GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Erion DASHO – Putini ynë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Erion DASHO – Putini ynë

By
Erion DASHO
13/05/2025
2 Min Read
Share
SHARE

Për këdo që dyshon se çfarë ndodhi në Shqipëri në 11 maj, ka vetëm një përgjigje, “putinizëm i kamufluar”, madje shumë më keq se putinizëm.

Në Tiranë, qytetarët panë një çerdhe patronazhistësh të vraponin si lepuj kur rrezikuan që manipulimet e tyre të zbuloheshin. Të njëjtët u kapën në Karbunarë të Lushnjës, Vlorë, etj., por sa qindra e mijëra zyrtarë shteti të shndërruar në patronazhistë kanë kaluar pa u zbuluar?!

Dy qarqet ku rezultati është aq i thellë në favor të rilindjes dhe boratëve, sa mbetën jashtë parlamentit edhe kandidatët e listës së mbyllur të opozitës, Fieri dhe Elbasani, janë të njohur për dominimin e bandave dhe për përfshirjen e tyre në politikë.

Pikërisht kjo është arsyeja, përse unë e quaj boratizimin më të keq se putinizmin.

Në Rusi është një shtet haptazi diktatorial, ku klasa politike ka kapluar çdo gjë dhe sundon me grusht të hekurt. Në Shqipëri është krijuar një amalgam midis shtetit, krimit, medias, biznesit të lidhur me politikën dhe narkotrafikut. Është si një kuçedër me shumë koka, që sapo ka vendosur një hegjemoni të frikshme elektorale.

Duke toleruar boratët, shqiptarët e rikrijuan diktaturën e tyre. Fjalët e Fan Nolit të madh, “Se Sulltanin prapë e gjeti, Se, qëkur e humbi, s’fjeti”, ngjajnë sot aq aktuale.

***

Borati sapo ka zhvatur prej shqiptarëve me përdhunë mandatin për të qeverisur 16 vjet.

Kohë e mjaftueshme për t’u shndërruar në një Enver të dytë.

Ai që shqiptarët kishin 40 vjet që e kërkonin.

Ta mbajnë me shëndet…

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Ekrani i madh: ja cilat janë dështimet më të mëdha të historisë botërore
Next Article Nga Armand SHKULLAKU – Procesi kundër opozitës, si narkozë ndaj fundit të demokracisë

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?