GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enver BYTYÇI – Kriminelët në dy kohë: – Para dhe gjatë Rilindjes!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enver BYTYÇI – Kriminelët në dy kohë: – Para dhe gjatë Rilindjes!

By
Enver BYTYÇI
19/05/2024
3 Min Read
Share
SHARE

Para Rilindjes kishim kriminelë, por ata ishin frikacakë, fshiheshin, nuk bënin të fortin në mexhelis. Me Rilindjen kemi tashmë kriminelë trima. Nuk ua bën syri tërr as nga policia, as nga ligji. Janë kriminelë legalë. Të pandëshkueshëm. Madje me imunitet deputeti, kryetari bashkie, ministri e kryeministri.

Para Rilindjes kriminelët u përpoqën të bëhen njësh me politikën që mund të fitonte zgjedhjet. Më kujtohet i ndjeri Sokol Olldashi. Grupet kriminale të Shijakut u ndanë më 2005-ën në dysh. Ishin një, u bënë dy. Kur ishin një mbështesnin deputetin e majtë në atë zonë. Kur panë që Koli do ta merrte mandatin, atëherë një pjesë e bandës u duk se po punonte për atë.

Por ç’ndodhi? Sapo Sokol Olldashi u bë ministër i brendshëm i mori me fshesë të gjithë kriminelët e të dy pjesëve. Nuk pranoi të bëhet palë me ta. Goditi brenda vitit 40 banda kriminale të rritura në vezët e pararilindasve të Fatos Nanos.

Në periudhën e Rilindjes, kreu i saj mori një qiri në dorë dhe kërkoi në çdo skutë për të zbuluar se cilët ishin kriminelët. Cilët ishin kapot e bandave dhe pjesëtarët më me ndikim të tyre. I mori ata në çetën e vet të Rilindjes. I bëri deputetë, kryetarë bashkie, ministra, drejtorë e gjithçka çfarë ata donin të bëheshin. U dha imunitet. U dha makina shtetërore me targa ministrash. U dha gjithashtu tabela “Policia”, për t’i vënë në xhamin e makinës. Dhe të gjitha këto lloj imunitetesh ishin me qëllim të kryenin lirshëm veprat kriminale, sidomos në trafikun e lëndëve narkotike.

Në kohën e paraRilindjes janë bërë kontrolle në banesat e bandave kriminale. Por shumat e parave që janë gjetur ishin disa dhjetëra mijëra euro. Në kohën e fundit të Rilindjes janë mbushur tubat e aspiratorëve me euro, dollarë e stoli floriri. Madje në aspiratorët e shtëpive të pastrueseve. Një krimineli dje iu gjetën 3 milion euro kesh. Krejt rastësisht! Sepse shefi i krimeve në polici kishte harruar ta njoftonte “të shkretin” se do kontrollohej shtëpia e tij.

Gjatë periudhës para Rilindjes euroja ishte e qëndrueshme. Kurrë nuk shkoi në disbalancën që është krijuar sot me rilindasit. Edhe çmimet e banesave ishin deri diku të qëndrueshme dhe përafruar me çmimet e tregut. Sot nuk ka më ekuilibër në vlerën e valutave. Nuk ka logjikë aritmetike dhe as metafizike të çmimeve të banesave. Sepse një kriminel i rëndomtë mban kesh 3 milion euro në banesën e tij. Ku do t’i çojë ai kaq shumë para? Do blejë 30 banesa me qëllim që t’i pastrojë ato?!

Pra është shteti i Rilindjes që bashkëpunon me mafien dhe krimin, me bandat dhe grupet mafioze, ndaj dhe euro bie pikiatë dhe çmimet e apartamenteve shkojnë në stratosferë!

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Luçiano BOÇI – Derrkuci transgjinor i Tiranës
Next Article Nga Gorbaçovi te Putin, si arritëm në Rusinë e sotme
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?