GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Erion DASHO – Një dështim që duhet shmangur me çdo kusht
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Erion DASHO – Një dështim që duhet shmangur me çdo kusht

By
Erion DASHO
06/04/2024
3 Min Read
Share
SHARE

Dy mbledhje radhazi të komisionit hetimor parlamentar për koncesionet në shëndetësi kanë dështuar, ose, më saktë, janë sabotuar qëllimisht nga përfaqësuesi e maxhorancës.

Nuk duhet harruar se rilindësit kanë vite që mundohen ta bllokojë ngritjen e komisionit duke shkelur në mënyrë flagrante Kushtetutën, sepse ky komision është mundësia e vetme për të vërtetuar të gjithë ato akuza të cilat deri tani boratët i kanë etiketuar paturpësisht si “akuza politike”.

Personalisht u habita kur rilindësit e pranuan ngritjen e komisionit si pjesë e marrëveshjes së fundit pozitë-opozitë. Për Partinë Demokratike dhe opozitën në tërësi kjo ishte një fitore e rëndësishme të cilën e kam përshëndetur me entuziazëm.

Por boratët nuk u dorëzuan.

Së pari, ata sabotuan përbërjen e komisionit, duke përfshirë në të dy persona me konflikt të pastër interesi. Në veçanti, Znj. Milva Ekonomi ka qënë zëvendësministre në kohën e dhënies së koncesioneve, madje edhe pjesë e vendimmarrjes. Një person i ndodhur në këto pozita nuk mund të jetë kurrsesi i paanshëm në hetim.

Së dyti, taktika e mospjesëmarrjes në mbledhjet e komisionit, i heq legjimitetin veprimtarisë së tij, pasi sipas një rregulli paradoksal, maxhoranca ka shumicën në komision. Vonesa të tilla mund të bëjnë që komisioni të mos arrijë të realizojë qëllimet e veta në afatin që ka në dispozicion.

Së fundi, acarimi artificial që në nisje i marrëdhënieve midis anëtarëve të komisionit i hap rrugë atij që ka qënë problemi kryesor i gjithë komisioneve të ngjashme, daljes me dy raporte. Kjo përkthehet në krijimin e dy “të vërtetave”, çka do të thotë relativizim i gjetjeve dhe rekomandimeve të hetimit dhe analizës së opozitës.

Ç’duhet të bëjë sot opozita sipas mendimit tim?

Së pari, duhet këmbëngulur në largimin e dy anëtarëve të komisionit që kanë konflikt interesi.

Së dyti, duhet të shtyhet afati i veprimit të komisionit për të eliminuar efektin e vonesave të krijuara.

Së fundi, duhet ndryshuar struktura e vendimmarrjes së komisionit duke i hequr boratëve të drejtën e bllokimit.

Duke ndërmarrë këta hapa, opozita do të forcojë pozitat, ndërsa qytetarët do të kenë një mundësi reale për të mësuar përgjegjësit e vërtetë të një prej kusarive më të mëdha që kanë ndodhur me taksat e tyre.

Këtë shpresoj dhe uroj të ndodhë…

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Enver BYTYÇI – E vërteta e Shqipërisë në NATO!
Next Article Nga Luçiano BOÇI – Pushteti ose pushtEdi

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?