GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enver BYTYÇI – Shqipëria dhe shqiptarët të rrezikuar nga bashkëpunimi Rama-Vuçiç!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enver BYTYÇI – Shqipëria dhe shqiptarët të rrezikuar nga bashkëpunimi Rama-Vuçiç!

By
Enver BYTYÇI
29/06/2021
6 Min Read
Share
SHARE

Ish-Presidenti Donald Trump ka nisë lëvizjen e tij “Ta shpëtojmë Amerikën”! Çdo mendje normale do të thoshte në këtë rast: “Kur Donald Trump kërkon ta shpëtojë Amerikën nga Joe Biden, çfarë duhet të thonë shqiptarët për qeverisjen e Edi Ramës dhe bashkëpunimin e tij me Serbinë”?! Në rastin tonë kjo thirrje vjen e bëhet imperativ i kohës: – Të shpëtojmë Shqipërinë dhe shqiptarinë nga bashkëpunimi Rama-Vuçiç. Në këtë kontekst duhen veçuar disa aspekte:

1. Midis dy liderëve, atij serb dhe këtij tonit, ka marrëveshje të fshehta. Ky është rreziku më i madh i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Presidenti i Serbisë e mbështeti fuqishëm kryeministrin e Shqipërisë që ky i fundit “ta fitojë” mandatin e tretë të qeverisjes.  Edhe sikur Rama të ishte nipi i Borkës, siç është Vuçiç, presidenti serb nuk do ta mbështeste atë kaq hapur dhe me nervozizëm që të rrinte në pushtet. Por Edi Rama ze vend të veçantë në axhendën e presidentit të Serbisë. Eshtë i preferuari i shekullit dhe bashkëpunëtor në krimin anti-shqiptar.

Investimet e reklamuara të kryeministrit shqiptar janë investime strategjike të projektuara në Beograd e ndërmjetësuara nga Beogradi. Interesi serb për koridorin Durrës-Beograd është i jashtëzakonshëm. Kompanitë logjistike të transportit dhe infrastrukturës së tij nga Serbia kanë filluar të instalohen në Shqipëri. Marrëdhënia Vuçiç-Rama është shumë më e thellë se ajo që shohim. Kush beson se kjo marrëdhënie është në interesin e shqiptarëve, ai është debil nga trutë e kokës! Ndërsa nismat politike, si ajo e Minishengenit, janë autostrada e realizimit të projekteve radikale anti-shqiptare të Sebisë kundër intersit kombëtar të Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Prandaj Shqipëria dhe shqiptarët duhet të shpëtohen nga bashkëpunimi i Edi Ramës me Aleksandër Vuçiç!

2. Në ndihmë të projekteve Rama-Vuçiç është mobilizuar e gjithë struktura dhe superstruktura mafioze e trafikantëve dhe kriminelëve të të dy vendeve. Ka raste kur kriminelët, si dhe vrasjet e krimet që ata bëjnë, nxiten e përdoren për të maskuar marrëveshjet e fshehta Rama-Vuçiç për shndërrimin e Serbisë në fuqi ekonomike e tregtare rajonale, edhe pse dihet se kjo marrëveshje e shndërron ekonominë e shteteve të tjera të rajonit në veprimtari të varur prej Serbisë. Shtrirja në jug të Ballkanit e Serbisë ishte ëndërra serbe e fillimit të shekullit të XX. Me ndihmën e Edi Ramës këtë ëndërr po e realizon Aleksandër Vuçiç në dhjetëvjeçarin e tretë të shekullit të XXI.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Këtë katastrofë të cilën po na e sjellin në mënyrë të sinkronizuar iniciativat politike rajonale të Edi Ramës dhe presidentit serb, si dhe mekanizmat e veprimtarisë kriminale të mafies rajonale të të dy vendeve.  Mafia dhe krimi i organizuar janë ulur këmbkryeq në pënyrë të pakontrolluar në Shqipëri dhe në mënyrë të kontrolluar në Serbi. Të dy këto segmente bashkëpunojnë ditën e natën për të shpronësuar shqiptarët dhe pronësuar trafikantët, për të varfëruar Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Malin e Zi dhe për ta pasuruar Serbinë.

3. Shqipëria dhe shqiptarët mund të kenë ende shpresë se ata do t’i shopëtojë Kosova, si gjithmonë në historinë tonë! Ndryshimi politik i 6 shkurtit të kaluar në Kosovë është një ngjarje e madhe që jep shpresë se Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç nuk do të kenë sukses në projektet e tyre anti-shqiptare. Megjithatë, të dy këta po zgjerojnë përkrahjen e tyre në projektet kundër nesh. Po bëjnë lëshime tjera me qëllim që të marrin mbështetje për minishengenin, si çelësi i suksesit të tyre. Të dy këta nuk ndalen dhe gjithnjë shfrytëzojnë rastin të promovojnë njëri-tjetrin dhe pjellën anti-shqiptare të tyre: -Minishengenin shkatërrues të interesave tona kombëtare. Shkatërrues për faktin se iniciativa Rama-Vuçiç ka synim izolimin e Kosovës dhe shkatërrimin e shtetësisë së saj, si kusht i zgjerimit të pandalur të Serbisë në jug të saj.

Nuk dihet sa do të rezistojnë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani përballë këtij rreziku kombëtar, por deri tani kanë dhënë shenja pozitive në këtë drejtim. Këta të dy, si dhe të gjithë politikanët që e duan Shqipërinë, Kosovën dhe i respektojnë vlerat e shqiptarëve, duhet të bashkohen me qëllim që të shkatërrohen planet e Aleksandër Vuçiç kundër nesh. Para së gjithash akademikët, njerëzit e dijes, ata të letrave, të kulturës dhe të medies kanë detyrimin të punojnë çdo ditë për t’i informuar shqiptarët lidhur me këtë rrezik të madh kombëtar! Mos prisni të shihni flakën! Mos mendoni se tymi që shohim nuk është një zjarr i madh, në të cilin mund të digjemi të gjithë bashkë!

Për të gjitha këto arsye duket qartë se patronazhisti i Ramës është Aleksandër Vuçiç, i cili jo vetëm e monitoron dhe ndihëmon në fushatë elektorale, duke goditur opozitën shqiptare, por edhe i kundërvihet BE-së për moshapjen e negociatave me Shqipërinë. Të dy këta janë gjithnjë bashkë në ditë të mira e të vështira. Dhe nëse nuk i ndalim sot, atëherë nesër Shqipëria dhe shqiptarët do të vuajnë më shumë se në shekullin e XX pasojat e një bashkëpunimi kaq të ngushtë midis kryeministrit të Shqipërisë dhe presidentit të Serbisë!

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Enton PALUSHI – Përse Rama zgjodhi të provokojë pas këtyre masakrave tronditëse
Next Article Ditari i Evropianit të Cristiano Ronaldos
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?