GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Erion DASHO – Kur Parisi bëhej si Kuçi
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Erion DASHO – Kur Parisi bëhej si Kuçi

By
Erion DASHO
10/05/2022
3 Min Read
Share
SHARE

Në Vlorë tregohet historia e antarëve të Partisë Komuniste Franceze që vizituan Kuçin e varfër të kohës së komunizmit, me francezët që prisnin të shihnin “mrekullitë” e komunizmit shqiptar, kurse banorët e varfër që kishin qënë edhe më të varfër përpara luftës dhe që Enver Hoxha u kishte mbushur mendjen se kishin arritur parajsën.

Duke i parë të hutuar francezët, një nga komunistët kuçiotë tha shprehjen e famshme “Mos u mërzisni, shokë francezë! Edhe Parisin si Kuçin do ta bëjmë!”

***

Kjo shprehje m’u kujtua dje kur Borati u përmendi bankierëve e-Albanian si shembull për digjitalizimin bankar!

e-Albania është një përpjekje me kosto të ulët (low cost), thellësisht amatoreske dhe, mbi të gjitha e pasigurt. Uroj që asnjë hackeri mos t’i shkojë mendja të bëjë lëmsh të dhënat e shqiptarëve, por, fatkeqësisht, në botën e informacionit nuk ecet gjatë me shpresa.

Nga ana tjetër, bankat shqiptare janë të lidhura me sistemin bankar ndërkombëtar dhe janë shembuj të digjitalizimit. Gjithë infrastruktura e tyre bazohet mbi të njëjtat parime si bankat mëmë dhe siguria e informacionit në to është gjithashtu në nivelet më të larta.

Fakti që bankat nuk kanë zhvilluar aplikacione që janë “client facing” flet se ato ose nuk kanë besim tek infrastruktura që ofron vendi për shërbime të tilla, ose se kanë bërë studime dhe e gjejnë klientin shqiptar ende të pazotin për t’i përdorur këto shërbime, ose për të dy këto arsye bashkë.

Po sigurisht që Boratit nuk i punon mendja kaq thellë!

Me mentalitetin e komunistit të dikurshëm kuçiot, Borati mendon se nëpërmjet e-Albanias, Shqipëria është kthyer në një Estoni ballkanase. Në fakt sikundër çdo gjë tjetër që bën Borati është ndërtuar një ndërfaqe e bukur por që nuk ka poshtë saj as infrastrukturën dhe as sigurinë e duhur.

Boll me demagogji Borat!

Baballarët e tu mund të donin të bënin Parisin si Kuçin, por ti nuk ke shans të bësh sistemin bankar ndërkombëtar si lojërat e fëmijëve të cilave u vendos emrin bombastik e-Albania!

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Prof. Asoc. Dr. Enver BYTYÇI – Shtatë hapa për t’u bërë autokrat
Next Article Marrëveshja Rama-Basha, gjethe fiku për farsën e zgjedhjes së Presidentit

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?