GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enver BYTYÇI – Ura duhet hapur! Por ….
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enver BYTYÇI – Ura duhet hapur! Por ….

By
Enver BYTYÇI
03/08/2024
4 Min Read
Share
SHARE

Debat i madh nëse do të hapet ose jo Ura e Ibrit. Shumica beson se ajo duhet dhe dhe do të hapet. Një pakicë, kryesisht garniturë e ideve për ndryshim kufijsh dhe Open Balkan, thonë se Albin Kurti nuk mund ta hapë urën, sepse nuk mund të konfrontohet me NATO-n.

Unë di një gjë: – Kur Albin Kurti është nis ta realizojë diçka e ka realizuar, pavarësisht kostove që kanë patur aksionet e tij politike për vendosjen e kontrollit në gjithë territorin e vendit, sidomos në veri. Kësaj radhe është pak ndryshe. Kurti po e përdor me durim konsultimin me ndërkombëtarët. Jo se nuk e ka marrë vendimin. Por e shtyn vendimin thjesht që të justifikohet në publikun e Kosovës se nuk kanë munguar konsultat me aleatët.

Aleatët kësaj radhe po duan ta angazhojnë edhe NATO-n, si pjesë e konsultave. Me qëllim që presioni ndaj Kurtit të rritet e ai të tërhiqet nga zbatimi i vendimit për hapjen e Urës së Ibrit. Mesa shoh QUINT-i dëshiron ta dështojë hapjen e urës, jo thjesht për shkak të cënimit të sigurisë, sa për shkak të impaktit që ka kjo për rritjen e autoritetit në elektorat të kryeministrit të Kosovës. Pra, ata nuk duan që Kurti pas zgjedhjeve të ardhshme të qeveris i vetëm.

Për këtë arsye Kurti duhet të bëjë shumë kujdes. Të mos bjerë në kurth. Që do të thotë do të duhet të jetë i përgatitur për ndonjë agresion tjetër serb në komunat e veriut e ndoshta edhe në jug të vendit. Ka shumë mundësi që një ose më shumë vende të QIUNT-it, të gjitha ato anëtare me peshë në NATO, të bëhen palë inkurajuese për Serbinë për akte diversioni e ndoshta terroriste. Në politikë nuk kanë rëndësi mjetet, rëndësi ka qëllimi! Kjo është aksioma e përgjithshme e saj. Fatkeqësisht!

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Prandaj, nëse Kurti nuk e ka ose nuk mund ta ketë situatën e sigurisë nën kontroll të rreptë, e ka të vështirë ta hapë Urën e Ibrit. Sepse vërtet akti i hapjes së saj i sjell atij pikë elektorale e politike, por një akt terrori i Serbisë e çon këtë kredibilitet në fund të kuotave.

Ndërkaq Kurti duhet të llogarisë të përballet me presionin politik të krerëve të shteteve dhe diplomacitë e vendeve të QIUNT-it. I pari do të jetë kryeministri i Shqipërisë, pavarësisht problemeve pa fund që i kanë dalë, ai që do ta dënojë hapjen e Urës jashtë kontekstit të bisedimeve Kosovë-Serbi e pa lejen e Brukselit. Amerika tashmë e ka bërë atë dalje!

Unë jam i interesuar të fitojë Kosova. Pra, të mos fitojnë forcat politike të mëparshme, të cilat u luten diplomatëve perendimorë “Aman na ndihëmoni ta ndajmë Kosovën e t’ia japim pasuritë e saj  Serbisë”! E që do të thotë të fitojë së paku edhe një mandat koalicioni i sotëm qeverisës, i cili ka dëshmuar se sakrifikon për mbrojtjen e rendit dhe sovranitetit shtetëror dhe se e lufton më mirë korrupsionin. Them më mirë, sepse korrupsion ka edhe në administratën e kësaj qeverisjeje!

Përfundimisht ura duhet hapur. Por nëse ata që e hapin kanë këllçe ta mbrojnë rendin, rregullin, qetësinë dhe paqen! Vetëm në këtë rast do të sfidohen sërishmi jo vetëm politikat e Beogradit në Kosovë, por edhe ata që këshillojnë që ura të mos hapet.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Enver BYTYÇI – Pse respekti ndaj Kosovës dhe shqiptarëve është e vetmja alternativë për paqen në Maqedoni?
Next Article Të gjithë ata që Rama vodhi nga “tava” e Metës
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?