GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Erion DASHO – Duhet ndryshim! Sa më parë!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Erion DASHO – Duhet ndryshim! Sa më parë!

By
Erion DASHO
30/07/2023
2 Min Read
Share
SHARE

Shumë shpesh shkruaj e flas për nevojën e reformimit të sistemit shëndetësor, për reformën në sistemin e financimit dhe pagesave (të cilin personalisht e shoh të lidhur me sigurimet shëndetësore sociale), etj., dhe jo rrallë marr komente se kjo gjë u duket shumë teorike lexuesve dhe dëgjuesve.

Sot, një ndër aktorët dhe regjisorët e njohur shqiptarë është duke u trajtuar në një strukturë shëndetësore private për një urgjencë shëndetësore dhe familjarët kërkojë ndihmë nëpërmjet mbledhjes së fondeve për të përballuar faturën e operacionit.

Ky rast hap një numër të pafund problemesh, ku unë do të veçoja:

》Së pari, është turp për një shtet europian që një ndërhyrje kirurgjikale e urgjencës realizohet në një spital privat dhe jo në QSUT. Mjafton ky rast që QSUT, dikur e drejtuar edhe nga klarinetistë, të humbasë statusin e një qendre terciare.

》Së dyti, është skandal që pagesa për shërbimet jetëshpëtuese të ofruara nga strukturat shëndetësore private nuk mbulohet nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore. Ka më shumë se dhjetë vjet që ka nisur blerja e shërbimeve private nga Fondi, por lista e shërbimeve që blihen ka mbetur e limituar dhe klienteliste.

》Së treti, shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen se mjekët janë duke u larguar jo vetëm jashtë vendit, por edhe brenda Shqipërisë janë duke braktisur sektorin publik. Fakti që një ndërhyrje neurokirurgjikale bëhet vetëm në një spital privat, flet shumë.

Duke i uruar aktorit shërim të shpejtë dhe të plotë dhe duke qënë i bindur se statura e tij do të bëjë të mblidhen jo 19 mijë eurot e nevojshme për të paguar ndërhyrjen kirurgjikale, por shumë më tepër se kaq, nuk mund të mos mendoj qytetarët e thjeshtë që ose duhet të shesin shtëpi e katandi për të përballuar fatura të tilla, ose duhet të vdesin.

Kjo situatë nuk mund të zgjasë më! Duhet ndryshim!

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Kim MEHMETI – Shqipëria e atyre që e shesin shtetin për të blerë vota!
Next Article Nga Sebastian ZONJA – Atdheu “kushton” sa një rrogë në fund të muajit

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?