GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Erion DASHO – Shëndetësia e Boratit: bien lindjet, shtohen shtretërit!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Blog

Nga Erion DASHO – Shëndetësia e Boratit: bien lindjet, shtohen shtretërit!

By
Erion DASHO
31/01/2025
5 Min Read
Share
SHARE

I karikuar për zgjedhjet e 11 majit dhe i ndërgjegjshëm se edhe në katërvjeçarin e tretë të qeverisjes shëndetësia ka bërë poshtë e më poshtë, Borati ka nisur turin e propagandës.

Javën që kaloi ishte prezantimi i gjoja “marrjes në administrim” të onkologjikut nga një spital izraelit. Në fakt, ishte një dalje konfuze, ku anatemoi sërish mjekët “kriminelë” dhe foli përçart për procesin e administrimit pa dhënë asnjë shpjegim konkret se si do të zbatohet ai në praktikë.

Kësaj jave ishte radha e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” ku rinovimi i kryer së fundi ka rritur me 30% numrin e shtretërve dhe dyfishuar numrin e shtretërve të terapisë intensive.

Në përgjithësi, “rritja” perceptohet gjithmonë si diçka pozitive, por në shëndetësi diferencën e bëjnë detajet. Pyetjet të bëhen në këto raste janë:

》Sa është shfrytëzimi i shtratit? Të dhënat e viteve të fundit flasin për shfrytëzim shtretërish obstetrikë dhe gjinekologjikë në masën 50%, pra edhe shtretërit aktualë janë tepër, jo më të shtohen të tjerë. Një person që njeh qoftë edhe vetëm alfën e menaxhimit, e di se detyra e parë është racionalizimi dhe rritja e eficiencës në shfrytëzimin e shtratit, para se të mendohet rritja.

》Sa është koha e qëndrimit të nënës lehonë? Në pjesën më të madhe të vendeve të Europës, një nënë që lind me rrugë natyrale mund të dalë nga spitali disa orë pas lindjes, ndërsa në Shqipëri nuk është e rrallë të qëndrojë edhe 2-3 ditë në spital. Pra, edhe nga kjo pikëpamje shtretërit aktualë dalin e teprojnë.

》Mbi të gjitha, ç’po ndodh me numrin e lindjeve? A është ai në rritje apo në zbritje? Borati dhe rilindësit e kanë zhytur Shqipërinë në një spirale shpopullimi. Në vitet e fundit numri i lindjeve ka qënë madje më i ulët se numri i vdekjeve, duke bërë që popullsia të hyjë në hullinë e mungesës së ripërtëritjes.

》Së fundi, ku po shkon shëndetësia? A janë shtretërit po aq të nevojshëm sa kanë qënë para 10, 20 apo 30 viteve? Përgjigja është se shëndetësia po shkon drejt mjeksisë ditore, ndërhyrjeve mini-invazive dhe nevojës gjithmonë e më të pakët për shtretër, e kompensuar nga nevoja gjithmonë e në rritje për teknologji të reja.

***

Marrëzia e shtimit të kapaciteteve të maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” u ka kushtuar shqiptarëve disa dhjetëra milionë euro. Këto fonde janë hedhur në llaç e tulla, ndërkohë që duhet të ishin hedhur për teknologji dhe risi.

Brenda sistemit shëndetësor, këto fonde mund të kishin patur destinacion edhe të sëmurët onkologjikë, për të mos patur situata si ajo e muajve të fundit ku një regjim i kriminalizuar shtyn edhe mjekët të bëhen bashkëfajtorë në krim.

Por kjo nuk ndodh! Nuk ndodh sepse ministra, drejtorë dhe specialistë kukulla nuk dinë dhe, kur dinë, nuk kanë këllqe të kundërshtojnë vendimet e një të marri i cili ka si synim vetëm të hedhë llaç e beton, të bojatisë, shtrojë pllaka dhe mbjellë bar.

Ose edhe më keq! Ministrat dhe drejtorët bëhen pjesë e atij që para disa ditësh e quajta “rrethi i dytë i ferrit të korrupsionit”, duke u bërë bashkëortakë dhe bashkëhajdutë në tenderat e ndërtimeve dhe rikonstruksioneve.

***

Tashmë shqiptarët nuk kanë më asnjë dyshim se që të nisë të zhvillohen në mënyrë strategjike shëndetësia, arsimi, ekonomia dhe gjithë shoqëria ka vetëm një rrugë, t’i tregojnë kartonin e kuq Boratit në zgjedhjet e 11 majit.

Vetëm kështu do të shpëtojnë nga hajdutët, kusarët, zullumqarët dhe të paaftët që në 12 vjet abuzuan në mënyrën më të poshtër të mundshme me Shqipërinë dhe shqiptarët.

Mbi të gjitha do të shpëtojnë nga armiku më i madh i tyre që la deri edhe maternitetet pa fëmijë!!!

Për të nisur një rrugë të re, atë të rimëkëmbjes së kombit shqiptar…

Nga Basir ÇOLLAKU – Nestina Angoni i shkruan vëlla Erionit..
Nga Lutfi DERVISHI – Krisma nuk pati
Nga Lutfi DERVISHI – Spektakli i munguar i prangave
Nga Erion DASHO – Furia e Trump, Borati dhe Beni që (nuk) ecën vetë
Nga Lutfi DERVISHI – SPAK, në kërkim të diplomës së humbur!
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article BE, samiti në Mal të Zi: Ekonomia na integron me shumë
Next Article Nga Fatos KOLA – Përdorimi i Mitit nga socrealistët

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?