GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enver BYTYÇI – Rama nuk ka tradhtuar! Ai është besnik i kauzës serbe të Aleksandër Vuçiç!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enver BYTYÇI – Rama nuk ka tradhtuar! Ai është besnik i kauzës serbe të Aleksandër Vuçiç!

By
Enver BYTYÇI
13/10/2023
5 Min Read
Share
SHARE

Kryeministri Rama u shfaq edhe njëherë me forcë e në mënyrë arrogante në krah e në mbrojtje të Serbisë. Kësaj radhe zgjodhi parlamentin e Shqipërisë që të shprehë sërishmi ndjenjat e simpatisë dhe miqësisë së tij me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Madje në ditën kur me konsensus po diskutohej dhe u miratua rezoluta për aktin terrorist serb kundër Kosovës e policisë së saj të 24 shtatorit 2023. Në vend që të vlerësonte konsensusin, ai iu kundërvu atij. Nëse kjo ishte shenjë e shfajësimit të kryeministrit shqiptar përballë presidentit serb, kjo duhet të shihet.

Por fakt është se sot shqiptarët panë në podiumin e parlamentit shqiptar një kryeministër që fliste me gjuhën e kreut të shtetit të Serbisë. Nuk ka thënë asgjë më shumë Aleksandër Vuçiç. Rama përsëriti kërkesën që veriu i Kosovës të vihet nën kontrollin dhe protektoratin e KFOR-it. Pra, që institucionet dhe forcat e sigurisë së Kosovës të tërhiqen nga veriu. Të njëjtën gjë ka kërkuar prej shumë vitesh dhe kërkon ende sot Vuçiç. Rama thotë sërishmi se “Veriu i Kosovës është territor që nuk i përket askujt”! Dhe kjo shkon përtej deklaratave të presidentit të Serbisë. As ai nuk ka guxuar të bëjë këtë vlerësim. Sidomos pas dështimit të terrorit të para 18 ditëve, kur policia e Kosovës veproi me profesionalizëm dhe vendosmëri në mbrojtje dhe në kontroll të atij territori.

Rama, jo pa qëllim, e krahasoi veriun e Kosovës me Lazaratin. Sepse ai dëshiron t’i konsiderojë banditët terroriste të Serbisë si grupe kriminale që dalin jashtë kontrollit të shtetit. Me këtë qëndrim ai synon të shfajësojë presidentin Vuçiç e të thotë se akti i 24 shtatorit nuk ishte vepër e tij! Pra që akti terrorist në Banjskë të Zveçanit të trajtohet si vepër kriminale në një territor “tokë e askujt”! Djallëzia e kësaj teorie shkon deri te fajësimi i qeverisë dhe institucioneve të Kosovës, pse ato dërguan policinë në “tokën e kurrkujt”! Por nuk e artikuloi këtë vërejtje!

Ajo që kryeministri i Shqipërisë adresoi sot kundër kryeministrit Kurti ishte përtej imagjinatës. Tha se Kurti dëmtoi pozicionin e Kosovës dhe favorizoi pozicionin e Serbisë në marrëdhënie me ndërkombëtarët! Komedi më të turpshme nuk mund të shfaqej! Ndërsa është vetë Edi Rama që e rehabilitoi Serbinë prej dhjetë vitesh, kthehet tani e akuzon kryeministrin e Kosovës për këtë! Ndërkohë që kryeministri i Shqipërisë shëtit nga një samit në tjetrin, duke marrë në mbrojtje presidentin e Serbisë e duke kritikuar Albin Kurtin, sot guxoi të fajësojë të tjerët për këtë fakt. Madje u përpoq të përçajë kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Përçarja është roli më perfid i Edi Ramës. Është një rol që e ka luajtur me virtuozitet të jashtëzakonshëm në politikën shqiptare, sidomos kundër Kosovës dhe opozitës në Shqipëri. Për të realizuar misionin e përçarjes ai ka derdhur miliona e dhjetëra milionë dollarë amerikanë. Dhe duhet të jeni të bindur se këto miliona nuk burojnë nga xhepat e tij, por nga xhepat tanë dhe pagesat extra të Beogradit. Shembujt janë pa fund në këtë rol të kryeministrit shqiptar. I gjen në Shqipëri, me shumicë në Kosovë, por edhe te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Luginën e Preshevës. Dhe si për çudi, gjithnjë mbështet grupet politike shqiptare pro Vuçiç kundër grupeve që janë kundër politikave serbe në Kosovë!

Rama sot dëshmoi se nuk heq dorë nga lobimi dhe përpjekjet e tij të rekorduara me presidentin serb për ndarjen e Kosovës. Madje informacionet janë se ai u ka dhënë argumentin përkatës disa partnerëve të NATO-s, veçmas Macron dhe Orban. U ka thënë atyre se nëse veriu i Kosovës vihet nën protektoratin e NATO-s, në momentin që do të diskutohet statusi përfundimtar i këtij territor, mund të kushtëzohet Serbia me integrim në Aleancë, nëse ajo dëshiron të marrë pasuritë e Kosovës! Por SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Turqia etj janë kundër këtij projekti.

Rama nuk ndalet! Ai guxon dhe del para përfaqësuesve të sovranit të shqiptarëve dhe sulmon Kosovën për të mbrojtur Serbinë! Kjo do të thotë se nuk ka më asnjë shpresë se ai do të kthehet në rrugën e mbrojtjes së interesave të shqiptarëve. Në këtë kuptim është gabim t’i thuhet Edi Ramës se je tradhtar. Jo! Ai nuk po e tradhton aspak kauzën serbe të Aleksandër Vuçiç.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article “Rusia trajton Serbinë si Hamasi – dëshmitarë për fundin e një superfuqie”
Next Article Nga Andi BUSHATI – Tre manipulimet e Ramës me asocacionin
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Mytech

Wi-Fi ecën ngadalë? Ja pse ndodh dhe si ta përmirësosh

07/10/2025
3 Min Read
Mytech

Windows 10 drejt lamtumirës: Si të mos bini pre e kriminelëve kibernetikë

07/10/2025
4 Min Read
Shëndet

Terapitë natyrale te të sëmurët me tumor: Cilat janë të dobishme dhe cilat duhen shmangur

07/10/2025
5 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?