GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enver BYTYÇI – Ringjallja e teorisë serbe, Ballkani-ballkanasve
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enver BYTYÇI – Ringjallja e teorisë serbe, Ballkani-ballkanasve

By
Enver BYTYÇI
12/07/2021
7 Min Read
Share
SHARE

Në historinë diplomatike dhe politike të Serbisë një vend të veçantë ze injektimi i një teorie të  përsëritur gjithnjë në kohë të caktuara, e cila njihet si teoria “Ballkani-ballkanasve”! Sa herë që në Beograd kanë nevojë të tundin degën e ullirit “në kërkim të paqes” si favor për Serbinë, politikanët e këtij vendi drejtohen nga kjo teori. Para pak ditësh presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e risolli atë në vëmendjen e publikut, kur tha se “ndërhyrjet e huaja kanë bërë që resurset dhe pasuritë e Ballkanit të grabiten nga Fuqitë e Mëdha”. Ishte një përpjekje e tij për të “argumentuar” pse Minishengeni është i favorshëm për zhvillimin e rajonit tonë.

Në fakt Vuçiç nxori në sipërfaqe qëllimin e tij të vërtetë. Konfirmoi atë që ne e themi vazhdimisht se Minishengeni është një iniciativë, e cila synon devijimin e rrugës së integrimit në NATO e BE të vendeve të rajonit tonë. Ndaj dhe presidenti i Serbisë iu referua teorisë “Ballkani-ballkanasve”, si rrugë e vetme e ruajtjes së sovranitetit të shteteve nga ndërhyrjet dhe ndikimet e huaja. Shkurt, teza “Ballkani-ballkanasve” garanton supremacinë serbe në gadishullin ballkanik.

Në të vërtetë kjo teori është sajuar në përpjekje për ta imponuar atë te vendet e tjera, sidomos te shqiptarët, qëllimisht që popujt jo-serbë të mbeten pa mbrojtje përballë ndërhyrjes, ndikimit dhe influencës ruse në Serbi e në rajon. Me këtë projeksion skema “Ballkani-ballkanasve” u sajua gjatë Luftrave Ballkanike. Ideja ishte që katër vendet e Aleancës Ballkanike, Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Mali i Zi, të mund të merreshin vesh për ndarjen e territoreve ku jetonin shqiptarët dhe maqedonasit. Më vonë edhe boshnjakët.  Dihet si përfundoi historia jonë në e nga Luftrat Ballkanike: -Një shtet në gjysmën e territoreve e me gjysmën e popullsisë shqiptare!

Në vitin 1936 u mbajt në Beograd një konferencë e vendeve ballkanike, ku mori pjesë edhe Turqia. Aty u projektua një program i qartë i teorisë politike “Ballkani-ballkanasve”, projekt që drejtohej kundër ndërhyrjeve të jashtme në rajonin tonë. Shqipëria e Mbretit Zog I nuk mori pjesë në këtë konferencë .  Por nuk ndodhi kështu pas Luftës së Dytë Botërore. Projekti serb “Ballkani-ballkanasve” u përkrah fuqishëm në vitet 1944-1948 nga qeveria shqiptare e kohës. Më pas, edhe pse marrëdhëniet me Jugosllavinë herë tensionoheshin e herë zbuteshin, kjo teori u shpërfaq si adekuate në faza të caktuara të regjimit komunist. Madje në fund të këtij regjimi, u organizua në Tiranë Mbledhja e Ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit, iniciativë kjo e promovuar në fillim në Beograd. Koncepti ramizist për “Shqipërinë as Lindje, as Perendim” u integrua në konceptin serb “Ballkani-ballkanasve”!

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Milosheviçi gjithashtu e përdori teorinë “Ballkani-ballkanasve” si instrument për të kundërshtuar “ndërhyrjen” e Fuqive të Mëdha të Perendimit në “punët e brendshme të Serbisë’, siç ai e konsideronte ndërhyrjen euro-amerikane në Kosovë. Me këtë tezë kasapi i Ballkanit donte t’i kishte duart e lira për asgjësimin fizik përmes vrasjeve dhe dëimeve të shqiptarëve! Ndërkaq bëri gjithçka që të siguronte ndihmën dhe mbrojtjen e Rusisë për Serbinë. Edhe në takimin e fundit me 23 mars 1999 me Ëesley Clark diktatori Milosheviç përsëriti tezën, sipas të cilës “Na e lini ne zoti general, se dijmë si të sillemi me shqiptarët”!

Teza që ripostoi në publik Aleksandër Vuçiç është e njëjtë: “Na e lini ne ballkanasve, (saktësisht serbëvë), menaxhimin e punëve të rajonit dhe “ne do të si të sillemi me popujt e vendet e Ballkanit Perendimor”!  Që do të thotë si do të silleshin veçmas me shqiptarët, specifikisht me Kosovën. Kjo është teza serbe e teorisë “Ballkani-ballkansve”! Me këtë tezë Beogradi mbron të njëjtin pozicion si në vitin 1912, si në vitin 1936, si në kohën e regjimit të Titos e të Milosheviçit edhe në ditët e sotme! Pra Serbia po e përdor këtë “ofertë” në harmoni me synimet dhe projeksionet e të së kaluarës. Minishengeni paraqitet tashmë si mjet dhe instrument i izolimit të rajonit tonë nga BE dhe NATO. Dhe si i tillë do të dëshmohet njëkohësisht edhe si instrument i rritjes së ndikimit dhe influencës ruse në Ballkan.

Ajo që tërheq vëmendjen lidhet me faktin se kësaj teorie të “Ballkanit-ballkanasve” i është bashkëngjitur edhe Edi Rama. Fakti që kryeministri i Shqipërisë mbështet pa rezerva dhe pa u menduar gjatë iniciativat serbe të rajonit, dëshmon se ka një kimi të qëndrueshme midis politikës serbe dhe politikës së qeevrisë së zotit Rama për rajonin tonë. Edhe pse kjo politikë drejtohet kundër Kosovës, edhe pse teoria “Ballkani-ballkanasve” synon rikthimin e Serbisë në Kosovë e në rajon si fuqi dominante, Edi Rama është rrjeshtuar pro-teorive të Beogradit.

Gjeopolitika e rajonit tonë na jep mësimin e madh se nuk sjell konflikt në Ballkan prania europiane dhe amerikane. Përkundrazi, mos-prania e këtyre aktorëve gjeopolitikë dhe ndikimi i Rusisë e kanë përçarë dhe shkatërruar mundësinë e bashkëpunimit ballkanik. Shkaktarët e Luftës së Parë Botërore ishin serbët dhe rusët, të cilët shpallën mobilizimin e përgjithshëm ushtarak tri orë para Gjermanisë, e cila më pas shpalli mobilizimin e pjesshëm ushtarak të saj.

Prandaj dhe politikanët shqiptarë duhet të refuzojnë me vendosmëri e pa mëdyshje ofertën serbe të “Ballkanit-ballkanasve”! Kjo ofertë është shkatërrim i interesave tona kombëtare dhe shërbim i padiskutueshëm për interesat serbe në rajonin tonë!

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Hatixha Mehmedoviq, trashëgimia e një nëne
Next Article Nga Red VARAKU – Çfarë paralajmëron kërkesa e PD për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë dhe Srebrenicë?
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?