GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enver BYTYÇI – Sindroma e Fraklin Roosevelt!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enver BYTYÇI – Sindroma e Fraklin Roosevelt!

By
Enver BYTYÇI
28/06/2022
6 Min Read
Share
SHARE

Duket se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i qasen ngadalë përkrahjes së Open Balkan. Ambasadori amerikan në Beograd, Criss Hill, ishte në Ohër dhe ndoqi nga afër samitin e para 10 ditëve. Më pas u shpreh pozitivisht rreth tij. Gabriel Escobar është i ngarkuar për Ballkanin Perendimor dhe në përshëndetjen e Samitit të Ohrit e kushtëzoi Ballkanin e Hapur me dy elementë: – Përkushtimin  e tij në çeshtjet ekonomike dhe pjesmarrjen e tri vendeve të munguara në këtë inciativë. Ndërsa para tri ditësh ambasadorja e SHBA-ve në Mal të Zi u shpreh hapur në mbështetjtje të Open Balkan. Madje tha se “Kosovës në këtë inicitivë nuk i duhet fut-notë për t’iu bashkuar” asaj!

Kjo fjalia e fundit e shefes së diplomacisë amerikane në Mal të Zi shfaq kundërshtinë e saj me qasjen e Bashkimit Europian e sidomos të Gjermanisë, e cila i është përkushtuar Procesit të Berlinit, në vend të Ballkanit të Hapur. Madje përfaqësuesit e Berlinit në Bruksel e konsiderojnë Open Balkan si kundërvënie dhe mungesë vullneti të rajonit tonë për t’u anëtarësuar në BE! Kjo panoramë më bën të analizoj  atë se çfarë fshihet pas kësaj lëvizjeje anti-gjermane të Uashingtonit.

Edi Rama në Prishtinë u tha gazetarëve se do t’ju duhem një ditë për shkak të vëllazërisë që kam me Vuçiq. Nuk e di nëse ishtë ky një paralajmërim për luftë në rajon, nëse nuk përkrahet Open Balkan, apo diçka tjetër. Por kryeministri i Shqipërisë e ka potencuar Ballkanin e Hapur si alternativë “të paqes” dhe ka paralajmëruar luftë e konflikt, nëse ai nuk mbështetet nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, kuptohet edhe nga faktorët politikë opozitarë, të cilët janë kundër tij.

Gjitçka që po ndodh besoj lidhet me një fakt: – Presidenti i Serbisë, Aleëksandër Vuçiq, ka premtuar se nëse përkrahet minishengeni i djeshëm ose Open Balkan-i i sotëm, atëherë Serbia do të ankorohet me Perendimin. Kurse Rama ka shkuar më tej, duke i garantuar partnerët amerikanë se “paska folur me Vuçiq dhe ky i fundit e ka garantuar kryeministrin e Shqipërisë, se Serbia në këtë rast do të bëhej edhe anëtare e NATO-s! Në Uashington duket se e testojnë, por edhe e kanë besuar Aleksandër Vuçiq. Besimi amerikan është rrit, kur Rama ka hyrë si “garant” i këtij ndërrim-kursi të Serbisë nga aleanca me Rusinë te marrëdhëniet strategjike me SHBA-të!

Megjithatë në SHBA ende është i gjallë sindromi i presidentit Roosevelt, kur në Jaltën e shkurtit 1945 besonte se “Stalini është një demokrat” dhe “i mbahet fjalës së dhënë”! Menjëherë pas vdekjes së Roosevelt Bashkimi Sovjetik i Stalinit tregoi dhëmbët kundër Perendimit. Europa u nda në dy pjesë. Amerikanët e sotëm, përfshirë dhe ambasadorin prominent, Hill, duket se besojnë te premtimet e Aleksandër Vuçiq dhe sidmos të ndërmjetësimi i Edi Ramës, të cilin e konsiderojnë si msit të tyre në Beograd! Por harrojnë se të dy këta liderë ballkanikë nuk kanë të bëjnë asgjë me fjalën e mbajtur! Thjesht janë mashtrues! Të dy këta duan të zgjasin ditët e vitet në pushtet. Prandaj dhe e mbajnë Departamentin e Shtetit me shprësën e një “suksesi” të pritshëm për ta marrë Serbinë në gjirin e kombeve anëtare të NATO-s e të BE-së! Madje shpresojnë se përmes Open Balkan do ta detyrojnë Beogradin të njohë edhe Kosovën e pavarur! Kjo është përralla më e “bukur” e kësaj komedie!

Absurde është kjo ta mendosh, jo më ta besosh. Sepse Aleksandër Vuçiq, edhe sikur të ishte pro-amerikani më i madh në botë dhe pro-europiani më i përkushtuar, nuk do të mundë kurrë ta shkëpusë Serbinë nga ndikimi i Rusisë dhe ta ankorojë në Perendim, sidomos në NATO. Ai çdo ditë thotë se “kurrë nuk do ta njohë Kosovën shtet të pavarur e sovran”. Në Serbi e thërret “Kosovo-Metohi”, ndërsa anglisht “E ashtuquajtura Kosovë”! Ndërkohë që presidenti i Serbisë është peng i Moskës dhe i presidentit Vladimir Putin. Vuçiq nuk mund të bëjë asnjë hap në drejtim e kundërt të erës ruse. Kjo, sepse ai kontrollohet plotësisht nga Moska dhe Kremlini.

Vetë presidenti i Serbisë ka bërë biseda dhe premtime kompromentuese në Kremlin. Rusët nuk janë aq naivë sa të mos e kenë futur në xhepin e vogël të qestekut atë. Por nga ana tjetër të gjithë njerëzit që e rrethojnë janë militantë dhe vdesin për Rusinë, përpara se të japin jetën për Serbinë. Të tillë ka edhe në partinë e presidentit Vuçiq, por sodomos në partinë e Milosheviçit të drejtuar nga Ivica Daçiq! Edhe nëse kryepeshkopi i Serbisë do të ishte përkrahës i qëndrimeve pro-perendimore të Vuçiq, sinodi i Kishës Ortodokse të Serbisë dhe bashkëpunëtorët e kryepeshkopit janë e do ishin krejt kundër këtij qëndrimi. Në Akademinë e Shkencave dhe mediet publike gjithashtu ekziston fryma pro-ruse. Zërat pro-perendimit në elitën akademike e intelektuale konsiderohen si “tradhti ndaj atdheut”!

Kurse 80 përqind e qytetarëve të Serbisë janë me zëmër e më shpirt pro Rusisë dhe presidentit Putin! Ndërkaq Roosevelt-ët e shekullit 21-të në SHBA shpresojnë ende se Serbia do të bëhet aleat i tyre! Naivitet i servirur në tabakanë e Sorosit! Vuçiq nuk mund të bëhet Tito! Serbët betohen në fotografinë e Vladimir Putin!

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Andi BUSHATI – Arrestimet e policëve të vegjël që duan të fshehin një krim më të madh
Next Article Nga Klodian TOMORRI – Narko-eurot pompohen në ekonomi duke fshehur dramën e vërtetë

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?