GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enver BYTYÇI – Ramës t’i ndalohet vizita në Kosovë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enver BYTYÇI – Ramës t’i ndalohet vizita në Kosovë

By
Enver BYTYÇI
02/11/2023
3 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri i Shqipërisë, zoti Rama, paralajmëroi një vizitë në Kosovë. Ai nuk tha “në Kosovë”, por në Prishtinë. Ka marrë atributet e Vuçiç, i cili në vend të përmendë Kosovën, shqipton fjalën Prishtinë. Këtë lajm ai e bëri të ditur pas një mburrjeje të pazakontë të tij se “Albin Kurti paska pranuar projektin e tij të Asosacionit të Komunave me Shumicë Serbe” të fillim korrikut 2023, projekt të cilin ai thoshte se e kishte hartuar me ekspertët më të mirë europianë.

Sipas Ramës, ky projekt tashmë është pjesë e atij projekti që kryeministri Kurti e ka pranuar në Bruksel më 26 tetorin e kaluar. Dhe për këtë arsye ai u shfaq sot shumë i lumtur, triumfues ndaj kritikave dhe kritikëve në Kosovë e në Shqipëri. Triumfalisti Rama nuk le rast pa shfrytëzuar për të përligjur si atdhetare marrëdhëniet dhjetëvjeçare të ngushta e miqësore me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Se këto marrëdhënie janë të tilla e dinë të gjithë, edhe zoti Kurti dhe zonja Osmani.

Por çfarë ka ndryshuar dhe pse Rama po rehabilitohet ose vetërehabilitohet? Në bindjen time nuk ka ndryshuar Rama. Ka mundësi që Vuçiç të jetë në fund të udhëtimit të tij politik dhe Edi Rama po e lëshon me shpresë se nuk do ta ndjekë atë nga pas. Por edhe se ai e ka për natyrë që miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij në të keqen i lëshon në momentin që nuk i duhen.

Nga ana tjetër ky projekti i Ramës i publikuar në medie, nëse është edhe projekt i pranuar nga zoti Kurti, është i rrezikshëm, tepër i rrezikshëm për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Nëse është ndonjë tjetër, atëherë kjo i takon zotit Kurti që ta sqarojë. Ai në fakt përmes zëdhënësit të tij, zotit Kryeziu, demantoi që projekti i publikuar i Ramës të jetë edhe ajo çfarë qeveria Kurti ta ketë pranuar. Por duket se kryeministri i Shqipërisë nuk është mësuar me zëdhënës dhe nuk ka kuptuar asgjë nga ajo deklaratë.

Prandaj është me vend që zoti Kurti t’i përgjigjet drjetpërdrejt homologut të tij shqiptar. Edhe me koston e anullimit të vizitës së tij në Prishtinë. Madje nuk duhet lejuar Edi Rama që pas dhjetë vitesh me thikë në dorë kundër Kosovës, të rehabilitohet tani në fund të karrierës së tij politike! Kjo do ti nxiste edhe politikanë të tjerë që dhjetë vjet të punpjnë për interesat e armikut dhe tre muaj për interesat e atdheut e ta fshijnë tradhtinë e tyre!

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Dua Lipa, sërish në Instagram dhe njofton fansat për…
Next Article Nga Sali BERISHA – Vuçiçi, argati i tij, apo lideri global i 1 prillit

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?