GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enver BYTYÇI – T’i besosh Edi Ramës në intrigat e veta, është njësoj si t’i besosh djallit që hiqet si engjëll!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enver BYTYÇI – T’i besosh Edi Ramës në intrigat e veta, është njësoj si t’i besosh djallit që hiqet si engjëll!

By
Enver BYTYÇI
06/09/2025
4 Min Read
Share
SHARE

Kur Blendi Fevziu e pyeti kryeministrin shqiptar, të enjten në mbrëmje, nëse e kishte shitur Sazanin apo jo, Edi Rama u përgjigj: “Janë thashetheme si ato që u bënë për ndarjen e Kosovës”!

Po a ishin thashetheme akuzat ndaj Edi Ramës dhe Hashim Thaçit për ndarjen e Kosovës? Sigurisht se jo. Pse?

1. Ish ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bild, deklaroi në Financial Times të Britanisë së Madhe se kryeministri Rama i kishte propozuar atij si zgjidhje të konfliktit midis Kosovës dhe Serbisë, pikërisht ndarjen e Kosovës të maskuar si shkëmbim territoresh. Edi Rama nuk e përgenjështroi këtë deklaratë të Carl Bild.

2. Ish kryeministri britanik, këshilltar i Ramës, i mirënjohuri Tony Blair, ka deklaruar se me porosi të Ramës dhe Vuçiq ai ishte investuar për lobim për ndarjen e Kosovës. Por këta nuk e përgenjështruan as këtë akuzë, se e tillë quhet sipas deklarimit të Edi Ramës.

Lexo më shumë

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!
Nga Andi BUSHATI – Një president lolo

3. Akuza të drejtpërdrejta për investimin e Ramës për ndarjen e Kosovës kanë bërë në mënyrë të përsëritur Sonja Biserko, Natasha Kondiç dhe shumë eksponentë të tjerë. As këta nuk janë kontestuar nga kryeministri i Shqipërisë.

4. Edi Rama dhe Hashim Thaçi iu lutën fillimisht presidentit të Francës, Emmanuel Macron, gjatë një kongresi të Frankofonisë në vitin 2018 në Ereven të Armenisë, që ky i fundit të ndihëmojë për realizimin e projektit të ndarjes së Kosovës. Dhe për këtë këta të dy janë përmendur vazhdimisht, por asnjëherë nuk e përgenjështruan këtë fakt.

5. Kur Hashim Thaçi deklaroi në gusht të vitit 2018 në një samit në Austri se bashkë me Vuçiq po punojnë për “korrigjimin e kufijve”, Edi Rama nuk reagoi, heshti dhe heshtja ishte miratim i plotë.

6. Në maj 2020 u bë samiti i Procesit të Berlinit në Berlin. Edi Rama, Aleksandër Vuçiq dhe Hashim Thaçi ia hapën hartën e Ballkanit kancelares Merkel për t’i shpjeguar se cilla do të ishte marrëveshja për shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, pra si do ndahej Kosova. Por Merkel refuzoi kategorisht, ndërkohë që Macron heshti për shkak se e dinte që Merkel është kategorikisht kundër kësaj ideje. Rama ishte në anën e Vuçiq dhe Thaçit, ndërkohë që kryeministri Haradinaj qëndronte larg në shenjë refuzimi. Madje ai i shau meritueshëm!

7. Kurrë Rama nuk është shprehur kundër korrigjimit të kufijve ose shkëmbimit të territoreve publikisht. Pra kurrë nuk e ka denoncuar përpjekjen për ndarjen e Kosovës, sepse ishte vetë skenaristi i përpjekjeve të tilla për ndarje. Edhe të ejnjten në mbrëmje ai u mbrojt skiç, duke i konsideruar akuzat të papaza. Por kurrë nuk tha se “Jam kundër ndarjes së Kosovës”, edhe atëherë kur debati mori zjarr.

8. Edi Rama vuri Baton Haxhiun të testojë lojën me ndarjen e Kosovës, kur ky (Batoni) si këshilltar i Ramës dhe përçues i ideve të kryeministrit të Shqipërisë dhe presidentit të Serbisë deklaroi publikisht se 1) Kosova duhet ndarë, 2) Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë duhet mbyllë, 3) Krimet dhe genocidi serb në Kosovë duhen harruar!

Ka njëmijë fakte, me të cilat Edi Rama provohet si intriganti dhe udhëheqësi, sidomos në prapaskenë i ndarjes së Kosovës. Ndërsa Hashimi dhe Vuçiq ishin të hapur në publik, ky, Edi Rama inspiroi dhe drejtoi të gjithë fushatën mediatike të komunikimit publik në favor të ndarjes së Kosovës.

T’i besosh Edi Ramës në termat që sot ai përdor, është njësoj so t’i besosh djallit që hiqet si engjëll!

Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Nga Andi BUSHATI – Bijtë bastardë të regjimit që rrëzuan Veliajn
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Sebastian Zonja – Lavdi liderave tanë Edi Rama dhe Albin Kurti!
Next Article Billy Preston – “Beatles i pestë” që i dha jetë muzikës botërore
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin

03/10/2025
3 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?