpërthen protesta e tifozëve milanistë
Nga Edi DELIU – Sulmet ndaj drejtuesve të PD: Strategjia për asgjësimin e Partisë Demokratike?
Nga Andi BUSHTI – Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh për zgjedhjet e 11 majit

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?