GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enver BYTYÇI – Xhafer Deva luftoi kundër Serbisë, por jo kundër hebrejve!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enver BYTYÇI – Xhafer Deva luftoi kundër Serbisë, por jo kundër hebrejve!

By
Enver BYTYÇI
08/02/2022
3 Min Read
Share
SHARE

Xhafer Devës do t’i restaurohet shtëpia në Mitrovicë. Ministria e Kulturës e Kosovës ka marrë një vendim për kryerjen e restaurimit të kësaj shtëpie, me qëllim që ajo të shndërrohet në një objekt historik për një personazh kaq të përfolur e të kontestuar nga Serbia dhe e majta ekstreme shqiptare.

Por këtë akt e kontestoi edhe ambasadori gjerman në Prishtinë. Argumenti i tij ishte se “Xhafer Deva paska asgjësuar hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore,  përmes batalionit SS “Skanderbeg” të komanduar nga Bedri Pejani është I pabazë. Më rezulton se ambasadori i nderuar i Gjermanisë në Kosovë të jetë dezinformuar qëllimisht nga historianë dhe propagandistë anti-shqiptarë në Serbi. Megjithatë ambasadori gjerman ra në kurhin e kësaj propagande dhe e përhapi edhe më gjerë atë. Serbia është angazhuar fuqishëm të dëshmojë se shqiptarët jo vetëm nuk janë mbrojtës të hebrejve, por janë edhe dhunuesit e tyre. Këtë mesazh dha gjithashtu ambasadori.

E vërteta është krejt tjetër! Xhafer Deva ka qenë ministër i Brendshëm i Shqipërisë nën komandën gjermane. Qeveritë shqiptare si ato të kohës së pushtimit italian dhe ato të pushtimit gjerman, nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me fashistët dhe nazistët për asgjësimin e hebrejve në Shqipëri dhe në Kosovë. Të dhënat janë në Izrael dhe askush nga Izraeli nuk ka pohuar se shqiptarët, qoftë ky dhe Xhafer Deva, të kenë bashkëpunuar me nazistët në dëm të jetës së hebrejve.

Prandaj duhet përshëndetur iniciativa e minisrisë së Kulturës për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, sepse aktiviteti i tij politik kishte në themel interesat e kombit shqiptar, bashkimin kombëtar dhe luftën kudër komunizmit. E majta ekstreme shqiptare e ka anatemuar dhe mohuar rolin e Xhafer Devës, duke ia faturuar atij edhe krime që nuk i ka bërë, por nuk i ka faturuar “krime kundër hebrejve”! I kuptojmë edhe falsifikimet serbe, sepse mbrojtja e hebrejve e nxjerr propagandën e Beogradit për inhumanitetin e shqiptarëve zbuluar. Në fund të fundit Xhafer Deva iu bashkua pushtuesve për të luftuar kundër Serbisë, por nuk luftoi kundër hebrejve! Ndaj nuk e kuptoj pse ambasadori gjerman u angazhua kundër vendimit të ministrisë së Kulrurës së Kosovës?!

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Enver BYTYÇI – Mizoritë serbe në Kosovë nuk kanë fund, as emër!
Next Article Nga Erl KODRA – Fundi i një epoke

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?