GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Erion DASHO – Furia e Trump, Borati dhe Beni që (nuk) ecën vetë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Blog

Nga Erion DASHO – Furia e Trump, Borati dhe Beni që (nuk) ecën vetë

By
Erion DASHO
09/02/2025
5 Min Read
Share
SHARE

Brezi i atyre që kaluan fëmijërinë para viteve ’90 mban sigurisht mend filmin “Beni ecën vetë”, ku personazhi fëmijë duke ecur në pyllin e errët, nis të këndojë për të larguar frikën.

Kënga e Benit më është kujtuar shpesh këto javët e fundit gjatë daljeve publike të Boratit. Me fjalorin banal të një trimoshi lagjeje, Borati përsërit fraza klishe, qartazi për të trimëruar veten dhe njëkohësisht bashkëhajdutët e çetës së dardhave.

Veçse frazat “trimoshe” bien në kontrast të dukshëm me fytyrën e nxirosur dhe të tromaksur.

Nuk ka sesi të ndodhë ndryshe!

“Uragani” Trump ka tre javë që po merr para gjithçka të shtrembër të ndërtuar në dhjetëra vjet nga një establishment djallëzor dhe antishoqëror. Pa asnjë mëdyshje  Borati e ka klasifikuar veten tek produktet e përçudnuar të këtij establishmenti.

***

Borati dhe shumë sivëllezër të tij në Europë dhe në botë nuk hynë në politikë nga dera. Në vitin 1991, Borati zbohej nga opozita e atëhershme si anarkist. Nuk mund të ndodhte ndryshe kur biri i një babai që vetëm para pak vitesh kishte varur një poet, kërkonte të vareshin komunistët, për të nxitur një konflikt civil të cilit nuk do të mund t’i gjendej fundi.

Historia e Boratit vazhdoi si skuth, duke vjellë vrer dhe ligësi nëpër artikuj anonimë në median e kohës. Për t’u larguar më pas drejt Francës, ku sipas bamirësit të vet politik, Fatos Nano, shiti ikona të vjedhura dhe kaloi një jetë prej barboni.

Derisa në vitin 1997, padroni i vet Soros bëri përpjekjen e parë për ta projektuar në politikë. Sipas kujtimeve të kryeministrit tashmë të ndjerë, Bashkim Fino, ishte vetë Xhorxh Soros që e telefonoi për t’i sugjeruar Edi Ramën si ministër të jashtëm të qeverisë së stabilitetit, propozim që nuk u pranua.

Gjithsesi vonesa do të zgjaste vetëm pak më shumë se një vit dhe Rama do ta gjente veten Ministër të Kulturës, për t’u promovuar më pas në kryetar bashkie, kryetar partie dhe kryeministër. Gjatë gjithë këtij rrugëtimi aleatët kanë ardhur e kanë ikur me përjashtim të dy personave, Sorosi i madh dhe Sorosi i vogël Alex,  i cili madje e ka shpallur veten “vëlla” me nënë tjetër të Boratit tonë.

Fiks “vëlla” pasi për të voglin, Sorosi është baba biologjik, ndërkohë që për të gjatin është baba politik dhe shpirtëror, madje baba e kaluar babait.

***

Tmerri i sotëm i Boratit shpjegohet me dy faktorë.

Së pari, zullumet e tmerrshme që ka bërë në 12 vite pushtet tanimë kanë marrë dheun. Bashkëpunëtorët e vet më të afërt janë para drejtësisë. Tigri që ka vendosur të flasë, po nxjerr zbuluar para syve të shqiptarëve hajdutëritë e Boratit, jetën prej pashai, bashkëpunimin e tij me krimin për të kërcënuar kundërshtarët, etj.

Për të mos përmendur aferat përvëluese ku dalja e emrit të Boratit është vetëm çështje kohe. Edhe një prokuror i vetëm i ndershëm në këtë vend mjafton për ta çuar hetimin një shkallë më lart. Atëherë pashmangshmërisht do të dalë përgjegjësia e Boratit tek koncesionet e shëndetësisë dhe të rrugëve, tek djegësit dhe tek sa e sa zullume të tjera, pavarësisht se firmat në shumë dokumente përvëluese mund të jenë të Erion Braçes dhe bedelëve të tjerë.

Por faktori i dytë që tmerron më tepër Boratin është shkatërrimi i pritshëm i Xhorxh Sorosit, patericës që e mban akoma në pushtet. Protektori i vet politik i ka ditët e numëruara. Foto me “vëllanë e vogël” në Davos vlen sa mijëra fjalë. Një Borat fytyrëngrysur duket qartë se është tërhequr me përdhunë në një foto e cila vetëm pak muaj më parë do ta çonte në qiellin e shtatë.

***

Shkatërrimi i perandorisë së së keqes nga “uragani” Trump do të jetë një nga shërbimet më të mëdha për shoqërinë njerëzore. Karriera servile dhe puthadore e Boratit, e lidhur me kancerin Soros, ka marrë fund. Nuk ka Sazan, Zvërnec dhe Karaburun që e shpëton sot Boratin!

Beni që nuk eci kurrë i vetëm në politikë, tashmë ka vetëm një rrugë për të ndjekur, atë që e çon fillimisht në bankën e të akuzuarve dhe më pas në vendin ku do t’i bëjë shoqëri Beqes së vet të koncesioneve…

Nga Ferdinand DERVISHI: Logo-ja që i ngjan mendjes së Ramës!
Nga Lutfi DERVISHI – Kali i ngordhur
Nga Basir ÇOLLAKU – Nestina Angoni i shkruan vëlla Erionit..
Nga Lutfi DERVISHI – Krisma nuk pati
Nga Lutfi DERVISHI – Spektakli i munguar i prangave
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Andi BUSHATI – Tre arsye se pse duhet rivotuar Albin Kurti
Next Article Nga ikona në të harruar: fati i trishtë i disa prej aktorëve më të famshëm të viteve ’90
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?