GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enver BYTYÇI – Mizoritë serbe në Kosovë nuk kanë fund, as emër!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enver BYTYÇI – Mizoritë serbe në Kosovë nuk kanë fund, as emër!

By
Enver BYTYÇI
08/02/2022
3 Min Read
Share
SHARE

Një grua nga Prishtina, V.B, ka treguar historinë e saj të dhunimit (përdhunimit) nga 12 serbë në mars të vitit 1999 në ambjentet e fakultetit ekonomik të Universitetit të Prishtinës.

Nuk është e mundur ta lexosh atë rrëfim, përjetimin dhe akthin e saj disa vjeçar, si dhe vuajtjen e vjehrrit e të bashkëshortit të saj e të mos emocionohesh deri në lot! Një mijë pyetje të vijnë në kokë! Po sikur ta kishte përjetuar këtë ngjarje e dhimbje gruaja apo vajza ime?! Po sikur, dhe sikurset janë pafund!

Policë e ushtarë serbë që jo vetëm të dhunojnë, por edhe të përdhunojnë në grup, gjë që as kafshët nuk e bëjnë! Oficerë serbë që të kujtojnë “Golgotën shqiptare” të Aleksander Leo Freundlich për akte dhune si këto që kanë ndodhur në Luftën e Parë Ballkanike në vjeshtën e vitit 1912, por edhe në vjeshtën e vitit 1913!

Akte primitive që kane ndodhur në vitin e fundit të shekullit të XX! Dhe këta serbë askush nuk i trazon. Ndoshta dhe me siguri punojnë në institucionet qendrore të Serbisë!

Shpeshherë themi Zoti i dënoftë! Por ne shqiptarët akte të tilla barbarësh nuk duhet t’i lemë vetëm në ndëshkimin e Zotit! Duhet të kërkojmë me ngulm që të bëhet drejtesi dhe duhet t’i dënojmë të gjithë ata shqiptarë pro-serbë që pajtohen me Serbinë dhe serbët, ende pa kërkuar ata ndjesë e pa i dënuar fajtorët kriminelë!

Lexojeni atë rrëfim dhe thoni pastaj se “na duhet mirëkuptim, pajtim me Serbinë për të parë nga e ardhmja”! Ndërkohë që janë serbët ata që e kanë vra edhe të ardhmen e së paku dy ose tre brezave të shqiptarëve të Kosovës! Një popull që jeton akoma me perkujdesje mjeksore në psikiatri! Një popull që ende pas më shumë se dy dekadave zgjoet natën nga ankthi dhe makthi i veprave kriminale të Serbisë!

Zoti i vraftë ata kriminelë! Zoti i ndëshkoftë edhe ata shqiptarë pa gjak e shpirt shqiptari që falin gjakun e vuajtjet e shqiptarëve të masakruar, dhunuar e përdhunuar nga serbët! Zoti ua qoftë këtyre shqiptarëve në derë këto fatkeqësi!

Kthjellohuni o njerëz dhe nëse nuk keni pak dhimbje për viktimat e dhunës serbe, së paku ruani pak dinjitet e integritet, se na turpëruat për jetë të jetëve! Lexojini së paku rrëfime të tilla, se mos ndoshta bëheni pak më humanë në mbrojtje të viktimave dhe jo në ndihmë të dhunuesve mizorë!

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin
Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon
Nga Armand SHKULLAKU – Si u ul një e pandehur në krah të ambasadores së SHBA
Në pikën e thyerjes: kur pushteti mbijeton me propagandë, opozitëzat treten në ego dhe shoqëria rrezikon të humbasë momentin historik
Bilanci i një viti tjetër të humbur: Më i dështuar nuk bëhet. Ja plagët e qeverisjes që e lanë Shqipërinë më të varfër, më të pasigurt, më të pabesueshme
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Nga Alfred LELA – Shtëpia e Xhaferr Devës dhe zhurma e ‘cancel culture-it’ të zakonshëm majtist
Next Article Nga Enver BYTYÇI – Xhafer Deva luftoi kundër Serbisë, por jo kundër hebrejve!

Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Kur pushteti të bëhet zakon dhe demokracia e humbet qëllimin

14/01/2026
4 Min Read
Opinione

Nga Luçiano BOÇI – Smart City dhe loja që vazhdon

13/01/2026
7 Min Read
Mytech

KUJDES! Kështu t’i vjedhin llogaritë

12/01/2026
16 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?