GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enver BYTYÇI – Paralele midis ‘Agjendës 2010’ të Gerhard Schoeder dhe ‘Agjendës 2030’ të Edi Ramës!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Blog

Nga Enver BYTYÇI – Paralele midis ‘Agjendës 2010’ të Gerhard Schoeder dhe ‘Agjendës 2030’ të Edi Ramës!

By
Enver BYTYÇI
07/05/2025
3 Min Read
Share
SHARE

Në vitin 2004-2005 ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, pati shpik slloganin ‘Agjenda 2010’! Qëllimi i tij ishte që pas tetë vitesh në pushtet të garantonte edhe një mandat të tretë. Gjetja ishte impresionuese. Sipas llogarive të Schroeder ai sllogan do të ngjiste te zgjedhësit gjermanë dhe në fushatë kancelari i atëhershëm dukej entuziast. Ndodhën edhe përmbytjet e Lumit Elba në Gjermaninë Lindore dhe kancelari Schroeder veshi çizmet e pantallonat mushama e hyri në ujërat e turbullta, duke e shit veten si ‘njeriu i sakrificës’, që meritonte edhe një mandat tjetër në qeverisje.

Zgjedhjet u bënë në shtator 2005. Schroeder i humbi zgjedhjet. Gjermania vendosi për të bërë rrotacionin. Angela Merkel kryesoi qeverinë e re gjermane. Po Schroeder? Ai u strehua në Moskë e Petërgrad të Rusisë, pranë Gazprom-it rus. Ia mundësoi këtë këtë lloj azyli të butë miku i tij i zemrës, Vladimir Putin. Më pas doli hapur pro politikave të Kremlinit dhe bëri avokatinë e atyre politikave, sidomos në vitin 2008, kur Putin aneksoi dy krahina të Gjeorgjisë, atë të Abkahzisë dhe Osetinë e Jugut! Por edhe në vitin 2014 Schroeder e justifikoi pushtimin dhe aneksimin rus të Krimesë. Në vitin 2022 ai doli hapur në krah të ‘së drejtës së Kremlinit’ për agresionin ushtarak kundër Ukrainës.

Prej vitit të kaluar e sidomos në këtë fushatë zgjedhore Edi Rama ka zgjedhur të kopjojë ish-kancelarin gjerman. Ka shpallur ‘agjendën 2030’! Me të njëjtin synim, të zgjasë pushtetin e tij absolut e autoritar në Shqipëri. Bashkë me zgjatjen e pushtetit të shtojë pasurinë e tij, duke grabitur pasuritë e shqiptarëve.

Dhe bashkë me këto të vazhdojë të shpopullojë qytetet më të mëdha të Shqipërisë, siç bëri në 12 vite me fshatrat dhe qytetet më të vogla të saj. Edi Rama është një kopjac i keq. Shpiku kopjen e Gerhard Schroeder me shpresë se nuk do ta pësojë fatin e modelit që zgjodhi. Pra në përpjekje për të marrë një mandat të katërt.

Në fakt modeli Schroeder nuk do t’i sjellë fat Edi Ramës. Përkundrazi, kur nuk ngjiti atëherë të gjermanët, te shqiptarët nuk ka si të ngjisë ky sllogan. Shumica prej tyre nuk e dinë se çfarë do të thotë kjo lloj agjende. Por edhe se agjendën e Edi Ramës shqiptarët prej 12 vitesh e provojnë në kurrizin e tyre.

Agjendë me më shumë varfëri, polarizim të shoqërisë, me më shumë kriminalitet e mafie në strukturat e shtetit e në shoqëri. Kjo lloj agjende mallkohet prej shqiptarëve, jo më të votohet. Në vend të votimit Edi Ramës i ka ardhur mallkimi. Por mbas humbjes më 11 maj ka shumë shanse që Rama të shkojë në Beograd.

Aty ai ka sivëllain e tij, Vuçiq dhe ka mundësi që vitet e pleqërisë t’i kalojnë bashkë.

Nga Basir ÇOLLAKU – Visi i Ramës, Po-ja i zgjedhjeve, Sueli i Sarës, SPAK-u i ambasadave
Nga Artan HOXHA – Varfëri, arrati, robëri
Nga Agron GJEKMARKAJ – Mjerë ai popull që kërkon një hero
Nga Basir ÇOLLAKU – Demokratë, ju nuk keni humbur..!
Nga Erion DASHO – Putini ynë
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Kush është sot futbollisti më i mirë në botë? Messi dhe Ronaldo tani janë “të vjetëruar”, dy emra mbi të gjithë
Next Article Nga Armand SHKULLAKU – A i trembet Rama hakmarrjes së heshtur më 11 maj
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Kush e veshi Berishën me uniformën e Interit?

GazetaTjeter
02/06/2025
3 Min Read
Kanabizohet Shqipëria-harta, leje për 29 mijë hektarë parcela
Nga Artan HOXHA – Tirana, gjethe fiku për Regjimin apo Vaterlo e Opozitës
20 Shtetet në botë ku kriminaliteti është inekzistent
Nga Andi BUSHATI – Si ta zbulosh një kripto Ramist
Ja si do të jetë Real Madrid, i Xabi Alonsos
Është zgjedhur si grupi më i mirë rock, i të gjitha kohërave: dhe nuk mposhten kurrë
Pronari i AC Milan, Gerry Cardinale, blen historiken britanike Daily Telegraph: shpërthen protesta e tifozëve milanistë
Nga Edi DELIU – Sulmet ndaj drejtuesve të PD: Strategjia për asgjësimin e Partisë Demokratike?
Nga Andi BUSHTI – Çfarë tregon zbulimi i një grupi narkotrafikantësh për zgjedhjet e 11 majit

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?