GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Erion DASHO – Follow the Money
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Erion DASHO – Follow the Money

By
Erion DASHO
09/09/2023
4 Min Read
Share
SHARE

Shprehja tashmë e famshme u krijua pas skandalit Watergate për të bërë dallimin midis “kokave të turkut” dhe fajtorëve të vërtetë. Përkthimi në shqip, “ndiqni paratë”, nënkupton se paratë janë ato që shkojnë tek fajtorët e vërtetë dhe ndjekja e tyre të çon automatikisht në zbulimin e tyre.

Asnjë prej qeverive Rama nuk ka kaluar pa megaskandale, të cilët së bashku përkthehen në miliarda dollarë hajdutëri në kurriz të qytetarëve shqiptarë. Zëvendëskryeministri në arrati flet më shumë se çdo provë tjetër. I njohur si një ndër njerëzit më të besuar të Ramës, Ahmetaj është mburrur jo rrallë duke rrahur gjoksin se “Vetëm mua nuk ka ç’të më bëjë Edi Rama”.

Ajo çka ndodh sot, po i jep të drejtë. Ndërsa Rama nuk ka hezituar të vendosë para drejtësisë ish-ministra, ish-zëvendësministra, kryetarë bashkish, etj., tek dy persona është dorëzuar. Ish-zëvendësin e vet e lejoi të largohej me pantallona të shkurtra, duke i krijuar çdo komoditet për t’u arratisur, ndërsa ministrin e parë të shëndetësisë ka refuzuar me gjithë fuqitë e veta ta vendosë në bankën e të akuzuarve, megjithë provat djegëse.

***

A mos Ahmetaj dhe Beqja kanë prova që djegin dhe që mund të marrin në qafë dy-metroshin e “pakorruptueshëm” që na qeveris tash 10 vjet?!

Nëse do të ishte kështu dhe ligji i Omertas rilindase nuk i lejon ata të flasin, prokuroria le të ndjekë paratë. Kusarët dhe hajdutët nuk vjedhin “për hobi”. Paret e vjedhura bëhen llogari bankare, prona në emër të vet apo të të tretëve, etj. Për të kapur një hajdut, mjafton të kapen dhe dokumentohen pronat dhe paratë.

Përvoja botërore ka treguar se vetëm duke ndjekur paret e krimit, mund të arrish tek padrinot. Pikërisht, këtë presin shqiptarët. E keqja më e madhe nuk vjen nga ai nëpunësi që fut në xhep një bakshish 10, 20, apo edhe 100 euro (kuptohet që edhe ky duhet të dënohet në bazë të ligjeve), por nga qeveritari që me një firmë përcakton interesa dhjetëra apo qindra milionëshe. Dëmi që bën kryeministri apo ministri ka potencialin të fundosë një vend në mjerim.

***

Shumë dyshime janë hedhur këto vite mbi SPAK-un dhe jo pa të drejtë. Pritshmëritë e publikut janë, në radhë të parë, për drejtësinë e munguar dhe, në radhë të dytë, për të rikuperuar sa më shumë nga paratë e grabitura. Duke ndjekur paratë, përmbushen të dy këto pritshmëri.

SPAK duhet të hetojë bizneset financiare, softuerike, farmaceutike apo mjeksore për të cilat përflitet prej vitesh se vaditen nga paret e korrupsionit. Përrallat me vibratorë dhe netë fjetje nëpër hotele janë të bukura për gallatë, por shumë larg nga ajo që mund dhe duhet të bëhet.

Ndjekja e modeleve të suksesshme ndërkombëtare në luftën kundër korrupsionit të elitave politike është vija e demarkacionit që do ta përkufizojë SPAK-un si shpëtimtarin apo varrmihësin e të ardhmes së Shqipërisë.

“Follow the money!”

Koha për përralla ka kaluar…

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Çorba e Lulit dhe qentë me lugën në brez
Next Article Nga Lutfi DERVISHI – Ishte THJESHT film

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?