GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enver BYTYÇI – Nga “spiunët” serbë si skenar i përçarjes në Kosovë!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enver BYTYÇI – Nga “spiunët” serbë si skenar i përçarjes në Kosovë!

By
Enver BYTYÇI
06/08/2024
6 Min Read
Share
SHARE

Ish-kryeministri Haradinaj akuzon kryeministrin Kurti si “spiun të Serbisë”! Ndërsa ish-zv.kryeministri Behgjet Pacolli, kërcënon presidenten Osmani me informacione kundër saj, duke shkruar se ai di shumë. Pra, në një farë mënyre edhe Pacolli kërcënon presidenten e vendit me akuza të kësaj natyre. Emisionet televizive në Kosovë gjithashtu janë shumëfishuar me temën e spiunëve dhe të spiunazhit. Çfarë po ndodh në fakt në Kosovë? Nuk do ta shtroj pyetjen se a paguan Serbia për të ringjall armiqësitë e brendshme në Kosovën ende të padefinuar ndërkombëtarisht si shtet sovran dhe të pavarur për të përfituar dhe sabotuar këtë shtet. Por jam i bindur se përfituese e këtij diskursi mediatik dhe politik në Kosovë është Serbia.

Nëse shohim personazhet që janë angazhuar në këtë skemë perfekte të përçarjes brendashqiptare, atëherë nuk është zor të shohim se këto personazhe kanë qenë pjesë e shërbimit sekret të Serbisë. Këta mund të flasin pa e ditur qëllimin e editorial të emisioneve. Por ama ata përdoren e keqpërdoren me një qëllim të caktuar, duke shfrytëzuar gatishmërinë e tyre për të thënë disa të vërteta. Dhe e vërteta në parim duhet thënë. Por kur e vërteta thuhet pjesërisht, jo e plotë, çka bëhet vetëm përmes dokumenteve dhe për të gjithë, ajo shndërrohet në mjet përçarjeje, diversioni dhe deri diku hakmarrjeje mediatike ose politike. Asnjë dëshmitar I shërbimve secrete nuk mund ta përçojë të vërtetën bindëse për atë që thotë. Bidëse janë vetëm dokumentet. Derisa këto qëndrojnë të kyçura, atëherë duhen ndaluar spekullimet që përçajnë shqiptarët.

Pse tani po ushqehet intervistimi i nëpunësve dhe agjentëve të sigurimit jugosllav?! Pse pikërisht në këtë kohë janë shpeshtuar akuza të paprovuara e të padokumentuara për lidershipin e sotëm të Kosovës?! Unë besoj se në këtë proces linçimi dhe denigrimi është investuar Beogradi, po aq edhe shërbimi secret rus. Nuk ka mundësi që debati të ndikojë edhe Ramush Haradinajn për etiketime ndaj kryeministrit të vendit, pa dhënë asnjë provë dhe asnjë fakt. Nuk ka mundësi që një ish funksionar i lartë i shtetit, si zoti Pacolli, të lëshojë kërcënime ndaj lidershipit të sotëm thjesht për shkak të një statusi të një këshilltari të presidentes së vendit.

Vjeshtën e kaluar kur në Fushë – Kosovë do bëhej promovimi i librit tim  “Gjeopolitika Ruse në Europën Lindore dhe Juglindore, një farë Kajtazi, më duket nga Gjilani, i shkruante publikisht drejtorit të komunës së Fushë-Kosovës dhe i kërkonte të mos bëhej ky promovim, sepse “autori (pra unë) isha i dyshuar për lidhje me serbët dhe rusët”!  Për momentin, nja 10 a 20 sekonda u revoltova.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Por pas pak thashë me vete “Ky duhet të ketë një problem me veten e tij. i kompleksuar nga problem i vet, kërkon ta transferojë atë tek të tjerët”! Kësisoj mendova se ky Kajtazi do bënte të njëjtën gjë edhe me dike tjetër, mjafton që të qetësojë veten e tij nga vuajtja që ndjen”! Dhe për pasojë nuk e vrava më trurin. M’u kujtua ky rast, për të thënë se kur dikush shpif, nuk është problemi yt, është i shpifësit. Edhe zoti Pacolli, nëse nuk është filorus, kkishte dhe ka mundësi ta tejkalonte situtën me një arsyetim të tillë. Nuk është gjithashtu e mundur që emisionet me spiunë qw akuzojnë të tjerët për spiunë, të mbushin prgramet televizive në këtë masë e çdo ditë, nëse nuk dalin përfitime personale e politike nga kjo fushatë.

Serbia është përpjekur dhe përpiqet që të nxisë, sidomos në Kosovë përçarjen fetare. Qëllimi është i shumëfishtë. Por duke qenë se besimi islam mbizotëron, ajo përpiqet të nxitë ekstremizmin tek muslimanët e më pas t’i thotë Perendimit se këta shqiptarët janë “ekstremistë islamikë” e madje “terroristë islamikë”! Përçarja, etiketimi, iniciativat e nxitura politikisht për gjoja “kthim në fenë e të parëve”, tw gjitha këto janë mekanizma provokimi që nxisin mazhorancën fetare kundër besimeve të krishtera në Kosovë e në shqiptari. Jo rastësisht ngacmohet shumica, sepse vetëm ajo ka potencialin e hakmarrjes. Harmonia fetare te shqiptarët ka qenë dhe është gjithmonë arma e suksesshme e luftës kundër synimeve serbe në Kosovë. Prandaj ajo e dëshiron mundësisht një luftë fetare në këtë vend.

Pas kësaj Beogradit i mbetet mundësia e përçarjes me spiunë. Dikush ka marrë në dorë skenarin serb dhe e zbaton pikë për pikë në këtë mision anti-shqiptar. Mund të jetë nga atë mediume që shkruan titullin sensasional “Serbët në veri festojnë madljen e Gjokoviçit”, e kur sheh videon të dalin vetëm tri vetura me flamuj serbë, të shfaqura në plane të ndryshme. Dikush tjetër beson se përfiton politikisht nga kjo skemë dhe nuk e vret trurin aq gjatë sa të mendojë se ku fillon e ku përfundon loja serbe e përçarjes së shqiptarëve. Ka nga ata që janë indiferentë ose partizanë e fanatikë partiakë që as dun t’ia dinë nëse dëmtohet apo jo Kosova me kësi qwndrimesh.

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Lutfi DERVISHI – Kush janë katër tradhëtarët e Tërbaçit?!
Next Article Nga Alfred LELA – Himara, këmbëzbathura
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?