GazetaTjeterGazetaTjeterGazetaTjeter
Notification Show More
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Shqiptare
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Bota
  • Politike
  • Opinione
  • Kult
  • Speciale
  • Lifestyle
  • People
  • Dossier
  • Mytech
  • Sport
Reading: Nga Enver BYTYÇI – Koha është e opozitës! Edhe në arrest shtëpie, Berisha ia dha asaj këtë shans!
Share
Font ResizerAa
GazetaTjeterGazetaTjeter
Search
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Ndërkombëtare
    • Politike
    • Sociale
  • Showbiz
  • Opinione
  • Dossier
  • Gossip
  • Kult
  • Lifestyle
  • Mytech
  • People
  • Shkence
  • Speciale
  • Sport
Follow US
Opinione

Nga Enver BYTYÇI – Koha është e opozitës! Edhe në arrest shtëpie, Berisha ia dha asaj këtë shans!

By
Enver BYTYÇI
29/12/2023
5 Min Read
Share
SHARE

Sot Irena Gjoka – Rama vendosi që lideri i opozitës, ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, të vihet në arrest shtëpiak. Por jo vetëm kaq! Nëse ai do ishte me arrest në burg, me lejen e autoriteteve do të lejohej të takonte edhe miqtë e tij. Vendimi i Irena Gjoka (Rama) nuk e lejon të ketë kontakte me askënd tjetër, përveçse me familjarët e tij. Për ta zbatuar këtë izolim dhe heqje të së drejtës së fjalës dhe ushtrimit të detyrës si kryetar i opozitës, atij i vunë edhe policë te dera e shtëpisë!

Vetë vendimi i kësaj gjykate politike shpjegon gjithçka. Se izolimi i Berishës është vendim politik. Se ndalimi i kontakteve dhe fjalës së lirë është vepër e një gjykate në diktatura. Se në këtë Shqipërinë e mafies, kundër së cilës luftoi Berisha nga viti 2013 e deri më sot, lejon që mafiozët e kriminelët të kenë liri fjale e madje jetë luksoze në burgje, ndërsa njeriu që nuk ka bërë asnjë shkelje ligji, ndalohet të flasë, të kontaktojë, të këshillojë, të japë mendime dhe të interesohet për fatin e opozitës, të cilën e drejton.

Ky regjim mund të bëjë gjithçka. Mund edhe të të marrë peng dhe të të çojë në Malin me Gropa. Ishin paraardhësit e Rilindjes ata që ua mësuan kriminelëve mafiozë këtë mal për të zhdukur viktimat e tyre! Fati i Malit me Gropa është më i keq sesa fati i arrestit në shtëpi pa asnjë provë dhe pa asnjë fakt. Nëse dënohemi politikisht, prej sot të gjithë ne jemi të ekspozuar me ndëshkime hetuesish dhe operativash të sigurimit të shtetit. Të gjithë. Edhe ata që sot janë në Rilindje, nëse guxojnë dhe kundërshtojnë diktatorin në pushtet!

Kjo nuk është vetëm diktatura e regjimit autokrat në Shqipëri. Kjo është diktatura e ideologjisë liberale të Sorosit. Sorosi është frymëzimi dhe ideimi i sjelljeve të tilla, të praktikuara jo vetëm në Shqipëri, madje edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Gjithçka është politike dhe i shërben pushtetit të Rilindjes me ose pa Edi Ramën. Se edhe Sorosi bën rokadën e besnikëve të tij. Ndoshta ka projektuar një rokadë me ndonjë besnik të vetin të njohur si “të djathtë”!

Megjithatë nuk është koha të ankohemi, aq më pak për t’u qarë. Nuk ka pse ndodhin këto, sepse me regjimin e Edi Ramës kjo sjellje hakmarrëse ndaj Sali Berishës ka qenë e njohur dhe e ditur! Asnjë befasi! Tani është koha që opozita të bashkohet një orë e më parë. Eshtë koha që të mos anatemohet asnjë demokrat. E them këtë, sepse gramafonët e sponsorizuar të pushtetit në ekranet tona televizive kanë filluar të nxisin e injektojnë përçarje. Një prej tyre e ndesha mbrëmë edhe në emisionin Zonë e Lirë. Para e madhe është në lojë. E njëkohësisht kjo që ndodh me Sali Berishën sërishmi është një lojë e madhe. Një lojë politike e pistë, më e pista që ka njohur historia e shtetit shqiptar, përjashtuar periudhën e diktaturës komuniste.

Çdo kryeministër i Shqipërisë, çdo president, madje edhe Mbreti Zog I, ka qenë më i matur, ka njohur kufij të caktuar në ushtrimin e dhunës së pushtetit apo të shtetit. Por Edi Rama nuk njeh kufi. Nëse do të vazhdojë kështu, ai do të arrestojë edhe opozitarë të tjerë, përveçse do t’i përjashtojë nga seancat parlamentare. Në këto kushte vetëm bashkimi dhe uniteti e mposht regjimin! Nuk ka rrugë tjetër. Edhe nëse ju të nderuar opozitarë mendoni ndryshe nga njëri-tjetri, bashkohuni derisa ta rrëzoni këtë regjim! Derisa të rifitojmë lirinë e humbur sërishmi! Pastaj diskutoni për ide, mendime dhe alternativa të ndryshme nga njëri-tjetri. Koha është e opozitës! Nëse do të kuptohet kjo, atëherë regjimi do t’i ketë javët e numëruara! Sali Berisha edhe me vuajtjen në arrest shtëpiak ia ka dhënë një shans të ri opozitës!

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Share This Article
Facebook Email Print
Previous Article Nga Armand SHKULLAKU – Shteti që drejtohet nga paranoja e Edi Ramës
Next Article Nga Oerd BYLYKBASHI – Berisha është i rrezikshëm se po ngre opozitën kundër regjimit të Ramës
Pa Komente

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Recipe Rating




Bashkohu me ne

Na ndiq në mediat sociale
FacebookLike
XFollow

Më të fundit

Opinione

Nga Andi BUSHATI – Rama po e skicon vetë ditën e fundit të pushtetit

Andi BUSHATI
23/07/2025
7 Min Read
Kartëmonedhat më të falsifikuara në botë! Kush janë, renditja
30 kryeqytetet me cilësinë më të mirë të ajrit në botë
Shtetet ku liria e shtypit është vërtet e garantuar
Nga Luçiano BOÇI – Arkitektura narciste e Duçes shqiptar
Misteret e Biblës: çfarë dimë vërtet për Noè?
Nga Basir ÇOLLAKU – ‘Kasapi Rama’, delet e ‘therura’ nga SPAK
Nga Luçiano Boçi – Kur regjimet sulmojnë klerikët
Nga Agim XHAFKA – Drejtorët pa bythë
Nga Andi BUSHATI – Çfarë tregon fshesa mbi bashkitë

Më të lexuarat e sotme

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?