GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enver BYTYÇI – Regjimet nuk bëjnë drejtësi!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Blog

Nga Enver BYTYÇI – Regjimet nuk bëjnë drejtësi!

By
Enver BYTYÇI
01/11/2024
4 Min Read
Share
SHARE

Mbrëmë kryeministri i Shqipërisë në një dalje televizive të gjatë nuk tha asgjë. Duket se atij i ka mbaruar karburanti. Nuk e çon timoni më as deri në Surrel. Nuk ka çfarë thotë, nuk ka çfarë jep, megjithëse ai kurrë nuk ka dhënë, vetëm ka marrë! Por diçka e përsëriti thekshëm edhe në intervistën e mbrëmshme. Tha se ka arritur suksese në reformën në drejtësi, se “Partia Socialiste për herë të parë është duar-jashtë nga drejtësia dhe SPAK” etj. Në fakt, tashmë ne e dimë se për gjithçka që thotë Edi Rama, duhet besuar e kundërta. Madje sa më fort i mëshon pavarësisë së gjyqësorit, aq më e varur është drejtësia te ekzekutivi.

Ndërkaq ambasadori i BE-së në Tiranë, përsëriti këto dy ditë sërishmi “sukseset” në gjyqësor dhe lavdëroi punën e SPAK. Eshtë kjo një medalje që publiksiht ndërkombëtarët e varin në qafën e Edi Ramës dhe e motivojnë atë të thotë se “Amerika ka bërë Noc Rrokun” në drejtësinë e Shqipërisë. Kjo deklarata e fundit e mbrëmjes së shkuar provon se kryeminsitri dikton axhendën e SPAK dhe deri diku të drejtësisë shqiptare, kur është puna për të mbrojtur bandat dhe kriminelët. Por si është e vërteta në letra? Çfarë thonë raportet ndërkombëtare për drejtësinë në Shqipëri?

Sipas raporteve të Komisionit Europian, përfshirë dhe këtë të fundit të para disa ditëve, në vitin 2015, kur ende në Shqipëri funksiononte drejtësia e para vitit 2013, vendi ynë radhitej në vendin e 46-të sa i përket rankimit ndërkombëtar për drejtësinë. Sot renditet në vendin e 92 ose 46 vende më poshtë. Ndërsa sipas raportit të fundit të Projektit Botëror për Drejtësinë Shqipëria renditet e fundit në Europë sa i përket sistemit gjyqësor. KiE në raportin e tij shkruan se në Shqipëri duhen 8680 ditë për të dhënë drejtësi për një çeshtje administrative.

World Justice Project hulumtoi në 142 vende të botës dhe Shqipërinë e rankoi në vendin e 106-të sa i përket ndërhyrjes së ekzekutivit në gjyqësor. Edhe Vietnami komunist me një parti në sistemin politik të tij ishte më mirë se Shqipëria, në vendin e 98-të! Sipas këtij raporti, Shqipëria renditet në vendin e 114-të sa i përket zbatimit të ligjit. Që do të thotë se në vendin tonë ligjin e bën dhe e zbaton Maliqi (Edi Rama)! Bjellorusia e Lukashenkos në këtë tregues ka zënë vendin e 82-të, ose 32 vende më mirë sesa Shqipëria e Edi Ramës.  Edhe një fakt: Raporti përcakton se Shqipëria ze vendin e 128-të në shqyrtimin e çeshtjeve administrative, sepse një qytetari shqiptar duhen 23 vite (8680 ditë) të marrë drejtësi kur shteti dhunon të drejtat e tij.

Lexo më shumë

Nga Basir ÇOLLAKU – Nestina Angoni i shkruan vëlla Erionit..
Nga Lutfi DERVISHI – Krisma nuk pati
Nga Lutfi DERVISHI – Spektakli i munguar i prangave
Nga Erion DASHO – Furia e Trump, Borati dhe Beni që (nuk) ecën vetë
Nga Lutfi DERVISHI – SPAK, në kërkim të diplomës së humbur!

Megjithatë ambasadorët e huaj në Tiranë ende vazhdojnë të “mburren” me reformën në drejtësi. Po drejtësinë nuk e bën reforma. E bëjnë njerëzit. Dhe njerëzit që e zbatojnë këtë reformë, së paku të deformuar, janë pjesë e regjimit. Nëse një regjim bën drejtësi, këtë le të na e shpjegojnë ambasadorët, përfshirë edhe ambasadorin e BE-së në Tiranë!

Nga Basir Çollaku – Shtëpitë e ‘barit’, vota angleze e PS
Nga Lutfi DERVISHI – Uau, Shqipëria ul çmimet!
Nga Erion DASHO – Shëndetësia e Boratit: bien lindjet, shtohen shtretërit!
Nga Kim MEHMETI – Më parë arrinë në Stamboll se sa në Prishtinë!
Nga Basir ÇOLLAKU – Familjet ‘Rama-Veliaj’ në SPAK, kush kanos kë !!
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Lutfi DERVISHI – Lupa e SPAK-ut mbi aromën e tradhtisë
Next Article Incredible Trump
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?