GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enver BYTYÇI – Marrëzia e intrigës me fjalimin e Bill Klintonit të 3 korrikut në Tiranë
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enver BYTYÇI – Marrëzia e intrigës me fjalimin e Bill Klintonit të 3 korrikut në Tiranë

By
Enver BYTYÇI
07/07/2023
5 Min Read
Share
SHARE

Një përkthyes i porositur shtrembëroi fjalimin e Bill Klinton në pritjen që Edi Rama i bëri presidentit amerikan, ikonë të shqiqtarëve, më 3 korrik 2023! Dhe bazuar në fjalët që media transmetoi, Klinton u bë objekt kritike nga ana e shqiptarëve. Fjala e tij, përmes keq-përkthimit, kishte për qëllim që t’i thuhej zotit president se “Shqiptarët, sidomos ata në Kosovë, megjithëse i çlirove nga sundimi, regjimi e pushtimi i Serbisë, janë vënë kundër jush”! Qëllimi tjetër ishte të atakohej kryeministri i Kosovës në gojën e çliruesit të popullit shqiptar në Kosovë, por përmes shtrembërimit të deklaratës së tij në përkthim. Dhe t’i thuhej më pas zotit Klinton se tashmë Kosovën e drejton një kryeministër, i cili nuk është mirënjohës ndaj jush!

Për këtë arsye, presidenti Klinton u detyrua të japë një intervistë për gazetën e famshme e të njohur në botë, ”Financial Times” dhe në mënyrë elokuente të përgënjeshtrojë ato që ia përkthyen keq në shkallët e kryeministrisë së Shqipërisë më 3 korrik. Në këtë intervistë ai thotë qartë se: “Ekstremistët serbë mbajnë peng paqen midis Kosovës dhe Serbisë e në rajonin e Ballkanit”. Madje pohon se këta ekstremistë po zhgënjejnë popujt e rajonit pas atyre arritjeve që u hodhën në vitet e shkuara!

Manipulimi dhe intriga është një nga tiparet e oligarkive, kleptokracive dhe autokracive! Kjo dihet dhe askush nuk mund të presë që kryeministri i Shqipërisë, apo presidenti I Serbisë dhe ndihëmësit e tyre të afërt të harrojnë profesionin e manipuluesve dhe intrigantëve. Por që intriga dhe manipulimi të shkojë deri në shtrembërimin e fjalimit të presidentit të nderuar amerikan, Bill Klinton, këtë askush nuk e kishtë menduar!

Është e qartë se Klinton është paguar të bëjë vizitën në Tiranë, si qokë për rehabilitimin e Edi Ramës edhe në administratën amerikane pas skandalit Rama-McGonigal. Ai ndoshta nuk ka haber për këtë skandal. Por nuk do të besonte askush se organizatorët dhe sponsorët e kësaj vizite do t’ia shtrembëronin edhe fjalët, me qëllim për t’ia kundërvënë opinionin shqiptar atij. Ky interes ishte vetëm i Edi Ramës, i cili donte me këtë rast të përligjte fabulën se: “Këta (shqiptarët) jo vetëm mua, por kanë problem deri me presidentin Klinton”! E gjithë regjia shkoi në funksion të imazhit të Edi Ramës. Prandaj ai i la në hije të gjitha institucionet e vendit gjatë pritjes që organizoi për njeriun e paqes në Ballkan.

Lexo më shumë

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë
Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?
Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli
Nga Luçiano BOÇI – Kamza si terror, Martin Cani dhe ministret që qeshin
Nga Enver BYTYÇI – Alibitë kundërthënëse të Edi Ramës si intriga kundër Albin Kurtit dhe Kosovës!

Megjithatë, kjo do të duhet të jetë një mësim tjetër i madh për presidentin Klinton. Fatkeqësisht i duhet të mësojë edhe në këtë moshë, sepse u beson djajve që e kurdisën në këtë inskenim të turpshëm! I duhet të mësojë faktin se ka donator e sponsor të ndershëm, të cilët i hedhin paratë për të mirën e njerëzimit dhe e ftojnë atë në këtë shërbim. Por edhe se ka donatorë e sponsorë suzarë, që çdo investim financiar e çojnë në favor të privilegjeve të tyre të pandershme dhe madje të turpshme e kriminale.

Se Klinton-it iu shtrembëruan fjalët për të dhënë mesazhin se: “Edhe personi i cili çliroi Kosovën është për ndryshimin e kufijve dhe ndarjen e Kosovës”, kjo tashmë nuk do kallauz! Se Bill Klinton u përdor në funksion të denigrimit të atyre që mbrojnë integritetin territorial të Kosovës e kryesisht të kryeministrit të kësaj republike, zotit Kurti, edhe kjo nuk ka nevojë për koment! Se Bill Klinton u përdor në këto rrethana për të favorizuar orekset e Beogradit në Kosovë, edhe kjo është e qartë si drita e diellit! Por që e gjitha të bëhej me regjinë e tjetërsimit, mos-përkthimit, apo shtrembërimit të fjalës së tij, këtë nuk e priste askush!

Prandaj dhe ai djali që dje në Prishtinë e thirri Edi Ramën me emërtimin e merituar “tradhtar”! duhet përshëndetur dhe duhet shpërblyer! Atdhetaria, patriotizmi, nacionalizmi modern shqiptar, vlerat e shoqërive të përparuara, duhet t’i dënojnë akte të tilla, të shtrembërimit dhe falsifikimit të fjalëve të autorëve të mëdhenj, jo vetëm të formatit të stërmadh të Bill Klinton! Dikush duhet të marrë përgjegjësi për këtë akt. Përkthyesi apo përkthyesja duhet të merret në përgjegjësi penale dhe nga hetimi duhet të shkohet deri te ata që kanë dhënë një porosi për këtë. Ndryshe nuk pastrohet kjo marrëzi!

Nga Andi BUSHATI – Një president lolo
Nga Basir ÇOLLAKU – Task Forca SPAK-DEA, merr të pandehur narkoqeverinë ‘Rama’
Nga Alfred LELA – Narkosamiti i Arubës
Nga Andi BUSHATI – Ç’tregon loja e Ramës me arushën Silva
Nga Lutfi DERVISHI – Ditari i Diellës-protokolli i martesave dhe divorceve on line
Share This Article
Facebook Email Print
What do you think?
Love0
Cry0
Sad0
Embarrass0
Happy0
Sleepy0
Joy0
Shy0
Surprise0
Angry0
Dead0
Wink0
Previous Article Emocionohet Luizi: ‘U magjepsa’. Dhurata speciale nga shqiptarët e Londrës
Next Article Nga Lutfi DERVISHI – Ra ky “mort” e nuk u pamë!
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Dardan MITROVICA – Rama, batutat që kushtojnë: kur humori zëvendëson diplomacinë

06/10/2025
6 Min Read
Opinione

Nga Lutfi DERVISHI – Ditar i ministres Diella: Pse u tall Dielli me Trump-in?

03/10/2025
4 Min Read
Opinione

Nga Basir ÇOLLAKU – Rama me biletë të prerë, alibi se po e largojnë si llafazan, e jo si shef karteli

03/10/2025
4 Min Read
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?