GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enver BYTYÇI – Një kurth djajsh për Ballist Morinën
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enver BYTYÇI – Një kurth djajsh për Ballist Morinën

By
Enver BYTYÇI
26/05/2022
3 Min Read
Share
SHARE

Kur Ismail Morina ngriti dronin në stadiumin e Beogradit atë tetor 2014, në llozhën e atij stadiumi ishte edhe Olsi Rama, vëllai i kryeministrit shqiptar. Burime të caktuara bëjnë me dijë se Olsi ka marrë kontakt me “Ballistin” para se të lëshohej ky dron dhe ai ka qenë në dijeni të ngjarjes që do të ndodhte. Ndërkaq Morina është ndjerë i sigurt në aktin e tij patriotik e madje i vlerësuar për faktin se përmes Olsit, edhe Edi do të ishte i informuar për çka do të ndodhte. E shihte aktin si shërbim edhe ndaj shtetit shqiptar!

Më vonë merret vesh se kryeministri i asaj kohe i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ishte në dijeni të ngritjes së dronit prej “Ballistit”! Ai ishte informuar jo vetëm nga agjencitë e zbulimit, por edhe nga Tirana zyrtare. Megjithatë pjesa zyrtare e painformuar në Beograd gati sa nuk prangosi Olsi Ramën si organizator të kësaj ngjarjeje, derisa ndërhyri kryeministri Vuçiq dhe Olsi u përcoll për në Shqipëri. Mediat serbe akuzuan vëllain e Edi Ramës për ngjarjen. Shqiptarët e shpallën “hero” jo vetëm Ballist Morinën, por edhe Olsin dhe Edin bashkë!

Në fakt gjithshka ishte një skenar me një regjizor të vetëm, Alkesandër Vuçiq. Ballist Morina u përdor për dy arësye: Së pari për të promovuar patriotizmin e rremë të vëllezërve “Rama” dhe së dyti, për të mos e përfunduar ndeshjen, edhe pse në stadium ndodhej presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq. Kishte gjasa që ndeshjen ta fitonte kombëtarja e Shqipërisë! Presidenti Nikoliq ishte i painformuar përsa po ndodhte. Ndërsa i kërkonte autoriteteve të vendit që Ismail Morina të kapej e arrestohej, segmentet e këtyre autoriteteve nën ndikimin e Vuçiq u kujdesën që “Ballisti” të mund të ikte nga territori serb. Arrestimi i tij do t’i sillte telashe Edi dhe Olsi Ramës, pasi së paku Olsi ishte i implikuar drejtpërdrejt në skenarin e Vuçiq, të njohur edhe nga kryeministri i Shqipërisë.

Sot Ballist Morina është arrestuar sërishmi në Kukës. Tani më ai nuk i duhet as Ramës, as Vuçiq. Përkundrazi, u arrestua si shenjë hakmarrjeje dhe besnikërie e kryeministrit të Shqipërisë ndaj presidentit të Serbisë. Ligësia nuk ka asnjëherë limite. Të përdorin dhe në fund të përplasin në qelinë e burgut! Kjo është fytyra e vërtetë e dy bashkëkryetarëve të Open Balkan. Open për organizatat kriminale, offen për patriotët si Ballist Morina, i cili është thjesht një idealist që ra në kurthin e një politike absurde djajsh!

Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin
Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Edi PALOKA – ‘Shteti’ qesharak i Edvinit!
Next Article Nga Klodian TOMORRI – Perandori i madh dhe piratja e vogël rilindëse

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Dita kur autokrati njësoi aktet me fjalorin

16/02/2026
7 Min Read
Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?