GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enver BYTYÇI – Ringjallja e Procesit të Berlinit është fundi i Ballkanit të Hapur!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enver BYTYÇI – Ringjallja e Procesit të Berlinit është fundi i Ballkanit të Hapur!

By
Enver BYTYÇI
08/05/2022
6 Min Read
Share
SHARE

Në fakt Ballkani i Hapur nuk u bë asnjëherë një asosacion i pranuar. Tri shtete e bojkotuan atë. Sepse kjo iniciativë e presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Shqipërisë u nis dhe vazhdoi deri në fund si mohim i Procesit të Berlinit. Kurse dje kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, i dha fund spekullimeve dhe demarsheve serbo-ediste për ta zevendësuar procesin e integrimeve europiane të vendosur në Berlin në vitin 2014 me procesin serbo-rus të dezintegrimeve ballkanike!

Procesi i Berlinit është një iniciativë e ish-kancelares Merkel, me qëllim parapërgatitjen e vendeve të Ballkanit Perendimor për t’u integruar në BE. Pjesë e këtij procesi u bënë që atë kohë të gjashtë vendet e rajonit, përkatësisht Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia. Thelbi ishte dhe mbetet krijimi i një tregu të përbashkët ballkanik me prioritet lëvizjen e lirë të njerëzve e të mallrave si dhe bashkëpunimin në fushën e tregtisë, doganave, politikave doganorë e tatimore, etj.

Nga vendet e BE-së anëtare të këtij procesi ishin Gjermania, Italia, Greqia, Polonia, Bullgaria, Austria, Franca, Sllovenia dhe Kroacia.

Ndërsa Britania e Madhe u bë gjithashtu anëtare e sponsore e tij.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Në kuadër të këtij procesi u zhvilluan disa samite si ai i themelimit në Berlin në vitin 2014, si dhe samitet e tjera pasuese në Vjenë, Paris, Trieste, Londër e Poznan të Polonisë, deri në vitin 2019, si dhe në Sofie në vitin 2021. Ndërkaq në vitin 2019 Rama, Vuçiq dhe Zaev themeluan një lidhje alternative me të njëjtat synime, atë që u quajt minishengen. Propaganda që shoqëroi këtë iniciativë serbo-ruse ishte e jashtëzakonshme.

Qëllimi ishte që të shitej si iniciativë europiane, e cila kishte mbështetjen e Brukselit, madje edhe të Berlinit, por që kurrë nuk mundën të marrin një fjalë mbështetjeje nga Brukseli. Themeluesit e minishengenit në fakt nuk patën sponsor Bashkimin Europian, por fondacionin Soros. Soros junior ishte komandanti i togës dhe jepte komandën në çdo rast për qëndrim gatitu para tij të tre protagonistëve, Edi Ramës, Aleksandër Vuçiq dhe Zoran Zaev-it.

Ndërsa Procesi i Berlinit kishte një fond të majmë për vendet e rajonit prej miliarda eurosh, minisengeni, i cili në vitin 2021 u shndërrua në Open Balkan, sponsor kishte George Sorosin. Qoftë dhe për këtë fakt Ballkani i Hapur shfaqej qartë si konkurent dhe sfidues i Procesit të Berlinit. Objektivi i Open Balkan nuk ishte integrimi në Bashkimin Europian, por në një Jugosllavi të Re të dominuar nga Serbia. Se cilat do të ishin benefitet e Soros në këtë lojë anti-europiane, kjo nuk u bë asnjëherë e ditur. Por dihet tashmë se investimi i Sorosit në vendet ballkanike është shumë fitimprurës për shkak të instalimit ta autoritarizmit dhe arrogancës ideologjike në funksion të pasurisë dhe rritjes galopante të korrupsionit shoqëruar me rritjen e borxhit publik, përkeqësimin e lirisë së medies, thellimin e treguesve të varfërisë, rënien ekonomike dhe dekadencën morale e shpirtërore.

Procesi i Berlinit u projektua dhe vazhdon të veprojë në shumë drejtime si, bashkëpunimi rajonal, zhvillimi i vlerave të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore. Ai përfshin gjithashtu investimin strategjik në funksion të paqes, demokracisë, mirëqenies, sigurisë dhe stabilitetit rajonal, si dhe koordinimin midis vendeve të BE-së dhe atyre të BP për investime dhe projekte mbinacionale. Procesi i Berlinit parashikon zgjidhjen e konflikteve rajonale dhe pajtimin midis popujve e shteteve, si dhe një plan investimesh të rëndëishme për të gjithë rajonin. Liria e lëvizjes, tregtia e lirë, qarkullimi i mallrave pa dogana dhe pengesa të tjera, janë në fokus të Procesit të Berlinit!

Por pavarësisht këtyre benefiteve u shpik Minishengeni i shndërruar më vonë në Open Balkan. Pse duhej kjo iniciativë? Thjesht për të mënjanuar Procesin e Berlinit!Për të krijuar një Jugosllavi të Re! Për të izoluar Kosovën dhe rrënuar shtetësinë e saj! Për të mos pranuar monitorimin europian. Dhe në fund për të realizuar një regjim të sundimit autoritar! Qëllimi për pushtet iu mbivendos qëllimit për zhvillim dhe integrim! Demokracia dhe shteti i së drejtës i sponsorizuar nga Procesi i Berlinit nxjerr jashtë loje aktorët politikë të autoritarizmit, përkatësisht Edi Ramën dhe Aleksandër Vuçiq. Natyrisht jo menjëherë, por në mënyrë graduale të përshpejtuar!

Mbi të gjitha, Procesi i Berlinit promovon Kosovën si shtet të pavarur e sovran në marrëdhëniet e saj me vendet e tjera pjesmarrëse në këtë inciatovë. Jo rastësisht të gjitha vendet e BE-së, anëtare të Procesit të Berlinit i përkasin grupit të shteteve që e kanë njohur Kosovën shtet sovran e të pavarur. Ndërkaq Open Balkan është një organizëm serbo-sorosist me bazë mohimin e pavarësisë dhe identitetit shtetëror të saj.

Prandaj dje ishte një ditë historike. Berlini rikthen fuqishëm iniciativën e tij për Ballkanin Perendimor. Kjo do të thotë se po ditën e djeshme mori fund iniciativa Rama-Vuçiq-Zaev e Open Balkan. Qoftë ditë e hajrit! Qoftë ditë e bekuar! Tani mbetet që të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor të arrijnë objektivat e fillimit të këtij procesi, veçanërisht paqen, sigurinë, stabilitetin, njohjen reciproke, demokracinë dhe shtetin e së drejtës!

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Enver BYTYÇI – Zhgënjimi e nxjerr nga shinat Edi Ramën!
Next Article Nga Prof. Asoc. Dr. Enver BYTYÇI – Shtatë hapa për t’u bërë autokrat
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Shëndet

Birrë apo verë? Debati i vjetër që shkenca ende po e mat me kujdes

07/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?